Dëshmia e Agron Xhafës: I kam dhënë borxh Albert Veliut për bixhoz

4 Shtator 2019, 17:08Kronika TEMA

Në seancën e sotme gjyqësore në procesin “Babalja”, është lexuar edhe dëshmia e Agron Xhafës, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge si dhe protagonist i audio përgjimit të Albert Veliut.

Në dëshmi, Agron Xhafaj deklaron se i ka dhënë borxh Albert Veliut i cili luante bixhoz por nuk ia ka kthyer.

Ai ka mohuar se ka folur për trafik me të.

“Sulmet e deputeteve te PD jane per te demtuar imazhin e vellait tim si minister i Brendshem.

Nga permbajtja e bisedes audio mendoj se eshte Albert Veliu.

Ai vinte rregullisht dhe pinte kafe te lokali im. I kam dhene leke borxh se luante bixhoz

S’ka qene korrekt ne kthimin e borxheve. Mund te kem folur me te por jo per gjerat qe ai pretendon”, deklaron Agron Xhafaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje