Treni përplas për vdekje të riun shqiptar, dëshmitarët qeshin

5 Shtator 2019, 14:54Kronika TEMA

Një i ri shqiptar humbi jetën në Itali, pasi u përplas nga një tren. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Castelfiorentino, në Firence, ku 20-vjeçari shqiptar fillimisht mbeti i plagosur. Ndërsa ditën e djeshme ai ka ndërruar jetë.

Medit italiane raportojnë se viktima është Marko Kaziu, ndërsa lajmin e hidhur e dha kryetari i bashkisë së qytetit Alessio Falorni në Facebook.

“Fatkeqësisht, erdhën lajmet që nuk kemi dashur t’i dëgjojmë kurrë. Familja e Marko më tha që zemra e tij pushoi së rrahuri. Një djalë 20 vjeç, një tragjedi që na prek të gjithë ne. Komuniteti i Castelfiorentino bashkohet me familjen e tij duke i shprehur ngushëllimet. U prefsh në paqe”, shkruan kryebashkiaku.

Shkak i aksidentit mendohet se është pakujdesia e të riut shqiptar, i cili në momentin e aksidentit ishte me kufje në vesh.

Dëshmitar i aksidentit ishte edhe fotografi Francesco Nigi, i cili në Facebook denoncoi qëndrimin jo serioz të kalimtarëve të tjerë të pranishëm atje: “Gjëja që më tmerroi me të vërtetë ishin njerëzit që qeshën për ketë. Pavarësisht nga gabimet dhe pakujdesia e djalit që kalon rrugën e trenit, nuk është saktësisht më e mira për të qeshur me vdekjen e mundshme të një personi “.

1 komente në “Treni përplas për vdekje të riun shqiptar, dëshmitarët qeshin”

  1. Edi says:

    Italianet “miqte”e shqiptareve . Ky eshte “civilizimi” i BE-se.Edhe ne 97 kur i mbyten ne det shqiptaret me gjithe femije. Nuk e vuri njeri ujin ne zjarr nga qeveria Italiane. Per shkak se anija qe goti anijen shqiptare ishte ushtarake dhe i mori urdherat nga qeveria Italiane per ti bytur shqiptaret. Sot po ashtu qeshin me nje shqiptare te vdekur.Kurse shqiptaret me mungese te thelle karakteri dhe personaliteti. Pa piken e turpit. Kenduan himnin e Italise kur Shqiperia luante futboll me Italine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje