FOTO/ Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: Ka humbur ky 44-vjeçar, ja detajet që mund ta identifikoni

5 Shtator 2019, 16:46Kronika TEMA

Ditën e sotme raportohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, se ka humbur shtetasi H.F., 44 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Plazh.

Policia e Durrësit kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve në gjetjen e shtetasit të larguar nga banesa.

Shtetasi i paraqitur në foto është rreth 1.90 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona të shkurtra, ngjyrë të zezë dhe një bluzë të bardhë me viza.

Familjarët pohojnë se është i paaftë të komunikojë dhe ka vështirësi në të ecur.

Çdo qytetarë që e identifikon është i lutur të telefonojë në numrin 112 ose 0694110217.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje