FOTOT: Vizita e Netanyahu-t në Londër, nxjerr në rrugë njësinë e re antiterror

6 Shtator 2019, 10:20Bota TEMA
FOTOT: Vizita e Netanyahu-t në Londër, nxjerr në rrugë

Oficerë policie të armatosur rëndë dhe të maskuar janë parë ditën e enjte në rrugët e Londrës për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në kryeqytetin britanik.

Bëhet fjalë pikërisht për njësinë e re speciale të antiterrorit të quajtur MET e cila është shumë pak e njohur për publikun pasi ajo i ka të specifikuara rastet se kur duhet të dalë në rrugë.

MET është një strukturë e re e policisë britanike e krijuar në vitin 2016 për të luftuar terrorizmin pas shtimit të sulmeve në disa vende të Evropës.

Oficerët e kësaj njësie qëndrojnë gjithmonë të maskuar për të fshehur identitetin e tyre nga sulmuesit dhe janë të pajisur me armatim të rëndë dhe uniformë speciale antiplumb.

Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë kërcënim për vizitën e Netanyhut në Londër, por prania e trupave speciale të antiterrorit tërhoqi vëmendjen e publikut dhe medias.

1 komente në “FOTOT: Vizita e Netanyahu-t në Londër, nxjerr në rrugë njësinë e re antiterror”

  1. Altin says:

    Nuk jeni fare te sakte. Kjo force policore nuk quhet MET, sepse MET eshte shkurtimi i Metropolitan Police. Kjo force speciale quhet CTSF pjesetrate e saj quhen Counter Terrorism Specialist Firearms Officers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje