VIDEO/ Spiropali replikë Bashës: Një përgjigje për ëndrrat me sy hapur, dialog për reformën zgjedhore, drejtësia nuk preket

6 Shtator 2019, 14:39Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha mbrëmjen e kaluar se protestat do të nisin në muajin tetor, ndërsa opozita po përgatitë dy platforma alternative për Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi.

Në një video-mesazh në “Facebook”, ministrja Spiropali thekson se Basha ka vendosur të dalë në rrugë në mes të tetorit, pikërisht në kohën kur Shqipëria pret përgjigje për hapjen e negociatave, për të prodhuar foto-lajme në mediet ndërkombëtare mbi Shqipërinë e zhytur në të zezë.

Më tej Spiropali thekson se qeveria është dakord që të nis dialog me opozitën për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve. Por sipas saj qeveria, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap pas dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tek reforma në drejtësi, e cila ka nisur të vihet në jetë përmes ngritjes së institucioneve të reja dhe ndëshkimit të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.

Mesazhi i Spiropalit:

Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protestave masive, ndërsa do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi”, deklaroi mbreme Lulzim Basha! Shume domethënëse kjo frazë, për këdo që akoma nuk e ka kuptuar apo besuar se ku fle lepuri qe prodhoi gjithë zallamahinë e gjysmës së parë të vitit! E para, frika nga çelja e negociatave dhe perpjekja ekstreme për shkatërrimin e imazhit të Shqipërisë!

Ja, fare e qartë, në mes të tetorit kur në fakt të gjithë duhet të bënin avokatin e Shqipërise ne prag te vendimmarrjes së Këshillit Europian me 18 tetor, Lulzim Basha do të dalë përsëri në rrugë për të prodhuar foto e lajme në mediat ndërkombëtare mbi Shqipërinë e zhytur në të zeza që nuk meriton asgjë! Drejtësia, e dyta dhe në fakt e thella arsye e dukshme qe ka krijuar lepurin ne barkun e opozites, është po ashtu në frazën koncentrat që shpjegon edhe për ata qe s’kanë sy për të parë e vesh për të degjuar se ku fle lepuri!

Platformë për të reformuar drejtësinë thotë zoti Lulzim, ndërkohë që tërë bota thotë vini në jetë platformen tashmë të miratuar e të dakordësuar me tërë botën. Jo negociatave sepse me negociatat nis edhe presioni pozitiv i BE-së për të dhënë provën se sistemi i ri ka nisur të funksonojë, duke hetuar e ndëshkuar zyrtaret e lartë dhe politikanët e përzier në zullume; jo platformës ekzistuese mbi të cilën po ngrihet sistemi i ri që rrit përditë lepurin në barkun e opozitës! Asgjë nuk duket se ka kuptuar e mesuar akoma kryetari i PD nga humbja katastrofike dhe rrënimi dramatik që i solli partisë më të madhe të opozitës me verbërine e mëndjelehtësinë e tij proverbiale!

Por le të shpresojmë që drita e arsyes do të ndizet edhe në koken e tij dhe së paku në grupin udhëheqës të asaj partie, për të miren e të gjithëve. Ne s’bëjmë asnjë hap mbrapa dhe nuk njohim asnjë platformë alternative për Reformën ne Drejtësi, kështu që do të jetë mund i harxhuar kot ajo platformë se do të mbetet në sirtarin e ëndrrave me sy hapur të Lulzim Bashës.

Ndërkohë po, jemi gati të ulemi për Reformen Zgjedhore dhe të kthejmë në ligj rekomandimet e raporteve të fundit të OSBE/ODHIRit, as më shumë as më pak. Është e drejta e kryetarit të PD te ëndërrojë përmbysje të bazës ligjore të zgjedhjeve, por kjo përsëri do të mbetet një ëndërr në sirtar.

Ne nuk kemi kohë dhe as predispozitë për të humbur kohë me fantazitë e atyre që duan të bëjnë çorap çdo gjë, sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet. Por kemi të gjithë predispoziten të hapim një Dialog konstruktiv dhe të bashkëpunojmë me të gjithë, përfshirë edhe Lulzim Bashën, për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve. Viti 2021 nuk është larg, prandaj le të shpresojmë që Lulzim Basha dhe PD do ta lënë të shkuarën për t’u marrë me të ardhmen.

g.kosovari

1 komente në “VIDEO/ Spiropali replikë Bashës: Një përgjigje për ëndrrat me sy hapur, dialog për reformën zgjedhore, drejtësia nuk preket”

  1. Korabi says:

    Populli thot ” Bem baba te te ngjaj ” Por edhe pse Lulzim Basha nuk e ka baba Ilir Meten ne kuptimin,jo vetem biologjik,por edhe ne moshe per t’i cilsuar Ilirin baba dhe Lulin djale. Por ja qe ne politike kjo gje qenka e realizueshme . Dhe me plot te drejte Ilirin do ta quajme baba,meqense veprimi qe beri ishte i pari dhe Lulzimin djale sepse eshte i dyti qe perswrite veprimin e Ilirit. Sigurisht e pa lekundje themi se i bashkon edhe mendimi i gjyshit Sali. PO c’beri babaLikja ?
    Baba Likja, me bekimin e gjyshit Sali, shpalli diten e “dasmes” me 30 qershor 2019. Kudo sipas zakonit filluane pergatitjet. Madje arriti kulmi i dasmes ,kur erdhi dhe momenti i shtrimit te tryezave e njerezit do vendoseshin balle perballe ,baba Likja anulloi ditwn e dasmes. Por zakoni e tradita ,edhe ne raste vdekjesh,dasma nuk anullohet, aq me keq dy ditet e fundit. Dhe dasma u be pa kenge e valle,por ciftet u martuan. Tani na doli nje tjeter histori. Djali ,Lulzim, sigurisht me pelqimin e gjyshit Sali,por dhe babes Like, don te anulloje dasmen tjeter ate te DREJTESISE” Jemi ne kulmin e dasmes ,kur edhe miqte nga ana e anes po uroijne per dasmen, del djali e thote: “Me degjoni mua! Une kam vendosur qe ta anullojme kete dasem. Nuses do t’i gjejme nje burre tjeter. Madje edhe motres se saj ” Zgjedhjes ” edhe pse kemi dite qe presim krushqit per fejese, aui thote , po i propozojme nje burre tjeter. Por si nusja ” DREJTESI” e cila i ka hipur kalit , por dhe kandidatja per nuse ” ZGjedhja” eshte pergatitur per te pritur krushqit. PO nuk erdhen ,cifti nuk i pyet shume,bolle kane bashkejetuar deri tani. Neraste se Gjyshit Sali ,babaLikes dhe djalit Lulzim nuk i mbajne me gjunjet,ka plot djeme te rinje e vajza te reja qe i pergjigjen organizimit e zhvillimit te dasmave. Krushqit nje pjese kane ardhur e nje pjese do te vijne e dasmat do behen.. do apo nuk do gjyshi Sali,baba Likja e djali Lulzim. Pra si veproi baba Likja per zgjedhjet e 30 qershorit,po mundihet te beje edhe djali Lulzim me reformenat “DREJTESI dhe ate zgjedhore. Ndaj ne politike qenkerka shume afer shprehje “Bem baba te te ngjaj ” LUL! S’ka nevoj per drafte te rinje,po ulu e bisedo per ato qe jane ne kulmin e aprovimit e perfundimit. Lajms si ju i ka ikur koha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje