Ramush Haradinaj ndërron mendje, kandidon sërish për kryeministër: Kosova nuk do të ndahet, do ta mbrojmë edhe me jetë

8 Shtator 2019, 16:01Rajoni TEMA

Edhe pse deklaroi dorëheqjen për shkak të hetimeve të nisura ndaj tij, Ramush Haradinaj duket se ka ndërruar mendje.

Ai zyrtarisht është shpallur sërish kandidat për kryeministër të Kosovës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor, në një kohë që më herët tha që nuk mund të vazhdonte funksionin si kryeministër në një kohë që ndaj tij është hapur proces hetimor.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, të cilat janë në koalicion parazgjedhor, përveç nominimit të Haradinajt, kanë prezantuar edhe 110 kandidatët për deputet të Kuvendit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës, as në tavolinën e bisedimeve, e as në forma të tjera.

“Kur ne ishim duke mbrojtur pragun e shtëpisë sonë atëherë, që ishte edhe pragu i jetës sonë, NATO e primë nga Amerika na ndihmoi, u jemi përjetë mirënjohës. Por kush është shtëpia jonë sot, shtëpia jonë e gjithë neve që jetojmë në Kosovë, edhe e komuniteteve, është Kosova, kush është pragu i shtëpisë sonë sot, prahu i shtëpisë sonë është kufiri, është Kushtetuta, është deklarata e Pavarësisë, është vendimi i GJND-së, dhe ne e kemi mbrojtur dhe do e mbrojmë edhe sot, do ta mbrojmë gjithnjë pragun e shtëpisë, Kosovën. Kosova nuk ka me u nda, as në tavolinë, as pas shpine, as në front, do ta mbrojmë Kosovën, qoftë edhe me jetë”, tha ai.

Ai tha se populli i Kosovës është zot shtëpie.

Para simpatizantëve të AAK-së dhe PSD-së, Haradinaj tha se Kosova nuk duhet të kthehet prapa duke u mashtruar nga oponentë, që sipas tij në kohë fushate i mashtrojnë qytetarët për t’u marrë votën.

“Pse me u kthy prapa, pse mos me ecë përpara, a e dini se kthehet prapa Kosova nëse Kosova i jep përkrahje ose mashtrohet prej oponentëve tanë, të cilët janë po të njëjtit veç në kohë të zgjedhjeve ndryshojnë, sepse ata janë të njëjtit, i njohim i kemi parë, por në kohë të zgjedhjeve bëhen engjuj për me marrë votën e qytetarëve tanë, pastaj vazhdojnë me të vjetrën, sepse ata vetëm me të vjetrën dinë me punu”, tha ai.

Ai tha se në listën për deputetë kanë futur njerëz me përkushtim dhe që do të rrisin punësimin në Kosovë.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti foli për taksën 100%, ku tha se Ramush Haradinaj ka pasur presione më shumë nga vendorët për ta hequr atë, por që sipas tij, nuk ka hequr dorë dhe për këtë ka dhënë edhe dorëheqjen.

“Unë kam qenë në ato takime të cilat i kemi mbajtur me Ramushin dhe të tjerët, kur thonin hiqne taksën, kur presion na bënin jo vetëm disa qarqe ndërkombëtare, por presion na bënin edhe disa njerëz të Kosovës, besa edhe nga brenda koalicionit që i ka pasur. Presionin më të madh e kemi pasur prej njerëzve brenda. Edhe atëherë, nëpër mbledhje kur mbesnim vet, edhe deri në fund saqë dha edhe dorëheqje për mos me lëshu pe, ne treguam se për ta mbrojtur Kosovën nevojitet guxim. Sikurse edhe taksa 100%, nevojitet 100% guxim”, tha ai.

Ahmeti tha se njëjtë sikur taksa 100%, nevojitet edhe 100% guxim, dije e përkushtim që të zhvillohet Kosova.

“Po e shihni edhe 20 vite pas luftës, 10 vite pas shpalljes së Pavarësisë, dikush po mundohet ta vë në pyetje shtetin dhe territorin tonë, e për të nejt në këto vija, në këto qëndrime 20 vjet, patjetër që nevojitet 100% përkushtim. Andaj, bashkëqytetarë të nderuar, kur të u pyesin pse duhet ta votojmë koalicionin AAK-PSD, ju duhet t’i thuani, sepse për ta mbajt 100% Kosovën shtet na nevojitet 100% guxim, 100% përkushtim dhe 100% dije, që ky koalicion e ka. Fatkeqësisht po jetojmë në një kohë kur kapësit e shtetit na folin për çkapje të shtetit, kur ata që frikësohen na flasin për mbrojtje të kufijve, dhe ata që duan t’i shkatërrojnë institucionet na flasin për ndërtimin e tyre”, tha Ahmeti.

Në këtë tubim, koalicioni AAK-PSD prezantoi edhe kandidatët për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

6 komente në “Ramush Haradinaj ndërron mendje, kandidon sërish për kryeministër: Kosova nuk do të ndahet, do ta mbrojmë edhe me jetë”

  1. ALBAN DEGA says:

    Pragzgjedhjet e 6 terroir

    NUK MBROHET KOSOVA ME KORRUPSION GJIGAND!

    From: Alban Dega
    Date: June 12, 2017 at 2:00:44 PM EDT

    Mendime nga larg :

    SHPARTALLIMI I KOMANDANTEVE !

    – Fitorja e Pirros dhe Festa e Vidovdanit … Humbin keqazi luften e paqes …

    -I mundi vetvetja! Nuk keni pare gje akoma !

    – I shpartalloi korrupsioni !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Si sot nje jave po kthehesha nga puna bashke me vellain tim Agimin. Nga zanati eshte inxhnier arkitekt dhe punon per nje nga kompanite me presigjioze te arkitektures ne Nju Jork.
    Politiken e ka pasion megjithese jo ai, por une kam studjuar per marredhenie nderkombetare dhe kam edhe master ne gazetari. Per 15 vjet kam qene editor per Kosoven ne Agjencine Telegrafike Shqiptare, ATSH.
    – Si e parashikon rezultatin zgjedhjeve ne Kosove? e pyes une
    – Per nje gje jam krejt i sigurte Partia qe do te fitoje me shume vota ne Kosove eshte Vetvendosja, me pergjigjet ai pa u menduar dy here .
    Populli jo vetem i Kosoves, por shqiptaret ne teresi, jane lodhur nga politikanet hajna dhe te korruptuar. Jane lodhur nga sarajet e dugajat, nga salltanetet e pushimet ne Malibu e Dubai, ne Kankun e ne Tajlande… te femijeve te vet, kur femijet e prinderit e deshmoreve, kur invalidet e plagosur ne lufte numerojne qindarka( centet ) per buken e gojes e per ilace, per shkollim e jete normale.
    Komandantet e shkelen amanetin e Adem Jasharajt e Luan e Shklezen Haradinajt, e Fehmi e Xheve Llladrovcit, Agim Ramadanit e qindra heronjve te Kosoves ne shekuj .
    …Rinia e Kosoves eshte me te dhe kush ka rinine me vete ka te ardhmen. Eshte motori i cdo levizjeje e force politike. Eshte shpirti i popullit…!
    Rezultatet paraprake tregojne se ai pati plotesisht te drejte.
    Partia qe pesoi rritjen me te madhe ne keto zgjedhje ishte pikerisht Vetvendosja. Rreth 120 per qind rritje ne krahasim me zgjedhjet e mepareshme ne Kosove. Nje rritje mbreselenese.
    Nje rritje 40 per qind ne vit !
    Lidhja Demokratike megjithe koalicionin me nje multimilioner te suksesshem pesoi nje renie te dukshme. Pse ? Korrupsioni.
    Ajo qe bie ne sy dhe ne fakt pritej ishte se koalicioni i krahut te UCK-es, komandantet e saj qe cliruan Kosoven me aeroplanet e NATO-s dhe luften e SHBA-se pesoi nje disfate mbreslenese.
    Me shume vota ka fituar vetem PDK-ja e vetme ne zgjedhjet e meparshme se te tri partite PDK-AAK- Nisma te marra se bashku !?
    Me pak fjale Kommandantet u shpartalluan. Asesi ata nuk mund te krijojne qeveri pa listen serbe ose me njeren nga dy partite Vetvendosjen ose LDK-ne, cka duket shume e veshtire, gati e pamundur.
    Ata jo vetem u shpartalluan por edhe bene nje gafe politike. Te etur per karrike e te uritur per pushtet me te cilin kane abuzuar ata nxituan te festonin fitoren !
    Cilen fitore !?
    Fitoren e Pirros.
    Imituan vesin me te keq te pushtuesve dhe barbareve serbe qe jane te vetmit qe disfaten e festojne si fitore.
    Feste kryesore kombetare Serbia ka ate te Vidovdanit, diten kur ushtria serbe u shpartallua nga turqit dhe mbretit te tyre Lallazrit iu pre koka . Kjo tragjedi pasoi kater shekuj roberi! Quhet Festa e Vidovdanit.
    Jo vetem u shpartalluan por edhe u tuperuan ne syte e shqiptareve dhe nderkometareve. E sic thote sovrani, nxitimi gabimi !
    Natyrshem lind pyetja pse deshtuan kommandant !?
    Ka nje mije e nje aresye por kryesorja e tyre eshte korrupsioni, zhvatja, gjobvenia domethene raketingu, sic e quajne ne Kosove, rendja pas sarajeve dhe dugajave te veta qe krijoi nje hendek qe u thellua perdite e me shume midis tyre dhe popullit te vet.
    “Korrupsioni eshte nje kancer qe do ta luftoj me te githa forcat e mia” me deklaroi Presidenti i Kosoves Hashim Thaci ketu ne Nju Jork ketu e shjet vjet me pare.
    – Te lumte, i thashe duke shternguar duart me besa- bese.
    – Vec mos harro se korrupsioni eshte nje armik edhe me i rrezikshem se armiku serb. Ate e keni pare. E keni perjetuar! E keni provuar ne kurriz per dekada.
    Korrupsioni eshte nje armik edhe me i pabese, me i djallezuar. Eshte i padukshem si teja qe nuk e sheh deri kur te ka bere shoshe e te ka grire kostumin, kemishen apo gjithcka qe i del perpara…
    Vertete eshte si teja e si kanceri, por eshte me kollaj ta parandalosh qysh tani qe je ne opozite se sa pasi metastazat e tij te kaplojne edhe ty e njerezit e tu, i thashe
    Rezultati i 11 qershorit e vertetoi . E vetmja parti qe nuk ka pase pushtet as ka qene pjese e asnje qeverie ne Kosove me perjashtim te Prishtines, ku fitoi vota me shume se c’kishte ne zgjedhjet paraprake, cka tregon se populli dhe rinia jane te kenaqur me punen e perfaqesuesve te saj me Albin Kurtin ne krye ! Ndryshe nuk do ta votonin !
    Komadantet fituan luften e luftes me perkrahjen e Uashingtonit dhe aeroplanet e raketat e NATO-s, te komanduar nga SHBA-ja !
    Komandantet humben luften e paqes te brejtur nga teja dhe metastazat e kancerit te korrupsionit dhe hajnise me cizme !
    Jo vetem nuk deshen te kuptonin, por edhe shperdoruan thirrjen e Uashingtonit per Luften e Paqes
    Komandantet u shpartalluan… I shpartalloi vetvetja! Harruan prej ku erdhen ! Nuk diten ku duhet te shkojne !
    Jo vetem harruan po i kercyen mbi shpine popullit si pashallare e nacalniket e dikurshem!
    Filluan tu besojne heroizmave te sajuara te librave te paguara me paret e mundin e popullit te vet shume me mártir se ata vet !
    U hyri vetja ne qejf !
    Filloi tu duken vetja Adem Jasharaj e Luan Haradinaj, Xheve e Remzi Lladrovce…
    I mundi keqazi korrupsioni, raketingu, zhvatja, hajnia ! U shpartalluan nga sarajet dhe dugajat!
    Populli i Kosoves vetem u dha veridiktin. Veridiktin me voten e tij!
    Eshte vetem fillimi i gremisjes, i renies se tyre te lire ne greminen e korrupsionit e krimit te organizuar, te tradhetise ndaj popullit e vendit te vet !
    11 qershori 2017 eshte vetem fillimi i fundit te tyre !
    Popullit sidomos rinise se Kosoves u ka ardhur laku aty ku nuk mban me !

  2. LULJA says:

    UUU ROJA I DISKOTEKES KEYEMINISTER

  3. Plaku says:

    Ramushi eshte bere njelloj si ai budalla i katundit qe konsideronte gjithe katundin budalle e veten te mënçur…….??????

  4. loku says:

    Gomar me te madh se ky RAM USHI zor se gjen….

  5. Agimi, Prishtinë says:

    Ramushi, eshte kryekrimineli i Kosoves. Ai, thote nje gje dhe e ben tjetren: si bie fjala, kur ishte çeshtja e demarkacionit me Malin e Zi (e peshtyu ate kur ishte ne opozite dhe e lepiu kur u be kryeminister), pastaj ka vrare shqiptare, kurse hajduterit qe i ka bere shtetit dhe popullit jane qindra milionshe. Nuk kam oreks t’i permend te gjitha, sepse te bemat e tij i dine te gjithe shqiptaret e Kosoves, pavaresisht se disa i kane Futur veshet ne lesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje