Sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi, e ka mohuar deklaratën e Ilir Metës se më 8 qershor do digjej Kuvendi.
Por ndërsa Bardhi e mohon, Petrit Vasili e pohon këtë gjë.
Sipas tij, ai ka qenë pikërisht me Gaz Bardhin, kur ka parë një grup të dyshimte njerëzish, që mund të digjnin edhe Kuvendin.
“Meta është president deri në fund të mandatit. Kushtetuta thotë se nuk kanë çfarë të shkarkojnë, janë ata që duhen shkarkuar. Veprimi i presidentit ishte shumë i matur.
Bëhej fjalë për gjëra shumë të rënda, siç mund të ishte dhe djegia e Parlamentit. Isha bashkë me Bardhin, kur pamë një grup personash, që nuk e di të kujt ishin. Kishte provokatorë të shumtë. Ishte një klimë e tensionuar, sepse qeveria kishte qëllimin vetëm të bënte zgjedhje dhe t’ia linte fajin opozitës”, tha Vasili për News 24.
Deklaratat e Metës në Komisionin Hetimor
“Pashë një president që nuk ndryshon asgjë në funksion të Kushtetutës, me një gjuhë të përmbajtur, por edhe një njeri mbi palët. Edhe vetëofrimi i postit të presidentit ishte një akt mjaft madhor. Parlamenti është një zorrë qorre e kryeministrit. Shumë mirë që opozita nuk është më pjesë e këtij Parlamenti.”
Si e shihni 13 tetorin?
“Nuk kam parë pyetje më budalle, se ajo e deputetëve në komision “çdo bëni ju me 13 tetorin?”. Çdo bëjnë këta me 13 tetorin, ata duhet të zgjedhin përfundimisht, sepse janë vendosur në kushtet e paligjshmërisë. Ne jemi shprehur qartë se për opozitën 13 tetori është datë e ligjshme zgjedhjesh. Këtu paligjshmëria është ulur këmbëkryq. Këta janë në një paligjshmëri, që i dërrmon fare si qeveri.”
Si ju duk përgatitja e komisionit sot?
“Kurioziteti nëse do shkonte apo jo Meta në komisioni ishte i trashë. Ilir Meta raportin me institucionet e ka të panegociueshëm, është kategorik. Kjo është cilësia më e vyer e një politikani shqiptar. Meta nuk bën pazar me principet, i nënshtrohet votës ose i bindet Kushtetutës. Nuk ka ndodhur kurrë për ne si LSI, të dalim kundër ligjeve të ngritura.
Ai Parlament është një mjerim i vërtetë, sot u pa një nivel mediokriteti. Sot ne kemi vetëm një institucion, Presidencën, dhe kemi humbur gjithë shtetin. Në PS nuk kanë vdekur njerëzit e përgjegjshëm dhe që të mund të dallojnë këtë krizë.”
Keta ose jane te cmendur ose i marrin njerezit per te marre. Pame nje grup njerezish qe nuk dinin se kush ishin thote debili ne nje kohe qe Lulushja dhe Mona ishin ata qe cirreshin dhe ulerinin hajde mblidhuni ketu pra hajdutet pellisnin si te kapnin hajdutin. Keta jane palaco dhe burgu eshte shume pak.
Thote qe respekton ligjet po nuk respekton parlamentin. Kodra mbas bregut. Ne jemi republike parlamentare. Po s’respektove parlamentin ti me kembe je ketu po me koke je jasht evropes, je diku andej nga afganistani a nga kirghistani. Si anulloka presidenti votimet pa konsultuar shumicen qeverrisese. Ky eshte delir primitiv. Edhe ne mesjete te ishe te varnin per kembesh per te tilla habi.
Fitilin ja ndezi basha zjarrit monika qe e duken amerikonet po likja po ngrohej ne zjermin e mones
Me thashethemet e këtyre degjeneratave i merr vendimet presidenti ?
KY KA IK PER LESH ME KOHE,PRANDAJ MOS U MERRNI ME TE,SE ESHTE KOHE E HUMBUR
O moj Shqipni
E mjera Shqipni!!!!….
Po pret ment
Nga ky mavri
Kokelope Cepani
E shpirt i zi.
Vagabondë,që kujtojnë se meqënëse kamë xhepat plot me pasurinë që i kanë vjedhur Shqiptarëve janë të zgjuar dhe mundet të gënjejnë si sa e kur të duan.NUK E.DI A DO TA.KENË KËTË TË NJËTËN LOGJIKË E.GJUHË SË SHPEJTI,PARA HETUESVE TË SPAKUT.
O Petrit o trim me flete, lepuri ne qerre hypen vete. Po çfare menduat o lumadh , qe hajde ti biem dhe merrte fund reforma ne drejtesi, binte shteti, dhe hajt ta fillojme nga e para si ne 97en. Keta mund ti arrestosh te gjithe, nga Saliu te Mona. Po nuk e bejne, edhe pse kane 1000 fakte per rrezimin e shtetit me terror. Do ti lene te hane kokat e njeri tjetrit. Avash, avash, do nxjerrin gjithe skenaret qe u pregatiten per nje 97te te dyte. Djegja e mandateve kete nenkuptonte, djegjen e shtetit. Keshtu gjithe reforma binte, dhe behej “pajtim kombtar “. Nderkombtaret te lodhur do terhiqeshin, duke “thene ” sikter , ky vend nuk behet. E gjitha i dedikohet Amerikes. Vetem se ata u drejtuan me emer me mbiemer, duke drejtuar gishtin nga LB dhe MK, vetem se ju thane qe do trajtoheni njesoj si organizata terroriste, duke pase pasoja izolimi, deri ne bllokim asetesh financiare, atehere keta u terhoqen. Prandaj dhe diten e zgjedhjeve u bene si krushq. Ne vend te zjarreve filluan te kendojne e te kercejne. “Kercen prifti nga belaja “i thone kesaj.