“Çfarë do të bëni me 13 tetorin”, pyetja që Ilir Meta nuk i dha përgjigje

9 Shtator 2019, 17:39Politika TEMA

“Unë po pres që ju si deputetë të ndikoni te Ministrja e Drejtësisë që të lejojë botimin e dekretit për 13 tetorin në Fletoren Zyrtare”.

Kështu deklaroi Ilir Meta gjatë seancës së Komisionit Hetimor Parlamentar.

Por Meta nuk qëndroi më gjatë te kjo çështje dhe nuk iu përgjigj deputetit të PS, Bashkim Fino, i cili e pyeti:

“Çfarë do të bëni me 13 tetorin? Prapë do i shtyni zgjedhjet? Ata (opozita) thonë që nuk do të vijnë prapë (në zgjedhje).”

Meta nuk dha një përgjigje se cili do të jetë veprimi i tij nëse opozita nuk hyn as në zgjedhjet e 13 tetorit, të caktuara me një dekret të dytë pas anulimit të 30 qershorit.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar regjistrimin për zgjedhjet lokale të 13 tetorit, ndërsa Partia Demokratike ndonëse e konsideron një datë legjitime, nuk pranon të rregjistrohet.

1 komente në ““Çfarë do të bëni me 13 tetorin”, pyetja që Ilir Meta nuk i dha përgjigje”

  1. xxx says:

    ca pergjigje do te jepte presidenti i dhjere ne breke, per kete pytje kuptohet ska dash me u pergjigj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje