Fatmir Mediu, ishte i ftuar në A2 ku komentoi mbledhjen e zhvilluar sot në Komisionin e Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kreu i republikanëve i doli në mbrojtje ku e quajti Metën njeri të përgjegjshëm duke thënë se është impresionuar sot nga analiza që dëgjoi.
Mediu thotë se pasi të largojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti, do të ndërtojë vendin bashkë me aleatët.
“Sot ishte shfaqja më e turpshme e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë që nuk njohin as Kushtetutën, por i shërbejnë verbërisht urdhrave politikë. Nga ana tjetër, Presidenti, me përgjegjësinë dhe me autoritetin që i jep Kushtetuta, shpjegoi vendimin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, e cila nuk u respektua për shkak të urdhrit politik të Edi Ramës.
Ky objekt hetimi ishte i ndërtuar qëllimisht nga ana e Partisë Socialiste, e cila pas raportit të OSBE/ODIHR duhet të kishte një reflektim. Interesi i tyre politik dominon mbi interesin kombëtar. Më bëri përshtypje analiza e Presidentit, më tërhoqi vëmendjen qëndrimi i tij kur tha se nuk donte të kishte një Rajshtag në Shqipëri”.
Komisioni Hetimor ndaj Presidentit, orientim të ri situatës në vend?
“Ky komision është një zgjatim i pavlerë. Edi Rama ka shpërfytyruar shtetin dhe shtetarin. Sot shqiptarët mendojnë se shteti dhe shtetari janë një gjë e keqe. Rama e ka bërë këtë qëllimisht. Nuk ka parlament. Jemi në një vend ku nuk kemi as Gjykatë të Lartë e as Prokurori. Edhe Partia Socialiste është drejt degradimit”.
Vjeshta e opozitës
“Opozita duhet të bëjë një rivlerësim të pozicioneve të veta dhe të krijojë një plan veprimi që i shërben interesave të kombëtar dhe më pas qëllimeve të saj politike. Qëllimi i opozitës duhet të jetë krijimi i shtetit shqiptar. Sot jemi në një republikë bananesh. Ka elementë të rëndësishme reformash që kërkojnë angazhimin e opozitës dhe ne nuk mund ta lamë fatin e shqiptarëve të jetë pjesë e kësaj tragjikomedie. Është e rëndësishme që parlamenti të jetë përfaqësues i qytetarëve. Sot nuk e kemi, pasi është shpërfytyruar. Mendoj se opozita duhet të riinstitucionalizojë marrëdhëniet, e cila nuk duhet të jetë as spontane dhe as rutinore. Mendoj se është e rëndësishme që të ketë një vendimmarrje më kolegjiale, një organizim të niveleve të dyta për të gjithë aksionin, duhet të ketë një nivel më të integruar me ndërkombëtarët. Duhet të ketë struktura që sjellin ide të reja. Gjithashtu, ka ardhur koha që ne duhet të kuptojmë që nuk jemi vetëm ne. Historia e kësaj të djathte ka njohur vlera dhe figura, veprime e qëndrime, të cilat duhen marrë në analizë. Në këtë pikëpamje mendoj se duhet të krijohen struktura të pëërfshirjes së njerëzve aktivë në parlament, jo si konjuktur bukurie, por që kanë thelb e qëndrim”.
“13 tetori”
“Urdhri politik i PS ndaj KQZ ishte që të mos mblidheshin, duke kryer një krim. Për sa kohë që struktura që merret me këtë, është në pamundësi për të zhvilluar zgjedhje. Kushti për largimin e Ramës është kusht faktit për shkak të situatës së krijuar. Opozita për ta bërë të vlefshme këtë kërkesë nuk është e nevojshme të flasë në konferenca shtypi. Dokumenti i OSBE/ODIHR është dëshmia e falimentimit të shtetit nga ana e Edi Ramës. Në eksperiencën e vitit 2001 e kemi provuar një situatë pak a shumë të ngjashme. Ne mblodhën të gjitha materialet dhe faktet dhe shkuam derë më derë te ndërkombëtarët për të mbështetur një proces të lirë zgjedhor dhe ia arritëm. Këtë rrugë duhet të ndjekë edhe opozita sot. Opozita duhet të jetë këmbëngulëse në zhvillimin e një dialogu institucional me përfshirjen edhe të faktorit ndërkombëtar”.
Sigurisht, me disa gerdece te tjere. Po si nuk ka fare turp ky njeri e del ne media kur ka vrare 26 njerez te pafajshem. As lufta nuk shkakton drama te tilla si ky mender politikani mediu. Qelbesira.
Ti o trafikant droge i kapur ne itali,ti o trafikant armesh e vrasesh femijesh-gerdeci,ti o parazit e bythlepires i berishes do te besh shtet,Spo e kuptoni dot akoma sa urrejtje ka populli per ju o antishqiptare te felliqur
Per ju jane krijuar qeli te reja,aty brenda do te keni kohe pa limit per te mendur per shtetin qe do ndertoni.Celsat ne det
Kush flet, Fatmir Gerdeci! Gjaku I atyre viktimave te pafajshen do ta ndjeke si mallkimm familjen tende te degjeneruar brez mbas brezi!
Nuk e kuptoj si del e flet? Motra jote mori me qafe Sokol Olldashin! Te pafytyre! Ke martu motren me nji deputet socialist, pallohej me nji demokrat dhe vete je republikan. Njerez imorale!
Ti ke plot 30 vjet këpushë në vëndin e lig të Shqipërisë.Në se ka njeri që është komplet dështak dhe spekullant e i pa ndershëm në vënd je i vetmi që meriton veç karakteristikave më lart edhe shumë më tepër.
Bën mirë të gjesh një vrimë për të mos dalë kurrë prej saj ,deri sa të shlyesh gjith sa i ke borxh këtij populli,duke filluar me ligjin për pronat (veçanërisht 7501) ,Gërdecin,shkatërrimin e pasurisë hidrokarbure të cilën e përdore si një çiflig të të parëve të tu duke e mbushur me militantë të partisë që i nxorrën themelin dhe luajtën me djersën ,gjakun dhe mundin e brezave që sakrifikuar për të ndersa ti nuk e more vesh kurrë se nga binte dhe ç’ishte ajo për Shqipërinë.
Do krijojme thote shtetin Shqiptar Tallje me ata njerez A ishit Ju qe vrate dhe shkatruat mijra bisnese ne Gerdec pervec te vrareve dhe gjymtimit te dhjetra te tjereve Jane milliona leke deme A ishit Ju qe njerzve qe I vrave te afermet Ju dergoje njerez per te falur A je ne gjak me ata njerez. Nuk te vret ndergjegja per cfar ke bere Natyrisht nuk e bere me dashje por ishte pergjegjsia jote direkte ishte biznese juaj me djalin e ish kryeministrit tuaj Heshtja eshte flori je disa raste .
FATMIRE GERDECIT I PELQEU LIKE FLORIRI SA KAM QESHUR .FATMIRI KRYETARE PARTIE PA ANTARE EC PERPARA CAMI I FJERIT SE KE GJETUR QORRAT E PD
Ti o zoti Medi duhet te japesh me pare llogari per Gerdecin ,pastaj te flasesh per te tjerat.
Deri tani cfare shteti keni patur?…Shtetin e Gerdecit o legen.
Ti gerdec dhe meta jeni per shtet mafie.