Ilir Meta deklaroi se precedentin e parë për shtyrjen e zgjedhjeve e vendosi Ramiz Alia në vitin 1991.
Nga Komision Hetimor i ngritur enkas për shkarkimin e tij, teksa nxori një foto me Ramiz Alinë, Meta tha se nuk mund t’i kërkohej atij që të heshte pas 30 vitesh, ndaj edhe zhdekretoi datën 30 qershor.
“Kushtetua e lejon presidentin që të nxjerrë dekrete. Presidenti ka nxjerr një dekret për datën 30 qershor, dhe jo të zgjedhjeve. Për të krijuar mundësi për të caktuar në dakordësi një datë të re që të ketë zgjedhje.
Sipas përcaktimit të qartë edhe të Gjykatës së Strasburgut. Përveç aspektit kushtetues, detyrimeve ndërkombëtare, janë disa presidentë që kanë vepruar në mënyrë të tillë për përfshirjen e opozitës në zgjedhje.
Precedentin e parë në këtë drejtim e krijoi në 1991 Ramiz Alia, që shtyhu zgjedhjet me dy muaj për t’i dhënë kohë edhe mundësi opozitës që sapo ishte krijuar. Në atë kohë i kërkuam Alisë pluralizmin politik.
Është e tepër, përveç argumenteve kushtueses, ligjor dhe detyrimeve të padiskutueshme, t’i kërkosh një studenti të dhjetorit, në detyrën e presidentit që të heshtë pas 30 viteve tek kthimi i një precedenti tjetër”- tha Meta. (TemA)
Ky ka shkuar ne ate mledhje si perfaqesues i Komitetit te Rinise se Universitetit se ka qene Sekretar rinie fakulteti, por jo si perfaqesues i sudentave te dhjetorit