REPLIKAT/ Deputeti-Metës: Kot sa e ushtroni këtë detyrë, kur nuk ju merr njeri seriozisht

9 Shtator 2019, 11:30Politika TEMA

Seanca e Komisionit Hetimor nuk ka kaluar pa ‘thumba’ dhe replika midis presidentit Ilir Meta dhe deputetëve.

Ka qenë deputeti i opozitës, Halit Valteri (ka hyrë në Kuvend pas largimit të PD), i cili ka provokuar i pari Metën kur u shpreh se:

“Dëgjova që thoni se nuk munda të ul palët. Ju jeni presidenti i Republikës dhe në rast se nuk arrini të ulni palët politike kur keni 30 vite që bëni çorap këtë vend, atëherë mendoj që ata nuk ju marrin seriozisht dhe ju kot sa e ushtroni këtë detyrë që keni.”

Këtij provokimi, Meta iu përgjigj me ironi për Valterin: “Parlamentarizimi është edhe eksperiencë edhe përvojë.”

Ai kërkoi nga deputetët me eksperiencë që të ndihmojnë me shpjegime deputetin e hyrë në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita.

Meta nxorri edhe një foto të vitit 1990 nga takimi i studentëve me liderin komunist, Ramiz Alia, ku vetë ai ka qenë i pranishëm.

Meta tha se edhe Ramiz Alia i ka shtyrë zgjedhjet kur ka qenë e nevojshme dhe se nuk mund t’i kërkohej një studenti të dhjetorit që të kthehej 30 vite pas me zgjedhjet me një kandidat në 30 qershor.

5 komente në “REPLIKAT/ Deputeti-Metës: Kot sa e ushtroni këtë detyrë, kur nuk ju merr njeri seriozisht”

  1. Komentuesi says:

    Duket “mençuria” e metes kur shprehet “parlamentarizmi eshte edhe eksperience edhe pervoje”. Te dyja keto terma,kane te njetin permbajtje.Eksperienca eshte pervoje dhe pervoja eshte eksperience.Pra kane nje kuptim.Kesaj i thon “gri sallat,sa te kaloi dhe kjo nate”.

  2. Tani Durres says:

    Iliri eshte edhe kastravec edhe trangull

  3. Ilia says:

    Zoti Meta! Dakort jo me nje kandidat! Por po ju pyes pse nuk i the kandidateve te tjere hyni ne zgjedhje dhe do fitonin sepse sipas tyre kishin 85 perqind te votave!? Apo nuk te degjonte Tit Vasili?! Etj.

  4. sandra says:

    Futja kot,,,. Meta spo e rruan fare, po fare amon.

  5. sersho says:

    O pall ke lindur per hajni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje