Ilir Meta: Kisha informacione, më 8 qershor do të digjej Kuvendi

9 Shtator 2019, 10:34Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta tha në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, se ka pasur informacione nga institucionet e sigurisë për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend.

Në mënyrë të veçantë më datë 7 qershor, presidenti ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar.

Informacioni bënte të qartë që persona të caktuar do të shfrytëzonin protestën e opozitës për djegien e Kuvendit në datën 8 qershor.

“Presidenti për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare, dhe shtetërore, edhe përmes burimeve të tjera, për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend.

Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor, kam marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar.

Nëse komisioni do të njihet, mund të ndodhë, pasi të merret leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të Komisionit.

Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë”- tha Meta.

Me tej, Meta sqaroi:

“Ky ishte informacion i besueshëm, po të kishe parasysh pasojat nga këto protesta e konfrontime, i keni parasysh deklarartat e Ministrisë së Brendshme për shumë policë të plagosur.

Duke e kombinuar këtë informacion mora ate vendim.

Një ngjarje e cila mund të prodhonte pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit të vendit tonë, që me aq ngjarje që ishin bërë deri në atë moment, ishte shkatërruar.

Historia e vendit tonë për fat të keq nga 2 prilli e deri në 21 janar është plot me ngjarje të tilla të hidhura, ku përmes protestave e gjatë protestave kemi pasur viktima dhe isha i bindur se ishte detyra ime që të bëja gjithcka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë e të krijoja mundësi për një dritare e reflektim midis palëve, sikurse e thotë edhe qartë raporti i OSBE-ODIHR.

Pra gjithcka ishte antagonizëm i përbashkët i dy palëve, që dëmtonte dhe cënonte integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Antagonizëm do të thotë armiqësi, kështu që në këto kushte, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet e 30 qershorit, por kthim i madh mbrapa per vendin.

Të dyja palët kishin dhënë shembull të shkëlqyer për të ecur përpara në rrugën e konfliktit, pa marre pergjegjesite e asaj qe mund te ndodhte. Jam i detyruar të shoh interesin kombëtar të vendit si president”, tha Meta.(TemA)

16 komente në “Ilir Meta: Kisha informacione, më 8 qershor do të digjej Kuvendi”

  1. Edi says:

    Bukur forte paskeni femrat arrestoini

  2. Populli says:

    Informacion nga monika bastarde….fuck you bajge e qelbur…..

  3. ilir says:

    Ja ka dhen MONA ne shtrat keto informacione shum te KLASIFIKUARA!

  4. ta says:

    po pse vete? nuk mund te mblidhje komisionin e sigurise, apo ashtu ta propozoi berisha- me gruan.

  5. Alumi says:

    Je thellesisht i degjeneruar o Ilir hajduti. Pikrisht per te destabilizuar vendin e ke bere te gjithe kete rromuje. Duhet te shkarkohesh nje ore e me pare.

  6. ida says:

    Kush ta tba Monika apo Titi!

  7. lori says:

    Nga e kishte kete informacion Toto Likja nga ndonje ambasador te akredituar pranen ndonje institucioni shqipetar ,ku rrenjet Berishist jane shtrire deri ne ato informacione qe shpesh etiketohen “qytetari digjital”!Eshte fare e thjeshte per te treguar se nga kush e ka marre kete informcion dhe se kush ia ka ofruar Berishes????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    Tentakulat Berishiste shtrihen jo vetem ne organet e drejtesise ku hoqi te arsimuarit me UT dhe i zevendosoi me kursin e plepave e kerkush nga ata qe bejne sikur sot jane kunder tij heshten per bemat e tij ne nçdo rast!Shkarkoheni kete kok palare qe pasi vodhen e vrane protestuesit ,ne vend qe te jipnin llogari deri ne nje duke iu bere nje gjyq popullor u emeruan ne majat me te larta te shtetit dhjemokratik ! Shteti i se drejtes do te instalohet ne Shqiperi kur te shkallmohet njehere e mire shteti paralel Berishjan qe akoma mban peng kete vend!Meta u perdor nga Berisha duke i servirur dokument teper sekret nga nje organizem i rendesishem ushtarak e ky liliput e perdor sikur ka patur ky informacion!N.q.se Edi Rama ka patur nje mision per te çinstaluar kete makineri vrastare duket ti demaskoje hapur deri ne shperberrjen e kesaj organizate kriminale qe vepron ne interesa te ngushta e kunder ketij populli e vendi!Vetem ne kete menyre kjo lufte mund te shkoje perpara deri ne asgjesimin e kesaj bande qe duart i ka te lyera me gjak e para te pista!Ndryshe kjo lukuni Jensh nuk ka te ngopur e do te vazhdojne te pijne gjakun e ketij populli deri ne eleminimin e tij!

  8. Pellazg says:

    HAJDUT,HAJDUT&KRIMINEL. NE BURG E KE VENDIN. ISHTE PIKERISHT VENDIMI YT PER ANULLIM DHE SHTYRJE ZJEDHJESH QE I DHA SHPRESE DHE GAZOLIN GRUPEVE KRIMINALE DHE JO E KUNDERTA SIC THOTE ZOTEROTE. HISTORIA JOTE META ESHTE “NGA OPINGA NE MILIONER BALLKANAS” NATYRISHT ME FLORI TE VJEDHUR, PALLATE,FABRIKA,BIZNESE, ESHTE E NATYRSHME. POR JUVE KJO NUK JU MJAFTOI, POR KERKUAT TI VENI ZJARRIN KETIJ PARLAMENTI DHE KERKUAT LUFTE CIVILE. NE BURG E KE VENDIN KRIMINEL DHE HAJDUT ORDINER!!!!

  9. Phoenix says:

    Fjala e hapjes: “Zoti President, jeni ‘thërritur’ në këtë komision…” Ulsiu ende nuk ka mësuar shqip.

  10. tirona says:

    Per te vetmen gje qe nuk keni genjyer.Informacionin e keni pas te sakte se jua ka dhene Mona me Lulin ,personat qe do e realizonin kete akt .

  11. Komentuesi says:

    Ilir Meta nuk ndahet nga pd-ke dhe kur thot qe te dyja palet kishi shembull te shkelqyer konfliktesh.Kjo nuk qendon.Konfliktin e kishet pd-ke,lsi-ja me Edi Ramen per pretendime te kota, fare te kota,kurse Ps-te dhe Edi Rama ishin ne punen e tyre dhe nuk deshironin as protesta as flake e tym qe bente Basha me Berishen dhe Fallxhoren.Rama donet qe ta linin te punonte i qet,por ujqerit me Meten ne krye i vune flaken Tiranes.Meta te shkarkohe se e ka hak.Ai ka shkelur kushtetute. Ato qe thot ai para komisionit, jane justifikime,jane perralla.

  12. pak arësye says:

    E ndoqa direkt 2 ore e 15 minuta. Meta nuk mbeshtetej ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, por ne vendimet dhe orjentimet e gjykates se Strazburgut! Per tu habitur se qe nga fillimi deri ne fund ate permendte. Valle ishte president i Europes apo i Shqiperise?! Kur Kushtetuta thote qe 1+ 1= 2, pse ky kerkon ta korigjoje Kushtetuten? Valle i thote Kushtetuta qe i shton vete kompetencat presidenti sipas rrethanave?! Pse nuk u pergjigj pyetjes per konflikt interesi dhe sidomos pyetjes se Bashkim Finos qe i tha:…e justifikove se me 30 qershor nuk do ishte opozita dhe per ti lene kohe asaj ( nuk i mjaftoi koha dhjetor-qershor) e çove 13 tetor, por ish opozita ka deklaruar se nuk merr pjese as me 13 tetor, çfare do besh me kete date, do ta shtyshe prape? Nuk u pergjigj fare Ilir Meta si e kane zakon keta lloj njerzish. Nje njeri qe fshihet ne lekuren e tij dhe kujton se nuk e shikojne.

  13. luli says:

    Me ate veprim qe bane ti i fute benzin zjarrit . Veprimi jot do ishte ky : Duke pare qe dy palet po qendroshin ne llogoret e tyre , ti sapo more ate informacjon te shkoshe ne zyre te kryeministrit dhe te konsultoheshe me te dhe po mos te ishte dakort me bere bisedime me ju , ju atehere te mblidheshit keshillin e sigurise dhe ta kalonit vendin ne gjendje te jashtezakoneshme dhe ne keto kushte ju e çbenit 30 qershorin dhè ķķeshtu e ka edhe kushtetuta dhe nuk kishte institucjon qe ta hidhte poshte . Poŕ ti je vete bashke me Berishen qe i organizoni keto pune qe te sabotoni reformen ne drejtesi . Pra i gjithe populli e di qe se situaten e stabilizoj Amerika dhe Europa ndersa ti i ke fut benzine siç e ke zakon

  14. TURI EMIGR says:

    informacion teper i besueshem nga nje burim me se i sigurte nga 3 organizuesit l basha m kryemadhi dhe i meta A KA INFORMACION ME TE SIGTURTE

  15. xhulio says:

    Ky eshte plere, po plere eshte dhe prokuroria dhe SHIKU, qe paskesh qene ngritur nje grusht shteti dhe qe do digjej parlamenti, dhe qetesia u gjet duke shtyre zgjedhjet. Kjo eshte çmenduria e nje presidenti duke bere shantazh per te mbrojtur ate koleren qe ka ne shtepi. Ky do futur ne burg jo me ta degjosh se si do digjej ky vend, kush ta beje, te gjithe plera jane. Nuk behet jooooo ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje