Në dëshminë e tij të gjatë prej më shumë se dy orësh para Komisionit Hetimor Parlamentar, Presidenti Ilir Meta përmendi në më shumë se një rast një vendim të 2015-ës të Gjykatës së Strasburgut, që tha se i jepte të drejtë vendimit të tij për anulimin e 30 qershorit me arsyetimin se u mohohej e drejta e qytetarëve për të zgjedhur.
Rasti të cilit i referohej Presidenti ishte padia e bërë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut nga Rushen Mehmed Riza dhe 101 pjesëtarë të tjerë të minoritetit turk në Bullgari, të cilët akuzonin shtetin bullgar se u kishte mohuar si të drejtën për të zgjedhur, ashtu edhe atë për t’u zgjedhur, parashikuar nga Artikulli 3, Protokolli 1 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Padia lidhej me një vendim të marrë nga Gjykata Kushtetuese bullgare në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 5 korrikut të 2009, ku Rushen Mehmed Riza kandidoi dhe me votat e minoritetit turk fitoi nën siglën e partisë së tij “Lëvizja për Drejtësi dhe Liri”. 23 qendra votimi u hapën edhe në Turqi, për t’i mundësuar një pjese të këtij minoriteti bullgar që jetonin aty të drejtën për të votuar. Por, pas zgjedhjeve, Partia për Rregull, Barazi dhe Drejtësi kërkoi nga Prokurori i Përgjithshëm që të kërkonte në Gjykatën Kushtetuese heqjen e 7 mandateve të fituara nga partia e Rushen Mehmed Riza me arsyetimin se ishin vërejtur shkelje të rënda të Kodit Elektoral në qëndrat e votimit të hapur në territorin turk.
Nga hetimi i autoriteteve bullgare një pjesë e mirë e këtyre shkeljeve të dyshuara u provuan dhe Gjykata Kushtetuese doli me një vendim në shkurt të 2010, ku refuzoi t’u hiqte mandatet shtatë deputetëve të dalë kryesisht nga votat e minoritetit turk, por vendosi qvendosi t’i cilësojë si të pavlefshme votat në këto qëndra votimi, por pa dhënë një urdhër për përsëritjen e procesit zgjedhor.
Riza dhe 101 shtetasit e tjerë iu drejtuan Gjykatës së Strasburgu, e cila më 13 tetor të 2015 u dha të drejtë dhe gjobiti me shumën modeste prej 6 mijë eurosh shtetin bullgar për shkelje të Artikullit 3, Protokolli 1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për cenim të të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Në pamje të parë, rasti në fjalë i jep plotësisht të drejtë arsyetimit të dhënë nga Presidenti Ilir Meta para Komisionit Hetimor Parlamentar, sepse më 30 qershor në më shumë se gjysmën e bashkive nuk pati garë, ndërsa në pjesën tjetër gara ishte vetëm në letra. Por, në praktikën gjyqësore dhe interpretimet që kjo gjykatë i ka bërë këtij artikulli të Konventës është vendosur standardi që ky rregull nuk zbatohet për zgjedhjet për pushtetin vendor, siç ishin ato të 30 qershorit në Shqipëri.
Aplikimi i Artikullit 3, Protokolli 1 i Konventës vetëm për zgjedhjet për pushtetin qendror, pra zgjedhje legjislative është vendosur si standard që prej 2 marsit të vitit 1987 në çështjen “Mathieu-Mohin dhe Clerfayt kundër Belgjikës”.
“Artikulli 3 (P1-3) zbatohet vetëm për zgjedhjet e “legjislaturës”, ose të paktën për një nga dhomat e Parlamenteve që janë me dy dhoma, ose më shumë. “Legjislaturë” nuk do të thotë domosdoshmërisht Parlamenti, por duhet të interpretohet sipas strukturës kushtetutese të shtetit përkatës”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit, sipas të cilit Gjykata e Strasburgut rrëzonte padinë e aplikuesve.
Pas këtij rasti, paditë e tjera që pasuan me të njëjtin objekt, pra për shkelje të Artikullit 3, Protokolli 1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut u rrëzuan njëra pas tjetrës. Një e tillë është edhe ajo e “Salleras Llinares kundër Spanjës” në maj të vitit 1999. Luis Salleras Llinares pretendonte shkelje të këtij artikulli pasi për shkak të burokracive nuk kishte regjistruar dot në kohë listën e partisë së tij me kandidatët për këshilltarë bashkie në rajonin Cadaques.
Këtë praktikë Strasburgu e arsyeton me natyrën e pushtetit vendor, si pushteti më i afërt, që u ofron shërbimet bazike qytetarëve dhe kompetencat e të zgjedhurve të tij, që në gjykimin e Strasburgut nuk mund të kërcënojnë një sistem demokratik qendror dhe as mund të shkelin parimin e të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.(gazetasi)
ORE KTA SA LAJNE E SHPELJANE NJERI TJETRIN , NUK BESOJ SE DO KETE NOJ HER DREJTESI PER TIPA SI KY QE KANE PARA KESH (DMTH PARA KRYEKEPUT TE KRIMIT) ME SH SE CDO NJERI TJETER NE BALLKAN E ME GJERE… U QR TE GJITH KTYRE QE HAJDUTEVE TE PAFYTETYRE QE NA PERFAQSOJNE
Referimi tek ky vendim gjyqësor i Strasburgut mund të jetë një sofizëm, por edhe paaftësi e këshilluesve presidencialë për të kuptuar thellë dhe drejtë problemin. Sepse bie në sy er shqetëson një ARGUMENT-BUMERANG tjetër. Presidenti argumenton se “KAM TË DREJTË TA ZHDEKRETOJ DEKRETIN” e votimeve më 30 qershorin sepse kam përgjegjësinë kushtetuese për të dekretuar zgjedhje të tjera “gjithëpërfshirëse”(?!), me qëllim që të zbatoj parimin e Kushtetutës që ka të bëjë me ruajtjen e PLURALIZMIT si dhe me FSHEHTËSINË E VOTËS?!
Por NATYRA PLURALISTE (E shtetit/DEMOKRACISË) DËSHMON SE MUND TË RUHET DHE GARANTOHET NË SHUMË E SHUMË MËNYRA. Le të kujtojmë se sa kushtetuta (d.m.th. shtete) ka në EVROPË, AQ FORMA SPECIFIKE TË ZBATIMIT TË DEMOKRACISË KA.
Nëpërmjet këtyre kushtetutave ruhet/mbrohet i njëjti parim kushtetues – PLURALIZMI (por jo kur vetë partitë nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje!). Ky parim kushtetues bazë ruhet e garantohet pikërisht dhe pashmangshëm me teknikalitete e procedura të përcaktuara në mënyra të ndryshme nga njëra kushtetutë tek tjetra. Pikërisht, respektimi i procedurave të sanksionuara me SAKTËSI në çdo kushtetutë quhet patjetër “veprim kushtetues”, ndërsa çdo “zgjidhje” “origjinale”, duke i injoruar ato, quhet SHKELJE E KUSHTETUTËS, PASI PARIMI/NATYRA PLURALISTE E DEMOKRACISË ME VEPRIME/DEKRETE SI ATË QË NXORI PRESIDENTI YNË AS NUK MBROHET E AS NUK CENOHET DOT DEMOKRACIA! Cenohet vetëm rendi, qetësia e stabiliteti, po aq sa i hapet rrugë trazirave, konfrontimeve, anarkisë ligjore dhe politike.
Për sa i përket FSHEHTËSISË SË VOTËS, shteti vetëm të garanton të gjithë kushtet që vota të mbetet e fshehtë, por nuk të dënon nëse shtetasi vetë e deklaron votën apo shkon në votime me 1 kandidat-alternativë. Megjithëse edhe në këto lloj votimesh ka disa alternativa që nuk qëndrojë tek numri i kandidatëve, por tek alternativa e hedhjes së votës në disa mënyra: “pro”, “kundër”, “abstenim”/“e pavlefshme”! Kështu që dikush vërtet shkon hapur e voton në votimet me 1 kandidat, por nuk mund të dihet nëse ai ia ka dhënë votën këtij kandidati, mjafton që në kuti të ketë një votë “kundër” apo të “pavlefshme”!
Kaq është “jurisprudenca” e Presidencës!
Me pak fjalë që t’a kuptojnë lexuesit atë çfarë nënkupton artikulli. Ky artikull na thotë që Strasburgu nuk i miraton praktikat me 1 parti në votime vetëm kur ato janë për legjislativin sepse kur është fjala për bashkitë e komunat lejohen zgjedhjet moniste se nuk na e cenuakan demokracinë. U pika juve dhe artikullit tuaj . Kush militant i nxjerr këto analiza në portal.