Gjysëm e vërteta e Ilir Metës, për 8 qershorin dhe kërcënimi amerikan për Bashën e Kryemadhin që ndaloi çdo gjë

9 Shtator 2019, 12:03Politika TEMA

Ilir Meta ka thënë gjatë fjalës së tij në Komisionin Parlamentar për shkarkimin e presidentit, se ai shmangu dhunën dhe djegien e Kuvendit më 8 qershor, duke ç’dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Por, Meta nuk thotë gjithë të vërtetën.

Është e vërtetë që opozita kishte planifikuar akte dhune, por ato u ndaluan jo nga Ilir Meta me vendimin e tij për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, por nga SHBA.

Ishte një intervistë e Mattheë Palmer për Top Channel atë ditë, që ndaloi gjithë planet e dhunës së opozitës.

Deklarata e Palmer ishte e ashpër dhe e drejtëpërdrejtë, çka detyroi Lulzim Bashën të tërhiqej nga aktet e dhunës.

“Djegia e mandateve parlamentare, bojkoti i zgjedhjeve, dhuna që kemi parë në protestat e organizuara politikisht janë, në themel, në kundërshtim me praktikat demokraike. Siç e thashë gjatë vizitës sime të fundit në prill, dhe po e përsëris për ju, partitë e opozitës duhet të kërkojnë një shteg drejt dialogut me qeverinë lidhur me reformën zgjedhore.

Duhet të punojnë së bashku me autoritetet për të trajtuar rekomandimet që OSBE/ODIHR nxorën pas zgjedhjeve në vitin 2017 dhe 2015 në Shqipëri. Këto janë një numër çështjesh, përfshi blerjen e votes, kërcënimin e votuesve, si dhe praktika të tjera, të cilat duhet të trajtohen dhe reforma zgjedhore është e vetmja zgjidhje”, tha Palmer.

Në emër të qeverisë amerikane, ai i kujtoi organizatorëve të protesteva se aktet e dhunës konsiderohen krime:

“Më lejoni të jem shumë i qartë: dhuna nuk ka vend në demokraci. Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën Demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Megjithatë, përdorimi i përleshjeve fizike apo mjeteve shpërthyese si mjete proteste është jo vetëm jodemokratik, por është edhe i paligjshëm.

Shënjestrimi me fishekzjarre dhe molotov i oficerëve të policisë dhe ndërtesave publike nuk janë akte paqësore. Ata që përfshihen në aktivitete të tilla të dhunshme kryejnë krim dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.

Iu kemi bërë thirrje në mënyrë të përsëritur udhëheqësve të opozitës, sidomos kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi që të dënojnë publikisht aktet e mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me hetimet që synojnë të identifikojnë autorët individualë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të rregullta dhe paqësore.

Dhuna e ushtruar nga protestuesit është në kundërshtim me synimet e deklaruara të partive opozitare për të pasur një demokraci të fortë europiane”.

Nga Ushingtoni, Palmer i dërgoi një paralajmërim të drejtëpërdrejtë kreut të PD Lulzim Basha dhe shefes së LSI Monika Kryemadhi:

“Dua të jem shumë i qartë me zotin Basha, zonjën Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore.

Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të bëjnë hapa pas nga konfrontimi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv që synon t’i japë fund ngërçit politik.”

I pyetur për politikanët shqiptarë që mbështesnin dhe promovonin drejtpërdrejt apo tërthorazi dhunën gjatë protestave, a do të kishin pasoja nga Qeveria e SHBA, Palmer tha këtë përgjigje:

“Nxitja e dhunës nga kushdo është një fyerje për popullin shqiptar dhe duhet dënuar nga të gjithë. E kemi bërë të qartë kundërshtinë tonë ndaj dhunës si instrument politik. Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.”(TemA)

6 komente në “Gjysëm e vërteta e Ilir Metës, për 8 qershorin dhe kërcënimi amerikan për Bashën e Kryemadhin që ndaloi çdo gjë”

  1. h says:

    Ky intrigant i mjerë fshati,shpreson të gënjejë ndonjë njeri të kategorisë së vet.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Meta u vetmbur ,kur votuan 140 deputet,Pro !?
    Meta nuk pranoi te votonin deputetet,I largoi nga salla,presioni I SHBA I futi ne salle dhe votuan 100℅
    Dhe ne 8 qershor,perseri kerkon te marre meritat e faktorit nderkombetar ,kryesisht ato Amerikane.
    Meta mbron organizatoret e grushtit te shtetit ,ata qe do digjnin Parliament in !
    Kush jane z.President ????
    Jam ne pritje te “shpalljes” per se treti,te dates se zgjedhjeve ,nga Meta !?

  3. Agimi Diber says:

    Ja fut kot Ilir koke tuli.Kete eshte per ta shkerdhyer prapa e para.Ky legen tallet me fatet e ketij populli fukara dhe me te mirin ne te gjithe boten.Jo more ilir koke tulli nuk te len babloku amerikan te digjet shqiperia.Rrofte ky anerika qe eshte dashamires i popullit shqiptar.Po keshtu edhe gjermani qe i do shume popujt ilir qe ne kemi prejardhjen. Jo nga ilir Meta shkerdhata. Shqiperia do te shpetoi nqse ne do te behemi proktorat i Amerikes ose i Gjermanise. Ne keto dy shtete ka burra shtetesh te cilet nuk mendojne per zgjedhjet e rradhes por mendojne per te miren e brezave te ardhshem. Ilir koke tuli duhet futur ne burgun e zakonshem dhe jo ate te sigurise se larte pasi atje e mbrojne. Ne burgun e zakonshem duhet te futet se do ta urdherojne te burgosurit e tjere qe kur te futet per tu lare ne dush do ta urdherojne ilir koketulin per te marre spaunin qe bie ne toke. Ptu rrace fshatari i ndyre se badhku me gruan e tij.

  4. Lik says:

    Dy gjysmat e te vertetes jane qe presidenti Ilir Meta kerkonte anarshi me çdekretimin e 30 Qesrshorit.Ai e dinte qe opozita
    nuk do hynte me zgjedhje dhe do mund te tentonte edhe te digjte parlamentin dhe kjo ishte qe ai donte.Pse nuk nuk i beri thirrje serioze PD dhe LSI -se per shkuarje ne zgjedhje?

  5. mali says:

    ore preshident,
    edhe flake te behej shqiperia, ato zgjedhje duheshin bere ne 30 qershor.
    sepse nese nuk votohej ne 30 qershor, shqiperia do behej flake jete e mot –
    precedenti qe bej dhune dhe pastaj shtyj zgjedhje do perdorej pafund.

  6. IVONI says:

    Po ky kercenim amerikan c`eshte ? Po na cudisni ore tipa vertet te cuditeshem . Per ku luftoni , te integroheni ne B.E. apo ne U.S.A. ? Ne duam Shqiperine te ece me kembet e saj , pasi jemi bijte e saj . Ata qe duan B.E. -ne apo Ameriken , rruget i kane te hapura . Duam qeveri shqiptare me njerez te denje te drejtojne popullin dhe jo pushta , drogaxhinj , hajduta etj etj ..! RRofte Shqiperia , poshte tradhetia ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje