KED rrëzon gjyqtaren Zhaklina Peto

9 Shtator 2019, 18:44Kronika TEMA

Gjyqtarja Zhaklina Peto fitoi të drejtën në gjykatë që të vlerësohej si kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

Por Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e rrëzoi sërish kandidaturën e saj në mbledhje e kësaj të hëne. Në fund të mbledhje është publikuar vendimi.

Në vendim thuhet: Në lidhje me kërkesën paraprake të kandidates Zhaklina Peto, të paraqitur për pretendimin e saj mbi gjendjen e konfliktit të interesit dhe përjashtimit të të gjithë anëtarëve nga shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidaturave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, përpara vijimit të bisedimit të Këshillit mbi gjetjet në procedurën e verifikimit të kësaj kandidateje, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit, në zbatim të neneve 222-225 të ligjit nr. 115/2016, pasi shqyrtuan motivet përkatëse, vendosën rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e secilit anëtar të Këshillit nga procedurat e verifikimit të kandidaturave të kandidates Zhaklina Peto, si të pambështetur në ligj. Gjithashtu u vendos:

Paraqitja e interesit për kandidim, së bashku me dokumentacionin shoqërues, depozitohet në zyrën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pranë Gjykatës së Lartë, deri në datën 20 Shtator 2019.

Teksti i shpalljes së thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, gjendet në në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, pjesa për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, në zërin K.E.D “Vende Vakante”.

2 komente në “KED rrëzon gjyqtaren Zhaklina Peto”

  1. Ujku Plak says:

    Ska problem se e zevendeson Etleva Stafa prokurore ne Elbasan, e cila edhe pse doli te Fiksi nuk e rruan fare por vazhdon punen e qete, Kryeprokuroria pas skandalit nuk mori masa per abuzuesit por i la ne pune dhe ata po i bejne letrat Bashkimit dhe e traitoine si te pandehur se ai e beri publik abuzimin e prokurorise. Turpe dhe keqeardhje si e kane katandisur kete vende, edhe ata te Fiksit mos te bejne shou dhe pastaj i lene njerezit ne meshire te fatit

  2. Ujku Plak says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje