Pas dëshmisë së Metës në Komisionin e Hetimit, Palmer mesazh të ri: SHBA, sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor

9 Shtator 2019, 18:25Politika TEMA

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer ka deklaruar se me postin e ri që kori SHBA tregon se janë shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor.

Palmer  zhvilloi vizitën e parë zyrtare në rajon në postin e tij të ri ku u takua me Presidentin Milo Đukanović dhe Kryeministrin Duško Marković të Malit të Zi.

“Mali i Zi është një udhëheqës dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë ta vizitoj së pari pasi të mora  përsipër këtë pozicion,” tha Palmer, deklarate kjo menjehere pas deshmise se Metes ne Komisionin e hetimit per shkarkimin e tij.

Sipas Palmer, i cili është edhe një ndihmës sekretar i shtetit, emërimi i tij në këtë post tregon  së Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përqendruar në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Marković uroi Palmerin, duke shprehur mendimin e tij se emërimi mund të bëjë arritjen e qëllimeve strategjike të rajonit më shpejt dhe të kontribuojë në stabilitetin  rajonal.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur që kjo pozitë është e zënë nga dikush aq i njohur me Ballkanin si ju”, tha Markoviç.

1 komente në “Pas dëshmisë së Metës në Komisionin e Hetimit, Palmer mesazh të ri: SHBA, sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor”

  1. VERI says:

    Zoterinj gazetare , pasi shkrruani shume keto 30 vjetet e fundit per USA-n , pse nuk na shpjegoni perse interesohej kaq shume ky shtet heterogjen i nje kontinenti tjeter per Ballkanin , nuk e kam fjalen per Shqiperine vetem , por Mali i Zi , Bullgari , Bosnje -Hercekovine , Serbi , Kroaci , Slloveni , Kosove e ndonje i harruar ? Mos valle O.K.B.-ja nuk ekziston me ? Apo eshte propaganda e juaj pasi USA eshte “e lakmueshme” per shqiptaret . Mos pagueni gje nga ata ..?! Kuriioziteti i im eshte shume i madh , pasi si ka mundesi qe ju , gazetaret e djeshem , apo bijte e tyre qe e keni sharre me rrenje e dege politiken e saj para 30 vjeteve , tani kethyet 360 grade ?!Kjo eshte nje cudi e shekullit , pasi megjithese po e propagandoni , vendi eshte ne mizerje te plote , perjashto trafikantet e droges , “nomeklatura” te pushtetareve te korrupsionit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje