Socialdemokratet gjermane thirrje BE-së: Të hapen negociatat për Shqipërinë, ka plotësuar të gjitha kushtet

9 Shtator 2019, 14:56Bota TEMA

Para përcaktimit të pozicionit të unionit CDU/CSU ende i pavendosur lidhur me hapjen e negociatave BE-Shqipëri, vjen një vlerësim pozitiv nga deputeti socialdemokrat gjerman, Nezahat Baradari.

Deputeti socialdemokrat gjerman i Bundestagut, Nezahat Baradari në një deklaratë të tij  për Deutsche Wellen e vlerëson si hap të rëndësishëm hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për reforma dhe me këtë i kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave. Për vazhdimin e kësaj dinamike të reformave negociatat e anëtarësimit do të ishin një motor vendimtar.”

Sipas deputetit socialdemokrat Nezahat Baradari, Bundestagu duhet tani të hapë përfundimisht rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. “Me kushtet paraprake të formulurara për Shqipërinë dhe fokusimin në kapitujt e shtetit ligjor në negociatat e pranimit, do duhet të jenë mënjanuar të gjitha pengesat që i zinin rrugën miratimit.”

Partia Socialdemokrate Gjermane e mbështeti edhe në qershor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Kurse unioni CDU/CSU pritet që këtë javën të merret intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

2 komente në “Socialdemokratet gjermane thirrje BE-së: Të hapen negociatat për Shqipërinë, ka plotësuar të gjitha kushtet”

  1. Kalec Dega says:

    Jane vertet te poshter Evropianet. Tana kushtet i ka plotedu Shqypnia. Lesh ka plotesu, lol.

    1. Kalec Mortja - WC e SHQUP says:

      E vertete o Kalec plehu,
      Shqiperia ska plotesuar kushtin kryesor per te cuar baben tend biologjik dhe shpirteror Saleh Qoftelarg Brekeskisja ne Rec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje