Miliona dollarë investime dhe qindra projekte që kanë modernizuar ndjeshëm Forcat e Armatosura Shqiptare duke kulmuar me bazën e ardhshme ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Kjo është vëmendja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar për Shqipërinë, vëmendje e cila në dy vitet e fundit ka shënuar një nivel shumë domethënës.
Në shenjë vlerësimi për kontributin e SHBA në fushën e sigurisë e mbrojtjes në Shqipëri, në një ceremoni ku merrte pjesë edhe e dërguara me punë e SHBA-së Leyla Moses Ones, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nderoi me Medaljen e Mirënjohjes, Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë.
“Siç kam pasur rastin ta bisedoj gjatë të dy vizitave që kam zhvilluar me homologët e mi në Pentagon, në terma të kontributit për frymë Shqipëria renditet e dyta pas SHBA.
Vitet 2018 dhe 2019 shënuan një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme për këtë bashkëpunim sepse investimet e SHBA në fushën e mbrojtjes në Shqipëri nuk kanë njohur asnjëherë një vëmendje më të madhe.
Forcat tona të Armatosura janë duke u shndërruar sot në një forcë ushtarake moderne, me një nivel profesionalizmi që i lejon të marrë pjesë në misionet e NATO krah për krah me kolegët tanë amerikanë e europianë”, u shpreh Ministrja e Mbrojtjes.
Ajo nënvizoi kontributin e SHBA në reformën në drejtësi. “Sot, kur falë mbështetjes së vendosur e të pakursyer të partnerëve tanë amerikanë, Shqipëria po hyn në fazën më jetike të zbatimit të reformës në drejtësi, është fare e qartë për çdo qytetar shqiptar sesa e rëndësishme është kjo mbështetje dhe çfarë roli vendimtar kanë luajtur e vazhdojnë të luajnë Shtetet e Bashkuara në mbështetje të aspiratës së shqiptarëve për të ndërtuar një shtet e një shoqëri evropiane, të bazuar tek sundimi i ligjit dhe vlerat e parimet e demokracisë”, nënvizoi Ministrja e Mbrojtjes.
Sipas Ministres Xhaçka, ashtu siç kanë treguar gjatë këtyre viteve se dinë të jenë partnerë të përgjegjshëm dhe besnikë, të vendosur për të përmbushur detyrimet e pritshmëritë që kanë aleatët, po njësoj FA do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të japin kontributin e tyre në çdo mision apo situatë ku do të jetë e nevojshme për të garantuar sigurinë e SHBA, aleancës dhe rajonit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të ngarkuarës me punë Leyla Moses – Ones përgëzojnë Shqipërinë për angazhimin e saj për bashkëndarjen e barrës për NATO-n dhe mbështet përpjekjet e saj të vazhdueshme deri në vitin 2024.
“Shtetet e bashkuara mbështesin Forcat e Armatosura shqiptare sepse kanë treguar pafundësisht ndër vite, se janë të gatshme, të përgatitura dhe të afta të luftojnë krah për krah me trupat amerikane dhe të NATO-s, kudo në çdo kohë dhe në çfarëdo kushtesh.
Për më tepër Shqipëria ka respektuar zotimet samitit të Uellsit dhe vazhdon të ris shpenzimet për mbrojtjen kombëtare drejt qëllimit të 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
SHBA e përgëzon Shqipërinë dhe mbështet përpjekjet e saj të vazhdueshme deri në vitin 2024. Fuqia e marrëdhënieve tona është e pamatshme dhe e pathyeshme. Për stafin amerikan të atasheut, puna juaj me zell sjell rritje të angazhimit.
Për personelin shqiptar, ju jeni zemra e bashkëpunimit, asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur.
Pa punën tuaj të madhe asgjë nuk do të ishte e mundur”, u shpreh e ngarkuara me punë e SHBA.
Kontributi i SHBA për fushën e mbrojtjes e sigurisë në Shqipëri shtrihet që nga automjetet e blinduara për grup batalionin e këmbësorisë së lehtë, qendra për reagimin kibernetik, trajnimi dhe arsimimi i efektivëve, pajisja e Forcës Ajrore me helikopterë BlackHawk, projektet në sistemin e ndërlidhjes apo pajisjet me vlerë se 1 milion dollarë për përgjigjet ndaj përmbytjeve dhe më shumë se 800 milion dollarë ndihmë humantare çdo vit.
Faleminderit
Ku i ke armet moj pat , nuk ke nje tank , nuk ke as nje top kalibri , nuk ke as nje avjon gjuajtes , as nje pilot per avjon as tankist per tank , kte te timin te ka dhen amerika , por kur flet ti per ushtrin qe nuk di nga lidhet gomari , çar te presesh nga nje ushtri qe nuk i sigurohet as grosha ne mgjes , ik mo naj shpif me ca xhipa te qelbur qe te ka dhen amerika , amerika i jep serbit f 16t 10 cop qe ka shtet , jo kryeminister me tuta kom miu si kryekari jot , ty te jep thas plasmasi amerika mos tall bythen me shqiptaret .
Ku i ke armet moj pat , nuk ke nje tank , nuk ke as nje top kalibri , nuk ke as nje avjon gjuajtes , as nje pilot per avjon as tankist per tank , kte te timin te ka dhen amerika , por kur flet ti per ushtrin qe nuk di nga lidhet gomari , çar te presesh nga nje ushtri qe nuk i sigurohet as grosha ne mgjes , ik mo naj shpif me ca xhipa te qelbur qe te ka dhen amerika , amerika i jep serbit f 16t 10 cop qe ka shtet , jo kryeminister me tuta kom miu si kryekari jot , ty te jep thas plasmasi amerika mos tall bythen me shqiptaret . Si politika dhe ushtria vari edin.
Tirana zyrtare nuk duhet te mbeshtetet 100% tek donacionet e aleatit tone te madh SHBA por duhet te investoje edhe vete ne rritjen e kapaciteteve ushtarake .
As me shume e as me pak tirana zyrtare duhet te marre shembullin e Kroacise trime e cila krenohet me armatosjen dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake ne te njejten kohe kur tirana zyrtare ka 30 vjete qe krenohet me cmendurine a carmatosjes totale qe I ka bere kombit shqipetare . Ska asnje dyshim qe kombi shqipetare eshte nder me luftaraket ne bote por duhet vullneti I vertete I nje klase politike pro-shqipetare ( jo si e tanishmja) e cila sdo te kishte frike se pakti ta imagjinonte nje ose dy ushtri shqipetare te fuqishme ne ballkan te cilat do te garantonin nje paqe afatgjate per te gjithe rajonin.
Tirana zyrtare ka bere nja dhjete Tendera per uniformen e Gardes dhe perfundimi shihet qarte ne foto. Si artiste cirku.
Sa mir do ishte sikur nje pes vjecar te drejtonte amerika presidencen kryeministrin sa te pastrohe just nga tradhetaret hajdutat ky vend
xho Sipas ju qe shkuani me lart shqiperija te tere buxhetin ta coj per skrap, duke menduar vetem per armatim dhe populli te filloj te haj mengjes per mendhes arme dhe fisheke?