Një ditë pas raportimit në Komisionin Hetimor, Ilir Meta ka ritheksuar kënaqësinë që i dha dje rikthimi në Kuvend.
“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi”, shkruan Meta.
Meta thotë se bashkë me Ruçin ranë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96.
“Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur ‘sasia’ duket fuqiplotë”, thotë ai.
Ajo që bën përshtypje në postimin e Metës në “Facebook” është fakti se ka zgjedhur ta shoqërojë me një foto të realizuar më herët, në të cilën është bashkë me zotin Ruçi dhe kryeministrin Rama.
Ku ishe pak muaj më parë?! Është më shumë se hipokrizi një sjellje e tillë ,dhe jo vetëm kaq por edhe pafytyrësi për një shtetar të atij poltroni.Nuk harroj kurrë qëndrimin tënd si shtetar për 21 Janarin ,kur përdore frazën që na bënte ne protestuesve “kokë pa larë” ku n’a vratë katër ,plagosët dhjetra dhe dhunuat qindra dhe e çuat Shqipërinë në këtë derexhe.