Kreu i demokratëve, Lulzim Basha firmosi në korrik të këtij viti urdhrin për organizimin e brendshëm të partisë, por thirrjes së tij për t’iu rikthyer jetës aktive politike dhe kontributeve për të sjellë Partinë Demokratike në pushtet nuk iu përgjigjën të gjithë ish-funksionarët.
Koordinatori i caktuar nga Basha për Qarkun e Gjirokastrës, Ervin Salianji sqaron se një pjesë e zërave më kritikë të demokratëve vijojnë të jenë në nivelin e inateve personale, duke refuzuar të japin kontribut në forumet e demokratëve.
“Të gjithë ish-funksionarët e PD-së janë kontaktuar. Një pjesë e madhe e funskionarëve nuk kanë ardhur menjëherë që të flasin dhe besoj që janë edhe këta që janë më të zëshmit në publik, pavarësisht se kanë të njëjtin funksion si unë në Këshill, nuk i kam parë në ndonjë mbledhje. Nuk është sekret të thuash që deri më tani kanë inate, nuk kanë ide”, tha Salianji për ABC News.
Demokratët nuk do të presin vendimin e 18 Tetorit për çeljen e negociatave për Shqipërinë për të thirrur protesta. Salianji thekson se demonstratat paqësore nuk e pengojnë këtë vendim, madje tregojnë vullnetin e qytetarëve për të kundërshtuar qeverisjen që kanë.
“Vendimi për dhënien ose jo të dakordësisë për hapjen e negociatave nuk ka të bëjë me protestat. Për 50 vite Shqipëria nuk ka pasur asnjë protestë, por nuk ka pasur asnjë negociatë.
Protestat shërbejnë se tregon që ka demokraci. Janë kushtet e qarta dhe të mirëfillta të partnerëve europianë për hapjen e negociatave dhe ato janë lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe padyshim në kushtet e sotme, zgjedhje të lira”, tha Salianji.
Pas organizimit të brendshëm të partisë, demokratët sipas ish-deputetit Partia Demokratike është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje duke mos qenë e papërgatitur si në disa situata të mëparshme.
“Ne mendojmë që jemi gati për zgjedhje të parakohshme në çdo moment që ato zhvillohen duke mos na gjetur të papërgatitur siç mund të ketë ndodhur në momente të caktuara për të mos pasur asnjë alibi për pjesën strukturore të partisë”, u shpreh ish-deputeti.
Partia Demokratike ka premtuar se javët e ardhshme do të dalë me një platformë kombëtare për zgjidhjen e krizës. Lulzim Basha ka theksuar se kjo platformë do të jetë edhe oferta e demokratëve për qytetarët shqiptarë.
Vic i lepire.Shko ne katundin ku ke lere dhe do te shikosh se sa vlen.Nje katundar me trute e Cilit s behet kurre demokrat.S di sec behet ne baze.Te pashkolluar, pa shkolle te mesme, me tre diploma te larta, te forte dhe parallinj kane zene burimet me uje te kthjellet.Njelloj si edhe ne PS apo LSI.Shqiperia ka humbur cdo arome demokracie.Do te shohim si do ta ndritesh ne Gjirokaster.Demokratet e vertete s kane inate.Kerkojne demokraci dhe jo krevate ku te shgryesh ti dhe imoralet e tjere.Je i provuar.Largohu sa nuk eshte vone.Me ty dhe shoket e tu qe keni per zot euron, s behet demokracia.
Zgjohu Lul, je akoma ne gjumin letargjik, nuk behet partia me salinjanin e dumen kur flasin per moral, siduket ky eshte dhe morali juaj qe ju bashkon, por qe nuk keni rezultat. Nderi dhe edukata fillon te vetja, pastaj jepu mend nese ke te tjereve. Ka djem e vajza ne PD plot, por ti lul vazhdon te mbash ato qe berisha ti la amanet. Sot ne kohet moderrne te PD, thuhet pse ç’ar beri salinjani e duma, jane punet e tyre personale, po, personale nese ato beheshin jashte konteksit te PD, jo ne zyrat apo tualetet e PD. Turpi nuk eshte vetem i tyre, por dhe i juaji qe i mbeshtet, tregon se karakteri pelqen karakterin.