I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk”, publicisti dhe analisti Frok Çupi foli rreth asaj që e cilësoi si ngjarjen e ditës, e cila filloi vitin politik; saktësisht seanca dëgjimore e presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor.
Sipas tij, Meta braktisi bashkëpunëtorët opozitarë dhe u përpoq të krijonte ura komunikimi me mazhorancën.
“Çfarë mund të thuash shkurtimisht se çfrarë ndodhi sot në komision është që papritur politika mori një kthesë shumë të rëndësishme, të ndjeshme.
Kryetari i shtetit nga një person në hetim u kthye në një zyrtar ndihmës të penduar, kjo është kthesa e parë.
Një kthesë tjetër që ndodhi sot në seancë është se presidenti nga një person agresiv ndaj mazhorancës, sot lëshoi ura për të pasur garancinë e mazhorancës dhe hodhi poshtë bashkëpunëtorët e vet opozitarë.
U distancua nga opozita, të cilën e përfaqësonte deri në momentet e fundit “, u shpreh Çupi.
Më tej vazhdoi:
“Në momentin kur Ilir Meta u ndodh në presion, sidomos të aleatëve dhe kur e pa që bashkëpunëtorët e tij, sigurisht nën udhëheqjen e tij, e tepruan me terrozimin dhe kur e konstatoi se terrorizmi politik i opozitës kishte lënë gjurmë në kanalet e politikës dhe diplomacisë botërore dhe kur perceptoi se kishte një shans që t’i linte ata që shkaktuan terrorizëm për t’u bashkuar me mazhorancën ai e bëri këtë.
Së dyti e bëri sepse Ilir Meta e pa veten sot jo si president më, por si kryetar të asaj partie që ka themeluar.
Ai tentoi qa ta ankorojë atë parti në zgjedhjet e ardhshme, ta ankorojë përsëri në mazhorancë duke hedhur poshtë aleancën me Partinë Demokratike, duke akuzuar PD-në dhe kryetaren e LSI-së, që është edhe bashëkshortja, duke i akuzar për drejtues të terrorizmit.
Ai tentoi që ta shkëpusë atë parti që mbetet për ta ankoruar në mazhorancën socialiste”, përfundoi Çupi.
O Cup, o idiot!
Di histori?!
Rajshtagu u dogj nga Hitleri per te azgjesuar Opoziten e atehereshme o kafshe e te thone pa pike turpi gazetar, ti je gazetkar.
Meta nuk e permendi fjalen Raishtag per te fajsuar Ps por e tha si shembull
SHUME DREJT!
Edhe po te kishte te dhena .. nga monik shurra i kishte , edhe nga lulushi me taga …
ILIR META KA BRAKTISUR TERRORISTAT E ANTISHQIPETARET KEJO NDODHI PIKERISHT PASI U TAKUA ME PRESIDENT TRUMP, NE KETE HAP KA DISA LAJME TE MIRA E SHPRESA TE NGROHTA PER STABILITETIN DHE PERPARIMIN E SHQIPERIS. TE PERSHENDES ILIR, DO VOTOJ E PROPAGANDOJ TE JESH PRESIDENT EDHE KATER VITE TE TJERA. MOS U FRIKESO NGA PRESIONET E KERCENIMET E SALIUT SE AI ATO I KA PASUR METODA PUNE GJITHENJE.
Cupi- Kur do ti je nder tre analistet me te mire qe ka Shqiperia . Mero, Ngjela dhe Ti Cupi, te tjeret jane gogla.
Faleminderit
E KE QARË!
BRAVO !
Çupi ka plotesisht te drejte, pasi Meta e shef qe LSI- se i kane ikur te gjithe
Kur vjen puna ju malot beheni nje!Ndaj edhe ky shtet s’ka per tu ber kurr se farra Berishiste eshte shperndare aq keq si kerpudhat pas shiut!Sa mendon qe ke rezuar Makr Market te dalin perpara Gjonmarket e kompani!Fare feudalesh !Si mund te presesh te hysh ne Europe e aq me pak te quhesh perendimor me rendin feudal te bajraktarizmit Berishjan,dhurate kjo nga miqt tane,ku ate se çaje dot pa etiketim jo me ta quash edhe kur vret “burre shteti”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!