Deponimi i Metës në Parlament, ç’dekretimi i 30 qershorit si benzinë për zjarrin që do “digjej” Parlamenti

9 Shtator 2019, 19:39Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Qëndrimi i presidentit të Republikës në Kuvend se ai ç’dekretoi 30 qershorin si ditë zgjedhjesh për të shmangur djegien e Parlamentit, është komentuar në mënyrë vertikale në këto orët pas raportimit të parë të kreut të shtetit shqiptar, në një komision parlamentar të hetimit të presidentit.

Si seancë e parë, deponimi i presidentit shkoi qetë nga të dy palët, ku nuk pati ngritje tonesh apo tensionim të ndërsjelltë, ndoshta edhe për të treguar xhentilesën e duhur institucionale, megjithatë ka rënë në sy mos ngulmimi i parlamentarëve për të hartuar një grup pyetjesh në lidhje me thelbin e çështjes.

Deklarata e Metës ka qenë mjaft e forte, por edhe nga ana tjetër mjaft e çuditshme, pasi në një shtet normal demokratik zgjedhjet gjithmonë janë përveçse baza e sistemit, edhe një mënyrë për të zbutur tensionet, pasi partitë politike, si aktorë kryesorë, për të ardhur në pushtet kërkojnë të votëbesohen përpara zgjedhësve, për të arritur kështu detyrën kryesore të një force politike.

Shqipëria në gati 30 vjet pluralizëm asnjëherë nuk e ka parë anulimin e zgjedhjeve normale si një mundësi për të qetësuar situatën, përkundrazi.

Meta dha rastin e Ramiz Alisë në vitin 1991, kur si president i Republikës ka shtyrë me një muaj zgjedhjet e vitit 1991, nga shkurti në muajin mars, pas një situate të krijuar nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës dhe kërkesës zyrtare të opozitës së atëhershme-Partisë Demokratike, për të shtyrë zgjedhjet.

Kjo kërkesë u përkrah edhe nga partia atëherë në pushtet, që drejtohej nga Ramiz Alia, pra PPSH.

Në gjithë këto vite nuk ka pasur asnjë rast kur presidenti ç’dekreton zgjedhjet si një mundësi për të ulur tensionet.

Në vitin 2007, presidenti Alfred Moisiu, pas një pakti të të gjithë partive politike parlamentare, i detyroi ata të vendosnin një nen kalimtar në Kodin Zgjedhor, ku i lejohej presidentit në atë rast të caktonte një datë tjetër zgjedhjesh, pasi opozita socialiste kërkonte shtyrje për arsyen e rritjes së sigurisë të dokumenteve të votimit.

Në rastin aktual, presidenti Ilir Meta dekretoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh pasi u konsultua me të gjithë partitë parlamentare, pra edhe me  opozitën, PD dhe LSI, kur këto të fundit u rikthyen në Parlament në dhjetorin e vitit të shkuar.

Në rastin e ç’dekretimit, nëse do të shërbente si një mjet për të ulur tensionet, atëherë do të duhej që të arrihej një pakt me palët, të cilat nuk binin dakord.

Ndërkaq, në rast se një organ ligjzbatues, siç është SHërbimi Informativ Shtetëror, ka informuar kreun e shtetit dhe sipas ligjit, paralelisht për një djegie të Parlamentit, atëherë presidenti do të duhej të merrte masat që ajo të mos ndodhë me anë të mekanizmave institucional, apo qoftë edhe duke ndërhyrë direkt në mënyrë që forcat politike të bëjnë apel për uljen e tensioneve politike.

Ç’dekretimi i njëanshëm apo i mosdakortuar nga palët, më shumë se një mekanizëm ç’tensionimi, shërbeu si një karburant për të ushqyer edhe më shumë flakët e sherrit politik.

Madje pikërisht nga akti i Metës, opozita përshkallëzoi paralajmërimin për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha foli për përplasje civile.

Ishte vetëm deklarata e zyrtarit të lartë të DASH, Mathevv Palmer, 2 ditë para zgjedhjeve në VOA, që fiku menjëherë zjarrin.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, tha zoti Palmer në një intervistë në seksionin shqip të Zërit të Amerikës më 28 qershor.

Ndërkohë që nga politikanë të opozitës ishte deklaruar se do të ndalonin që të zhvillohej procesi, duke përdorur militantët e tyre, zyrtari i DASH, Pamer deklaroi:

“U bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që më 30 qershor të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje”.

Sa për atë që tha kreu i shtetit, që nuk doja një “Rajshtag të dytë”, konteksti është krejt tjetër.

Hitleri, që ishte në drejtim të partisë naziste, nxiti përkrahësit e tij të djegin Parlamentin, duke akuzuar komunistët. Madje u akuzua një drejtues komunist bullgar, Gjergj Dimitrovi.

Pas djegies, Hitleri u bë kancelar, duke larguar kreun legjitim të shtetit…

6 komente në “Deponimi i Metës në Parlament, ç’dekretimi i 30 qershorit si benzinë për zjarrin që do “digjej” Parlamenti”

  1. Opinjonisti i pa_anëshëm says:

    Çudi me krahasimet pa sens dhe aspak të përafërta që bën “maçoja” nga Skrapari?!
    Është e qartë se ai jo vetëm që nuk bëri asgjë për të ndaluar “RUMPALLËN E DHUNSHME OPOZITARE” por ishte pikërisht ai që tentoi të “ndizte ZJARRIN” duke i “rënë çakmakut”…. kur nuk po i ” ndizte” i fryu fooort, i “hodhi edhe benzinë”. dhe kur po priste që “flakët” të bënin hatanë..erdhi “haberi” nga MIQTË TANË AMERIKANË…..dhe ky “trimi i çartur i Çepanit” jo vetëm që nuk foli, por në heshtje priste të “ndizej tritoli” (opozitar) dhe të “ngrohej në zjarrin” që aq shumë e ďëshiroi…. sot flet ndryshe….sepse e sheh ndryshe realitetin, realitetin që nuk mundi ta ndryshonte…..ZOTI NA DO nuk la të bëhej siç ai dëshironte të na shikonte……. fale ZOT..nuk di ç’thot

  2. USA says:

    Ky meta ka dale hapur kunder amerikaneve se I ka ardh mandata Po sa te jene kta socialistet ne regull jane likja dhe saliu.

  3. taro says:

    Hitleri ishte kancelar kur u dogj Rajhshtagu o koqe.

  4. alphade says:

    Z.President ! Zjarrin e 30 Qershorit nuk e shuajten as Ju dhe as bandat pedeiste e leseiste
    por e shuajti “Buldozieri” pertej Oqeanit me mbiemrin PALMER qe ua vuri “kembet ne
    nje kepuce” ! Pro te ishte per Mafian shqiptare me bashkekryetare, Qoftelargun e Vicido-
    lit dhe juve personal ishte do te ishte dite feste po ta shihnit Shqiperine ne flake ! Mos
    kujtoni se shqiptaret Jane budallenj dhe Ju mund t’i genjeni lehtesisht ! JO ! Kurresesi JO !
    Por I ka zene “rrota bishtin”! Ju jeni rrufiane te lindur ne gen ! Kaq per sot !

  5. Dyrrahu says:

    « Presidenti » Ilir Meta nuk ka dhene asnje te vetmin argument per te vertetuar vendimin e tij per te çdekretuar 30 qershorin.
    Ai ne menyre periferike zuri ne goje ndryshimin e datave te zgjedhjeve parendese ne Shqiperi.
    Asnje president nuk ka vepruar koke ne vete dhe ne favor te nje pale siç beri Meta.
    Te gjithe presidentet kane bere ndryshime datash te aferta me ato te mepareshmet, ky njeri e largoi daten per mbi 100 dite! Kete e beri qe te gjeje mundesi per t’i kthyer partite opozitare ne kuvend dhe ne rrjedha politike, kete e beri qe Monikes t’i jep mundesi edhe nje here te qendroje ne krye te LSI-se.
    Genjeshtra e tij per informaten se do t’i venin flaken Kuvendit nuk pine uje fare. Pse nuk shpalli gjendje te jashtzakonshme, pse nuk morri masa ne kuader te kompetencave te tija, por e çdekretoi daten, per ta zhvleresuar PS, fushaten e filluar dhe per ta shkelur Kushtetuten.
    Ilir Meta po kerkon rruge shpetimi, por nuk gjene dot sepse ka hy thell ne krim dhe ne shkelje te Kushtetutes.
    Heret a vone ai do te gjendet prapa grilave.

  6. Dyrrahu says:

    Redakdise Tema,
    Ka nje kohe qe komentet nuk i publikoni fare.
    Ja psh ketu thuhet se jane tre komente por per t’i lexuar nuk mundem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje