Kthesa e papritur e Bashës pas takimit me zyrtarin e DASH, në Asamblenë e PPE në Bruksel 'lobon' për hapjen e negociatave. Në krah ka Kashaun

9 Shtator 2019, 19:28Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, që po zhvillon punimet në Bruksel.

Në ditën e parë të punimeve të Asamblesë, Basha u takua me përfaqësues të partive anëtare të PPE-së, drejtues të politikës së jashtme dhe të zgjerimit në Parlamentin dhe Komisionin Europian, si dhe Parlamentet e vendeve anëtare.

Lideri i opozitës ka kërkuar mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave për Shqipërinë si një aspiratë e shqiptarëve, por edhe si garanci për të ndërtuar në Shqipëri një shtet demokratik, me pushtete të ndara, ku të garantohet vota e lirë.

“Hapja e negociatave është e rëndësishme , pasi do të sjellë një mbikqyrje të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sot ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale, siç demonstrojnë rasti i Shkodrës dhe Vorës, ku është provuar tashmë se dy të inkriminuar u caktuan të kandidonin për bashkitë”, deklaroi Basha.

“Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike. Zgjidhja – theksoi zoti Basha – janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore.”

Punimet e Asambelesë Politike të PPE-së do të vazhdojnë dhe gjatë ditës së nesërme, ku në axhendën e diskutimit, do të jenë sfidat me të cilat përballet Evropa aktual

2 komente në “Kthesa e papritur e Bashës pas takimit me zyrtarin e DASH, në Asamblenë e PPE në Bruksel ‘lobon’ për hapjen e negociatave. Në krah ka Kashaun”

  1. Ky eshte me i keq se micotaqi.
    Zbaton urdhrat e saleh vamir antishqoptarit

  2. LORA says:

    ,,,,,pasi deshtoi edhe me babalen gjermon te Bild,,,,
    ia mori kenges,”dallandyshe,ktheje ndryshe”.
    Bukur,,,,ia paskan vene bolet ne bige.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje