Opozita pas takimit me Komisonin e Venecias: Rama kërkon ta tërheqë në lojën e turpshme

10 Shtator 2019, 09:14Politika TEMA

Ish-deputetët e PD dhe LSI, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha kanë folur shkurtimisht për mediat pas takimt që zhvilluan mëngjesin e sotëm me anëtarët e Delegacionit të Komisionit të Venecias.

Komisioni ndodhet në Tiranë për misionin fakt-mbledhës sa i takon kërkesës për opinion nga mazhoranca nëse presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Por, përfaqësuesi i PD-së, Bylykbashi tha se “presidenti u përpoq për zgjedhje të lira”.

Ndërsa përfaqësuesja e LSI, Gjosha theksoi se lëvizja e mazhorancës po bëhet për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE-ODIHR, ku thuhet, sipas saj, se zgjedhjet e 30 qershorit ishin pa standarde.

“Ne merremi me një çështje që është jashtëzakonisht e rëndë për imazhin e vendit, pasi të ftosh institutcionet ndërkombëtare për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE ku thuhet se zgjedhjet janë pa standarde. Për vendimet e presidentit duhet t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese, por kuptohet që mazhoranca këkron të bëjë politikë me diçka me të cilën nuk mund të luhet”, tha Gjosha.

2 komente në “Opozita pas takimit me Komisonin e Venecias: Rama kërkon ta tërheqë në lojën e turpshme”

  1. shqip says:

    Keta kane bere shkollen e shejtanit. Kur u intereson Kom Ven, keta e kerkojne edhe per nje “perkthim”gjoja keq nga anglishtia. Deri dje thonin nderkombtaret. Sot jane futur ne bunker dhe shohin armiq nga te kater anet. Paskeni qene druvare te trashe o dhjerokrato-lesheli !

  2. Flutura says:

    .. . E po ku marrin vesh ata te shkretet, i terheq Rama per hundesh…
    Turp qe keta njerez paguhen per te degjuar ne, populli, gomarlleqet e tyre.
    Qe nga Presidenti, pa pike niveli intelektual, dhe njerzit per rreth tyre, me intelekt fare te ulet, dil neper kafene se gjen me shumice si puba e tyre. I kane vene njolle turpi Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje