Ardian Takaj dhe Agim Zeqo duket se nuk janë të përfshirë vetëm në trukimet e ndeshjeve të Skënderbeut.
Ish-futbollisti austriak, Sanel Kuljiç, i dënuar me 5 vjet burg për trukime ndeshjesh dhe i liruar vetëm pak kohë më parë, ka folur për median austriake “Krone”, ku thotë se bosët e trukimeve janë shqiptarë.
“Gjithçka ishte shumë e qetë, harmonike, deri kur… Tani jam shumë i frikësuar për jetën time. U përpoqën të më kontraktojnë sërish përmes një ish-të burgosuri, dhe më bënë presion. Tani jam i shqetësuar për jetën time”, thotë ai.
Gazeta austriake shkruan, se Kuljiç e ka fjalën për “bosat” e vërtetë pas skandalit, që nuk u thirrën kurrë për dëshmuar”, dhe që sipas tij, janë shqiptarë.
“Bëhet fjalë për presidentin e klubit profesionist “Skënderbeu”, që tashmë është dënuar për 10-vite nga UEFA për fiksim ndeshjesh, si dhe administratori(CEO) i një prej kompanive më të mëdha distributore në Shqipëri, e cila reklamon pijen më të famshme energjike austriake”, shkruan gazeta austriake.
Emrat janë të njohur për gazetën “Krone”, dhe Kuljiç garanton duke u betuar, për vërtetësinë e fjalëve të tij.
“Janë këta zotërinjtë që japin para për lojtarët e përfshirë në baste. Kështu ndodhte atëherë, po kështu ndodh edhe tani.
Ditët e sotme? Po, ndeshjet akoma manipulohen në ligën elitare austriake. Dua të shprehem për publikun tani, sepse ky hap më jep më shumë siguri për jetën, se sa të pres hetimet e gjata dhe pa fryte të policisë” shprehet i bindur Kuljiç.
Ai shprehet se Policia Federale është në dijeni të kësaj çështje. Edhe drejtori i Kodit Fair-Play, Severin Moritzer, është vënë në dijeni nga ana e tij, shprehet Kuljiç:
“E kam informuar, por nuk ka qenë shumë i interesuar. Sidoqoftë, koha do ta tregojë të vërtetën”, thotë ish-futbollisti.(TemA)
Linku i shkrimit:https://www.krone.at/1994537
ky Takaj duhet arrestuar sa me shpejt dhe Skenderbeut ti hiqen titujt kampion pasi keto gjera Takaj i ka bere dhe ne Shqiperi
Te lumte palla Mero Baze qe te pret shpata nga te gjitha anet pa ta bere syri tërrr duke u vene gjoba me shkrime te tilla çdo njeriu qe te del para me para. Dhe mire ua ben ketyre deleve persa nuk reagojne, ndonese kane para, jane te sukseshem por nuk flasin dhe nuk u drejtohen organeve kopetente per te vene drejtesi per perbaltjen e tyre. Nje pyetje kam per gazeten TemA: ne gazeten austriake nuk permendet asnje emer as Ardian Take dhe as Agim Zeqo, i cili me sa e njoh vetem nje vit drejtoi ekipin e Skenderbeut ndaj me thoni nese pate filzhanin apo thjesht gjobevenie?
Po filzhani filzhani, ruhuni nga BURGU se parate dhe pasionin e shqiptareve ska pm ta vjedhi e ta mbaje
Duhen arretuar menjehere : Agim Zeqo, Ardian Takaj, Armand Duka, Hambi Salihi, Edmond Leka.
Duhet shkarkuar nga kryetar bashkie ai i Korces e duhet shkarkuar nga bordi i BSH, Ridvan Bode.
Mos u cudisni me emrin e Edmond Lekes. Parate e ketyre mjeshtrave qe permenda pastrohen te Union Bank qe eshte nen pronesine e vellezerve Leka dhe te Varuzhanit te Orneles.
Ku eshte prokuroria shqiptare?
TRESHE PUROS BASHKE ME GJICIN QE E K PIRE NDONJEHER JO GJITHMONE , TAKJA DHE ZEQO SE HEQIN NGA GOJA
Nje verejtje kamTirona.Vetem 3 titujt e parei duhen hequr Skenderbeut.Me pas u fuqizua,75~80% telojtareve ishin te huaj.Perderisa nuk ka limit,sa vendes dhe sa te huaj,duhet te perfshihen ne skuader,le ti mbajne.Le ti gezojne.