Ish-futbollisti i Barcelonës dënohet me 2 vjet burg

11 Shtator 2019, 17:00Sport TEMA

Problemet nuk kanë të përfunduar për Arda Turan që duket se pas kthimit në Turqi e ka humbur krejtësisht toruan.

Ish mesfushori i Atletiko Madrid dhe Barcelonës dhe që aktualisht është pjesë e skuadrës së Basaksehir është dënuar me 2 vjet, 8 muaj dhe 15 ditë burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje me të cilën edhe qëlloi me synimin për të frikësuar e ngjallë panik, ndërkohë që është rrëzuar akuza për ngacmime seksuale.Në muajin tetor të vitit të kaluar, Arda Turan u përfshi në një zënkë në një klub nate me këngëtarin Berkay Sahin pasi kishte flirtuar me bashkëshorten e këtij të fundit.

Artisti u dërgua në spital me thyerje të hundës, ndërkohë që Turan e ndoqi deri atje ku qëlloi me armë, por sipas avokatit të tij kjo ndodhi aksidentalisht.

Megjithatë kjo ngjarje i kushtoi shtrenjtë futbollistit që u dënua me 2 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg, dënim që për momentin është lënë pezull.

Por Arda Turan nuk është protagonist vetëm i këtij episodi negativ. ish kapiteni i përfaqësueses turke vitet e fundit u akuzua edhe për agresion verbal e kërcënime ndaj një gazetari ndërkohë që është ndëshkuar në kampionatin turk me 16 ndeshje pezullim për agresion ndaj arbitrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje