Reagimet e njerëzve të ndryshëm kanë qenë të shumta për fitoren e mbrëmshme të kombëtares sonë.
Natyrisht, fitoret kanë shumë “baballarë”, sikurse thuhet, ndërsa humbjeve nuk iu del kush për zot.
Nga Franca tek Islanda, kuqezinjtë e kanë parë veten në “ferr” dhe “parajsë” brenda tri ditëve.
E megjithatë, ëndrra vazhdon, kualifikimi për në “Euro 2020” mbetet i hapur matematikisht.
Ish-sulmuesi i shquar i Shqipërisë, Sokol Kushta, e ka analizuar kështu atë që ndodhi mbrëmë, përmes një statusi në Facebook:
“Urime për fitoren e bukur kombëtares! Fituesit nuk gjykohen, por analizohen.
Është nga herët e pakta që kombëtarja jonë reagon pozitivisht pas një humbjeje shkatërruese, si ajo me Francën.
Jo në drejtimin sportiv, por psikologjik dhe fizik. Këtu duket dora e një prej trajnerëve më të mirë në Europë.
Ai arriti të vendosë balancën në psikologjinë e ekipit, rinovoi formacionin për 4 ditë.
Dhe kjo u duk në reagimin pozitiv të ekipit, kur pësoi golin e dytë.
Gjithmonë, kombëtarja jonë bie nga ana psikologjike dhe fizike, por kjo nuk ndodhi këtë herë.
E kundërta ndodhi, shënoi dy herë dhe u rrit fizikisht me ndërrimet që bëri trajneri.
Po të vëmë re dhe parametrat fizikë, mbajtja e topit dhe taktika e trajnerit ishin dukshëm superiore karshi një kundërshtari të fortë.
Krahas shumë lojtarëve të rinj dhe premtues, doja të uroja Baren për të dyja ndeshjet e shkëlqyera të tij.
Ishte një përgjigje e fortë për shumë skeptikë, që nuk nguruan të hidhnin baltë mbi të.
Minimumi duhet të heshtnin dhe të kërkojnë falje për të.
E them për Baren, por duhet të jetë mësim për çdo lojtar të ri, që vjen te kombëtarja.
Ata duhen përkrahur dhe ndihmuar në momentet e para. Suksese me Turqinë”.
Rrofsh Sokol
Kombetarja reagoi jo ne drejtim sportiv,po psikologjik dhe fizik,shkruan Kushta dmth Tema qe ka korigjuar gabimet e shumta ortografike te Kushtes.
Shkurt muhabeti jo çdo lojtar i mire ku futet dhe Kushta,eshte patjeter analist i mire.
Federata islamike Shqiptare e mbushur me antimyzeqar idiot di ish Zini Gjin-Ali duhet shkaterruar se kjo historikisht diskriminon lojtaret myzeqar qe nga Majaci i madhe e deri sot te Roshi, Bare e Manaj.
Fitorja eshte fitore,por ajo merr rendesi kur fiton ndaj nje kundershtari superior !
Fitorja ndaj Islandes nuk ishte e veshtire ,trainer akoma nuk ja ka mesuar emrat te gjithe lojtarve ,ai ka vetem tre ndeshje qe I analizon !
Punen si “psikollog ” e beri kryeministri.
Perpara kemi ndeshjen me Turqine ,nuk do shikojme kete bollek golash ne porten turke .
Reja po arriti objektivin,kualifikimin ne European ,meriton superlativa.
O taro pordha , po ik o mjeran u bere ti te kritikosh Sokol Kushten , Koli te ka nderuar ty dhe mua dhe gjithe Shqiperine atehere kur personat qe te nderonin ishin te paket , pa te ardhura , pa kushte , por me shpirt , me zemer luani , dhe ti na korigjoke gabimet ortografike te Sokolit .
Dukesh qe je mistrec , lamash , je nga ata qe kane manine te thone gjithmone nje gje te kundert , pa qene nevoja …..palaco