Spartak Ngjela: Çoroditja e Metës, vazhdon ta kthejë mbrojtjen e tij në fajësi

12 Shtator 2019, 21:07Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Çoroditja e Metës, vazhdon ta kthejë mbrojtjen e tij në fajësi…

Meta deklaroi se “Parlamenti nuk është i plotë… kjo është krizë përfaqësimi”.

Jo, zoti Meta, kjo nuk është krizë përfaqësimi, është sakrificë në përfaqësim, për të ndëshkuar të korruptuarit.

Largimi i deputetëve PD dhe LSI, dhe futja në Parlament e deputetëve zëvendësues me arsye krejt e krejt ligjore nuk dha krizë, por sukses për Reformën në Drejtësi. Ky ishte sukses historik, sepse sot shqiptarët janë mu në prag të shpëtimit: në Shqipëri tani posa ka filluar antikorrupsioni si proces.

Meta tha gjithashtu që “jam shtyrë për të zhvendosur me dekret datën e zgjedhjeve të dekretuara, sepse kisha të dhëna se do të digjej Parlamenti “.

Nuk është profesionist prandaj gënjen, duke rënduar veten.

Për këtë rast, pyetjet enigmë janë këto:

Po mirë, ky President, nuk ka qenë fare në gjendje ta ndalonte djegien e mundshme të Parlamentit me forcën e shtetit?

Po mirë, nuk mundej ky President të lajmëronte kryeministrin e ti kërkonte atij shpalljen e masave drastike: nga ndalimi i protestës e deri te vendosja e pjesëshme e gjendjes së jashtëzakonshme?

Pse nuk ka bërë Meta asnjë nga këto?

Sepse ka pritur djegien, domethënë destabilizimin e Shqipërisë, ngaqë vetë rrezikohet nga Reforma në Drejtësi kur të fillojë procesi antikorrupsion. Domethënë, Meta është kundër reformës?

Sigurisht. Këtu ka qenë e gjithë loja e tij antikombëtare…

3 komente në “Spartak Ngjela: Çoroditja e Metës, vazhdon ta kthejë mbrojtjen e tij në fajësi”

  1. Piro says:

    Po kjo dihet e Taku. Meta eshte pjese e aksionit anti shtet. Opozita me turma e Molotov, Meta me dekrete.

  2. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    SUPER AVOKAT NGJELA si gjithmoné ! ! RROFSH 1000 VJET O TAKU dhe Mos u Ndal Kurré sepse je LEGJENDÉ dhe GJIGAND ! ! Bjeru pa méshiré DOBIÇAVE HAJDUTÉ té Politikés KURVÉ 29 VJEÇARE , I DASHUR AVOKAT

  3. Koba says:

    Nuk e luan as TOPI.Analize BRILANTE.Ne Hetim Zagaret per Tradheti ndaj Atdheut .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje