VIDEO/ Ushtarët e Zvicrës me prejardhje shqiptare këndojnë këngën “Xhamadani vija vija…”

12 Shtator 2019, 21:00Bota TEMA

Pas “skandalit” me Flamurin Shqiptar në ambient publik dhe atij me vënien e simboleve Kombëtare shqiptare në uniformat e tyre zvicerane, të rinjtë me prejardhje shqiptare që shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës u bënë edhe njëherë temë debati.

Në një video që po qarkullon në Tiktok, një grup i tyre në një makinë këndojnë me shumë pasion këngën “Xhamadani vija vija”, e cila, sipas “20minuten” është “himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe”.

Gazeta në fjalë shkruan se ndjekësit tjerë të kësaj platforme në internet nuk tregojnë mirëkuptim që ushtarët “secondos” në uniformën zvicerane të këndojnë këngë “shqiptaromëdha”, madje aty dëgjohen edhe thirrje për dëbim (të të huajve).

Ndërsa secondot reagojnë me humor: “Më vjen pak keq për Zvicrën. Të huajt e kanë marrë përpara, askush nuk mund të na ndalë”.

I pyetur rreth këtij rasti,  zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane, Daniel Rist thotë të mos ketë dijeni rreth rastit konkret. Por megjithatë ai thotë se nuk sheh ndonjë problem këtu.

“Në këtë mënyrë joformale dhe në automobil të mbyllur, kjo nuk na pengon”.

3 komente në “VIDEO/ Ushtarët e Zvicrës me prejardhje shqiptare këndojnë këngën “Xhamadani vija vija…””

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    arabi/bisht qeni mbetet bisht qeni…………….pune qenesh!

  2. shqiptari says:

    Provokacja per serbet ??Ju lumt goja o shqipe ????????

  3. ME EMER says:

    J Jetojne ne Zvicer i sherbejne vendit ku jetojne ne pregatitjen ushtarake per rruajtjen e interesave te tij , shume gje pozitive , po aq pozitive sa dhe te kendojne ato kenge qe ju burrojne nga shpirti .Ketu e keqja qendron vetem ne reagimet pa kuptim te “zemerzinjve” te globit ne pergjithesi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje