Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca u ka bërë sërish thirrje palëve politike që të ulen në dialog dhe të nisin reformën zgjedhore.
Nërkaq Soreca u ka kujtuar forcave politike se 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të futet në BE, dhe ky është treguesi kryesor se përse partitë politike duhet të futen menjëherë në dialog, dhe të shpresojnë që në tetor të hapet drita jeshile drejt BE.
“Çelja e negociatave nuk do të jetë fundi i fillimit, por fillimi i një procesi që shpresojë që në tetor të çojë në dhënien e dritës jeshile.
U kemi kërkuar palëve politike të futën ne dialog që në nisje të kësaj krize. Dialogu duhet të fillojë nga një pikë shumë specifike, dhe kjo pikë është reforma zgjedhore.
Mendoj se është shume e rëndësishme dhe e nevojshme.
Palët politike duhet të kuptojnë se 91% e shqiptarëve që duan të bëhen pjesë e BE, që do të thotë se të gjithë palët duhet të dialogojnë.
Ju e dini që ne u kemi kërkuar të gjitha partive që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në dialog. Këtë e kemi bërë nga hera, janë të shumta thirrjet që kemi bërë për dialog.
Më lejoni që të them se dialogu duhet të fillojë nga dicka specifike, dhe kjo mund të jetë reforma zgjedhore, që është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë shumë të rëndësishme për shqiptarët.
Kjo të bëhet në një mënyrë të drejtë dhe me standardet ndërkombëtare. Çelja e negociata do të ndihmonte edhe përsa i përket dialogu” u shpreh ai. (TemA)