Hëngri mollë në orarin e punës, këngëtarja shqiptare pushohet nga puna

13 Shtator 2019, 12:12Lifestyle TEMA
Hëngri mollë në orarin e punës, këngëtarja

Këngëtarja e njohur shqiptare Malda Susuri ka qenë e ftuar në programin e së premtes në “Ftesë në 5” duke u rikthyer kështu në ekran pas disa vitesh mungesë.

Malda, e cila u bë e njohur për publikun me këngën e saj “Dashuri e hidhur” me të cilën mori pjesë në Top Fest 3, ishte ftuar të fliste për ekspozitën e saj më të fundit që ka për qëllim promovimin e të drejtave të grave në Kosovë, për të cilën është frymëzuar nga një histori personale.

Por gjatë bisedës me Bieta Sulon, Malda tregoi një ngjarje personae që në pamje të parë mund të tingëllojë e pazakontë.

Ajo është pushuar nga puna për shkak se konsumoi gjatë orarit të punës një mollë.

“Isha duke punuar kur erdhi një mysafir që na solli disa mollë. E hëngra mollën bashkë me disa prej kolegëve të tjerë dhe drejtoresha mori vendim për të mbledhur grupin e punës, sepse kisha ngrënë mollën. Ishte një vendim qesharak, nuk mundesha ta besoja…”, tregoi Susuri.

5 komente në “Hëngri mollë në orarin e punës, këngëtarja shqiptare pushohet nga puna”

  1. Arjan says:

    Nese rregullat e brendshme te institucionit ku ke punuar e ndalojne te ushqyerit brenda ambienteve, ketu nuk ka asgje qesharake.

  2. Kozmos says:

    NE OREN E PUSHIMIT HAHEN MOLLET DHE DICKA TJETER . ESHTE MUNGESE ETIKE ,POR JO PER TU PUSHUAR NGA PUNA . HEREN E PARE TERIHEQET VEREJTJE , HEREN E DYTE PARALANMERIM. HEREN E TRETE LARGIM TE MERITUAR NGA PUNA . GJITHASHTU DUHET TE DALI NJE RREGULLORE E BRENDESHME E PUNES ,KU PERMBAN TE GJITHA RREGULLAT E PUNES .

  3. c says:

    Esht dashur te hash nje karrot :d

  4. anda says:

    Ca flisni s’ka vend ne bote ta beje kete…te pushohesh se hengre nje koker molle idiotlleku me i madh qe kam degjuar…

  5. Moisi Golemi says:

    Lesbike!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje