Takimi i Ramës me Merkel, PD e bindur në lobimin e saj kundër. Bardhi: Negociatat nuk hapen, asnjë takim s’e fsheh dot të vërtetën skandaloze

13 Shtator 2019, 18:56Politika TEMA

Partia Demokratike reagon përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlin dhe takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Bardhi thotë se pavarësisht takimeve të Ramës dhe propagandës së qeverisë, negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk do të hapen, duke treguar se eshte e bindur ne lobimin e saj dhe te Bashes kunder hapjes se negociatave ne Berlin dhe Holande.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Asnjë takim në Berlin, Ëashington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Edi Ramën, njeriun që futi krimin në zgjedhje dhe qeveris me të, nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim.

Propaganda nuk mund ta mbulojë heshtjen e Edi Ramës për kriminelin e tij të Vaut të Dejës, Mark Babani. Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin.

Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dekriminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë.

Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato.

Edi Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994.

As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën.

Me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa.

4 komente në “Takimi i Ramës me Merkel, PD e bindur në lobimin e saj kundër. Bardhi: Negociatat nuk hapen, asnjë takim s’e fsheh dot të vërtetën skandaloze”

  1. Xeni pa qime says:

    UUUAAAA BARDHA PD
    MOJ BARDHA PD HAPJA E NEGOCIATAVE ESHTE PER TE GJITHE SHQIPTARET
    NE JEMI TOLÉRANT ME PD NUK BEJME DISCRIMINATION SEXUEL

  2. t says:

    mor zoteri po ju keni kryetarin e partis te akuzuar per vjedhjie e vrassje

  3. Loni says:

    Qelbesira antishqiptare. Ju nuk jeni mire ne rruge…ju duhet te coheni ne burg per tradheti kombetare…ku eshte pare, ne cilin vend te botes eshte pare qe politikanet, (po ju them politikane ju o plehra…ju jeni roje mullatesh jo politikane) te ngrihen kundra interesave te vendit, sic keni bere ju gjithe gjithe kesaj periudhe duke luftuar kundra intetesave te vendit tone.

  4. Gazmend D. says:

    Mendja ime ndalet kur PD është kundër fillimit të bisedimeve të pranimit me BE. Farë fiton PD nëse bisedimet nuk do të fillojnë? A mund të sillet PD si parti politike jo si një grup anarkist? Kjo është Shqipëria dhe secila parti politike ka të njëjtën përgjegjësi për arritjen e objektivave strategjikë. BE është një objektiv strategjik dhe kombëtar dhe nëse PD është kundër përparimit ata duhet ta shpallin veten hapur “armik të shqiptarëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje