Është ndarë nga jeta avokati i njohur Flamur Çato. Pas një beteje dy vjeçare me një sëmundje të rënde në mushkëri, Çato u nda sot nga jeta.
Flamur Çato ka qenë në vitet 90, zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe më pas avokat në profesion të lirë.
Në vitin 2007 ai ka qenë anëtar i KQZ dhe më pas këshilltar juridik kryeisht për çështje jurdike të biznesit.
Varrimi bëhet të diele në orën 10 në varrezat e Sharrës.