FOTOT: Ja pamja e re që ka marrë gjimnazi ku studiuan Dritëroi dhe Kadare

15 Shtator 2019, 20:44Kulturë TEMA
FOTOT: Ja pamja e re që ka marrë gjimnazi ku studiuan Dritëroi

“I rilindur pas vitesh të tëra degradimi deri në pikën që nuk njihej më, gjimnazi “Asim Zeneli”, ku mësuan edhe Ismail Kadareja e Dritëro Agolli, do të presë nesër nxënësit në kushte optimale falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë Gjirokastër”.

Kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga kushtet e reja ku do të mësojnë gjimnazistët e “Asim Zenelit” në Gjirokastër, në prag të nisjes së vitit të ri akademik.

Po ashtu, kryeministri tha mbrëmjen e sotme se gati për nesër janë edhe të tjera shkolla të reja në Kukës, Malësi e Madhe, Kavajë, Pogradec, Mallakastër, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të bashkive përkatëse.

1 komente në “FOTOT: Ja pamja e re që ka marrë gjimnazi ku studiuan Dritëroi dhe Kadare”

  1. Kaonia says:

    E kane qare me ate punimin prej allçie mbi porten e katit te pare,nuk meret vesh kush eshte Imaili e kush eshte Driteroi.Jam i sigurt qe po tja kishin kerkuar dhurate ndonje skulptori te punonte kokat e letersise shqiptate do tja u kishte bere me gjithe qejf.Jane ca detaje ne dukje te vogla qe prishin gjithe punen qe eshte bere. Tek beret gjithe ate rikonstruktion beni dhe nje gje qe te bier ere qyterari se per dritare e dyer nuk eshte problem sot se behen dhe ne shkollat e fshatrave me te humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje