Nga Zhuljeta Grabocka
Kërkesën për të thënë diçka për Pavlina Manin e ndjeva së brendshmi. Përjetimit tim si spektatore e shikuese e ekranit të vogël, në të gjitha rolet e saj në teatër e kinematografi, i bashkoj me përjetimet e vlerësimet e të gjithëve dashamirësve të artit shqiptar, që ajo u ka rrëmbyer zemrën për disa dekada.
Nuk e kam njohur personalisht nga afër. Por rruga e gjatë e aktrimit të saj, njihet prej të gjithë brezit tim. Atë, Pavlina e ka filluar herët, që në kohën kur ishte studente, dhe nuk mund ta shkëput nga marrëdhëniet e goditura të partneritetit, që ajo ka krijuar e realizuar në secilin rol me aktorët e tjerë.
Loja e saj është ndierë tek spektatori e ngrohtë, e me një drithërim femëror, që i ndihet në të gjithë indin e profilit të saj artistik.
Ajo krijon karakter, duke tipizuar fenomenin në realizimin e thelbit të gruas, përballë burrit, fëmijve e shoqërisë. Iluminimin ajo e ka të përmbajtur, e ndërgjegjshme se mishëronte dramën e gruas në afrimimin shpirtëror e psikik në të gjithë problemet sociale, në përditshmërinë e parikthyeshme.
Historia e teatrit tonë klasik dhe e kinematografisë sonë të re ka krijuar ikonat tona femërore, që rrinë si gurët e një gjerdani të artë. Ato reflektuan prej artit botëror mjeshtërinë e artikulimit artistik të fjalës e lojës skenike, natyrshmërinë para kameras me pasion e dashuri për artin e vërtetë.
Repertori i kohës kur ato u formuan nuk duhet nënvlerësuar. Në atë kohë u vunë në skenë kryevepra të artit dramatik botëror, por u krijua e u pasura fondi i dramës kombëtare.
Arti edhe misioni i tij i tejkalon konjukturat politike e ideologjike edhe pse me dhimbje. Në të përjetshmen artistike nuk mund të mbijetojnë antivlerat. As arti për art nuk mund të përjetohet pa u ndjerë shpirti universial e i lirë i njeriut.
Pavlina Mani edhe sot vlerësohet nga shikuesi për realizëm e vërtetësi në dhënien e mentalitetit të një epoke të tërë historike.
Ajo ka një profil të spikatur dhe përgjegjësi në realizimin e çdo roli. Në to ajo ndihet komode, edhe kur përjeton dramën e dilemat e dhimbshme edhe kur zëri i saj gurgullon bindshëm në situatat komike, ajo luan si gjithnjë pa e përsëritur veten, plot natyrshmëri e besueshmëri.
Aktorja ka krijuar galerinë e personazheve të saj me freski e plotëri, pa bujë e plot fisnikëri.
Në shkollën e aktrimit ajo është shembulli se në art duhet hyrë për të mos dalë kurrë.
Nje nga aktoret me te mira ne cdo rrol.. Ishte e shkelqyer..
ku eshte artikulli ketu?
Edhe nje hartim i shkolles se memsme do te ishte me i mire
Pavlina Mani, eshte nje aktore brilante qe ka bere per vehte shume fansa te saj dhe me plote te drejte.Pavlina,hyne ne radhet e aktoreve te medhenj, qe kane lene gjurme te pashlyeshme ne kinematografi.I urojme, gjithe te mirat dhe jete sa me te gjate e te lumtur.
Pavlina Mani eshte nje nga inkonat e artit Per tu marre shembull nga aktore te rinj dhe te vazhdojne rrugen e artit ashtu sic e kane ndjekur si dhe shume inkona te tjere si Naim Frasheri Sander Prosi Pandi Raidhi Robert Ndrenika Thimi Filipi Timo Flloko Drita Haxhiraj dhe shume aktore te panumurt qe e kane mbajtur gjalle kinematografine dhe teatralet
Aktore shume e mire …
Aktore e madhe eshte nje shkalle me lart
AKTORE E SHKELQYER QE ME PUNE E TALENT KA SHKRUAR ME GERMA TE ARTA EMRINE SAJ NE PANTEONIN E ARTIT SHQIPTAR