Arkeologët nxjerrin në dritë qytetin antik të Arnisës në Lushnje

4 Shtator 2019, 19:30Kulturë TEMA
Arkeologët nxjerrin në dritë qytetin antik të Arnisës

Gërmimet të një ekipi gjerman dhe shqiptar në Babunjë të Lushnjës kanë nxjerrë në dritë rrënojat e qytetit antik të Arnisës, një arsye më shumë nënvijëzojnë arkeologët për investime në studimin dhe ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike.

Nga Gëzim Kabashi

Rrënojat e një qyteti antik kanë nisur të evidentohen mbi një prej kodrave të buta mes Divjakës dhe Lushnjes. Grupi i arkeologëve shqiptarë dhe gjermanë, bashkë me hulumtimet në Apolloni është përqendruar në Babunjë të Lushnjes, fshati që tashmë ka dy emra.

“Ne besojmë se qyteti prej 5-6 hektarë, që kemi identifikuar mbi kodër është Arnisa, siç e ka emërtuar Ptolemeu,” tha për BIRN profesor Bashkim Lahi, arkeolog me përvojë 40-vjeçare.

Sipas prof. Lahit, qyteti është krijuar si nevojë ekonomike e një grupi banorësh të Apollonisë, të cilët janë shpërngulur këtu, diku rreth fillimit të shekullit të 6-të para Krishtit.

Peizazhi i mrekullueshëm, terreni i favorshëm bujqësor e blegtoral, si dhe shfrytëzimi i lumit Seman për të lundruar drejt Apollonisë, duket se përbënin avantazhet për një jetesë të mirë të popullsisë që u vendos aty, në vendin ku sot shtrihet fshati Babunjë.

Megjithë emocionin për zbulimin e fundit, profesor Lahi përcjell edhe shqetësimin për mungesën e financimeve publike për kërkimet arkeologjike, e po ashtu edhe domosdoshmërinë për ta kthyer trashëgiminë kulturore në elementin kryesor të turizmit në vend.

Apollonia, Arnisa dhe qytete të tjera antike

Ekipi me arkeologë dhe studentë shqiptarë e gjermanë tashmë ka nxjerrë në dritë rrënojat e një banese, si dhe rrugën pranë saj, në një kuadrat prej 50 x 60 metra katrorë. Vetëm 200 metra më tej janë zbuluar edhe muret fortifikuese të qytetit të lashtë, i cili duket se dy shekuj pas krijimit ka patur nevojë të mbrohet nga pushtuesit e mundshëm.

Drejtuesit e ekspeditës, të ndihmuar nga teknologjitë e reja, kanë përcaktuar se qyteti kishte një rrugë kryesore, në të dy anët e së cilës degëzoheshin 13 të tjera.

“Në blloqet mes rrugëve ngriheshin banesat,” shpjegon prof. Bashkimi, duke iu rikthyer historisë së zbulimit. Në këtë zonë për herë të parë ka gërmuar prof. Selim Islami në vitet 1950 dhe deri në vitin 1988, kur bashkëpunëtori Perikli Çuko zhvilloi një sondazh të fundit. Megjithatë, të dhënat arkeologjike për Babunjën kanë qenë të pakta.

“Arnisa – Babunja duket të ketë qenë një qytet i qetë, me marrëdhënie të mira tregtare me qytetin mëmë, Apolloninë,” shton Lahi, i cili thotë se qeramikat e amforave të zbuluara dëshmojnë për prodhime të Italisë së Jugut dhe Korkyrës, si dhe për shkëmbimet intensive mes Apollinisë dhe Arnisës, që ndodheshin pranë njeri tjetrit.

Me zbulimet e fundit në Babunjë, arkeologët shpresojnë ta shtojnë hartën e qyteteve në brigjet e Adriatikut me emra të rinj, duke përfshirë dhe gjurmët e qyteteve të gjetura pak më në veri – në Bishtqukës apo në Kepin e Rodonit.

“Kjo do të mundësojë kushtet për studime më të thelluara për periudhën e kolonizimit helen në bregdetin shqiptar të Adriatikut, deri në Kroaci e Slloveni,” shprehet prof. Bashkim Lahi.

Kalorësi i Babunjës

Megjithëse pronë shtetërore, kodra e vetmuar ku u zbulua qyteti i Babunjës është e mbjellë me pemë ulliri nga disa familje të fshatit. Një nga banorët po përgatitej të ngrinte një lokal pa leje mbi kodër, madje kishte hapur edhe gropat e themeleve. Kjo e ka ndihmuar realizimin pa shumë probleme të ekspeditës, drejtuesit e së cilës patën mbështetjen e pushtetit vendor.

“Sondazhet e para i kryem pikërisht në këto gropa dhe u siguruam që ishim në rrugë të mbarë,” shpjegoi prof. Bashkimi, duke shtruar se tashmë janë shpërngulur përtej ullishtes dhe kanë zbritur drejt mureve fortifikuese.

Aty pranë arkeologu Edi Shehi dhe kolegët e tij zbuluan vitin e kaluar “Kalorësin e Babunjës”, një kompozim në bronx, 14-15 centimetra i lartë që paraqet një kalorës mbi kalë.

“Një vepër artistike tepër e bukur dhe interesante, e që i përket periudhës arkaike,” tha profesor Bashkim Lahi.

Megjithëse ende e parestauruar, në kompozimin 2500-vjeçar prej bronxi bien në sy detajet e veçanta të dorës së artistit, si yzengjitë apo dhëmbët e kalit, dora e djathtë që kalorësi ka hedhur prapa dhe tjetra që mbahet mbi krifën e kalit.

“Kalorësi i Babunjës” i përket kohës së krijimit të qytetit, në fillim të shek.. 6-të p. Kr., ndërsa vetë qyteti nisi të braktiset në fund të shek. të 4-rt p. Kr,” tha Lahi.

“Të ndodhur nën presionin e perandorisë maqedonase, që kërkonte dalje në det, vendasit kanë vendosur të largohen nga qyteti pa e pritur luftën,” shtoi Lahi, duke iu referuar të dhënave të deritanishme arkeologjike.

Pranë njërës prej banesave të zbuluara, bie në sy një grumbull i madh tjegullash të hershme.

“Kushtonin shtrenjtë dhe mesa duket familja ka dashur ti marrë me vete tjegullat që do ti shërbenin për të ngritur përsëri banesën në Apolloni, atje prej nga ku ishin larguar gati tre shekuj më parë paraardhësit e tyre,” shpjegoi Lahi.

Bashkëpunimi me të huajt zëvendëson mungesën e financimeve

Në grupin prej 20 punonjësish të arkeologjisë bien në sy studentët.  Të rinjtë kanë avantazhin e gjuhëve të huaja, e mbi të gjitha u jepet mundësia të bashkëpunojnë si të barabartë me specialistët e huaj në ekspedita. Megjithatë, prof. Bashkimi mendon se hapësira për punë e arkeologëve që diplomohen është shumë e vogël. Sipas tij, ekspeditat arkeologjike në Shqipëri financohen thuajse krejtësisht nga fondacionet e huaja.

Në Apolloni specialistët vendas punojnë që nga viti 2006 përkrah arkeologëve gjermanë të Universitetit të Berlinit. Prof. Lahi nënvijëzon bashkëpunimin e shkëlqyer mes palëve, por nuk ndjehet mirë kur e pyesim për palën shqiptare.

“Arkeologjia është e braktisur nga shteti, ndërsa investimet mungojnë krejtësisht,” tha ai me hidhërim.

“Sikur të mos ishin bashkëpunimet me të huajt, me siguri nuk do të kishte gërmime arkeologjike në Shqipëri,” shtoi profesori.

Duke folur për trashëgiminë kulturore , arkeologu me përvojë shtoi se ajo mbetet fusha kryesore ku duhet të mbështetet turizmi i së ardhmes.

“Nëse sot Apolloninë e vizitojnë qindra turistë në ditë, edhe të ardhurat financiare që sigurohen prej tyre duhet të shkojnë për ekspedita dhe restaurime, të cilat e përmirësojnë imazhin e qytetit,” përfundoi ai.

14 komente në “Arkeologët nxjerrin në dritë qytetin antik të Arnisës në Lushnje”

  1. reptutive says:

    po ca qyteti, aty dy gure si lal nga lushnja dhe lal nga fieri.

  2. shqiptari says:

    shteti si gjithmon hipokrita si majtas e djathtas nuk paguaka as nje arkiolog mbahen me fonde nga jasht ppsh ne fuqi 30 vjet me te njenjtin drejtim vjedhim sa te mundemi me kryje hajdutin Sali portopapa like floririn dhe ramush mjelloshi

  3. Flm says:

    Qyteti Helen Arnisa (mohimi ne Gr), permendur nga historiani Grek Ptolemeos …
    ###
    Dhe inferioret e pa shkoll injorant Turk-Arnaut thone qe “nuk ka pasur dhe nuk ka Hellada, por nje histori e sajuar me mashtrime”.
    ###
    Gjurmet e Hellades se lavdishme 3.5 mije vjecare gjenden kudo. Ne c’do qytet te sotem Shqiptar ka nje qytet Antik Helen.
    ###
    Ag Saranda (Buthroto, Finiqi, Mesopotami), Argjiro-kastro (Antigonea), Vlore (Aulona), Berat (Amantia), Fier (Apollonia), Ballsh (Bylis), Lushnj (Arnisa), Durres (Epidam-Dyrrahion), Lezh (Alesio), Mat (Emathia), Lac (Sebastia), Shkoder (Skutar), …
    ###
    Tmeroheni kur gjeni mbishkrime Helene neper gure dhe renoja, i shuani me troho ato mbishkrime kur mundeni, pa ju pare arkeologu huaj dhe pa i matrikuluar.

  4. Mihal Llaqi Jano studjues says:

    …Genjeshtra me bisht palloj po tregoni si gazetar, mbase dhe ju falet si qytetar por arkeologut kjo nuk i falet…. asnje e dhene nuk perputhet me Arnisen pra Babunjes sepse kordinatat qe jep Ptolemeu jane te sakta per Arnisen ne nje vend tjeter sic eshte Geramshi ne veri te kodrave te Darsis se Lushnjes kurse ne Babunje na jep Ptolemeu me te drejte grykderdhjen e Apsusit….. prandaj thellohuni ne llogjike se ka dekumenta qe vertet llogjika i vendos ne kohe e ne vendin e duhur…. fatkeqsi per arkeologjin tone qe eshte kaq e zbehte ne njohje historike….

  5. T.Voda says:

    — As te mos nxirtohemi ,as te mos mbetemi ne vend ..!!
    — Me ben pershtypje konkluzjoni per ”grumbullin e madh te tjegullave te hershme”.
    — Profesori , me konkluzonin se ato tjegulla athere kushtonin shtrenjte , sa do i ba bazuar, mendimi mbase mund te jete i drejte , — PO XHANEM NGA E DI SE ATO TJEGULLA ISHIN GRUMBULLUAR PER TI MARE ME VEHTE gjithashtu nga e di se…. DO TI CONTE ATJE NGA KU ISH LARGUAR 3 SHEKUJ ME PARE PARA ARDHESI I TYRE …. {Para ardhesi 2500 vjet me pare ……!!!!!!!!!!..]

  6. Petrit says:

    Ndonje lajm mbi rapportin e OSBE per zgjedhjet apo varja !!!!!!!!!!!!
    A te qifsha rracen me te gjalle e me te vdekur o mero bythelepiresi

  7. Xhevat Rrasa says:

    Në fakt gërmimet kanë filluar në vitet 80-të nga arkeologët shqiptar nën drejtimin e zotit Neritan Ceka…dhe historia që përshkruhet këtu është krejt ndryshe nga ajo që ka konstatuar ekipi i arkeologëve shqiptar në atë kohë…unë jam banor i fshatit dhe e di historinë e fshatit tim, të dëgjuar nga më të vjetrit, që edhe ata e kanë dëgjuar dhe trashëguar po nga më të vjetrit e tyre…
    me respekt për ju Xhevat Rrasa nga Babunja….

  8. Ai says:

    Të shkrihet arkeologjia shqiptare qe e ka fshehur deri tani.
    Mihal Jano dhe myzeqaret e kane zbukuar me kohe kete qytet, por e ka fshehur shteti dhe hajduti turko-shqiptar injorant Neritan Ceka qe ka vjedhur te gjithe pasurine arkeologjike shqiptare.
    Turp cfare derra arkeologesh kemi.
    Lexoni sa shkrime ka per Arnie’s ne Babunje ne shtypin shqiptar.

  9. SDH says:

    Turp!
    Antishqiptaruzem i pa future.
    Ne gazetat shqiptare jane me qindra artikuj qe flasin për qytetin e lashte te Arnises qe gjendey ne fshatin e sotem Babunje te Lushnjes. Historiani fierak Mihal Jano ka shkruar edhe liber për kete qytet se ku ndodhet Arnisa.
    Pse e kane fshehur kaq vjet pseudoarkeologet shqipfoles te Tiranes me ne krye hajdutin dhe turko-shqiptarin injorant Neritan Hasan (Hysein,Hysamedin, Hachibrahim) Ceka qe dogji te gjitha inventaret e pasurise arkeologjike dhe i shiti me çiraket e tij jashte vendit te gjitha keto vlera. Ne Apolloni nga nje pasuri kolosale qindramilion dollar sot nuk ka asgje se e vodhi Neritan Ceka me nje mesues injorant fshati me diploma te blera, nga Pojani Vangjel Sotir Dimo.
    Prokuroria e pergjitheshme duhet te follow ndjekjet penale per keto krime ndaj disa pseudoarkeoligeve dhe kriminelit Neritan Ceka.
    Arkeologjia Shqiptare te shkrihet dhe ndertohet nga e para duke e pastruar nga injorantet dhe te pa aftit.

  10. Tani says:

    Nje profesionist i vertete nuk nxitohet te nxjerre kaq shpejt konklusione qe duken te parakohshme se
    1. Arnisa e lashte eshte qyteti i zbuluar ne Babunje dhe
    2. Se banoret e Arnises kane ardhur nga kolonia greke e Apollonise.
    Le te mbarojne germimet qe sapo kane filluar. Pastaj te behen studimet e materialit arkeologjik, te studiohet
    gjeografia historike e kohes e te botohen studimet pastaj u vjen radha konkluzioneve.
    Urime ekipit arkeologjik shqiptar qe punon ne kodren e Babunjes.

  11. rilindja rilindja says:

    Duroni se tani do te merren me keto gjera gjithologet Shkreli, Lame, Tare. Leke per arkeologet nuk ka se i perlajne keta lubite qe ne petkat e ruajtjes se trashegimise kulturore e shkaterruan dhe e plackiten Shqiperine.

  12. @ says:

    Arkeologu thote: “Qyteti rreth 5-6 ha…” qe do te thote me permasa jo me shume se 250×250 m. Qe ketu fillon perceptimi i gabuar urban i arkeologut, sepse me ato permasa qe thuhet, nuk mund te flitet vecse per nje vend-banim te vogel ose fshat antik. Nxitimi dhe mania e arkeologeve qe te dalin me konkluzione urbanistike apo ndertimore shpesh here ka sjelle interpretime te gabuara qe lidhen me germimet arkeologjike. Ekipet profesionale duhet te kene ne grupet e germimit arkitekte me eksperience ne fushen e arkeologjise dhe te historise se arkitektures. Te pakten, para se te deklarojne konkluzione te tilla, te konsultohen me specialistet e fushes.

  13. Farà e hisllit says:

    Katnareve Pasi Moreno qyl toke me 7501
    Ju shtu oreksi gjej toke bosh e mbill ulli.
    Po’ edhe shteti i pjerdhur tokat e shtetezuar i quan te vetat.
    Po’ Zoti eshte i drejte
    Mihalit i coi spanjollin Ju shemb hoteliky katunari hapi gropat i doli qytet antik
    Mendoj se politikaneve do ju sjelle ndonje amerikan Safi Jo palmwrin e do ta hane edhe ketà.

  14. Farà e hisllit says:

    Katnareve Pasi Moren qyl toke me 7501
    Ju shtu oreksi gjej toke bosh e mbill ulli.
    Po’ edhe shteti i pjerdhur tokat e shtetezuar i quan te vetat.
    Po’ Zoti eshte i drejte
    Mihalit i coi spanjollin Ju shemb hoteliky katunari hapi gropat i doli qytet antik
    Mendoj se politikaneve do ju sjelle ndonje amerikan Safi Jo palmwrin e do ta hane edhe ketà.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje