Nga Artan Lame
Si sot 81 vjet të shkuara vdiq Millosh Gjergj Nikolla. Po e kujtoj duke risjelle një shkrim të botuar në gazetën Shqip më 31.08.2011.
PO TE MOS ISHTE MIGJENI
Më të shumtit prej nesh sot, kur ulemi të shkruajmë për varfëri e për mjerim, na pëlqen t’i zbukurojmë shkrimet tona me nga një thënie a frazë të Migjenit. Ndonjëherë, kur ja kemi ngenë të thellohemi, na bën përshtypje dhe e vëmë edhe në dukje se sa të vërteta mbeten edhe sot e gjithë ditën shkrimet e përshkrimet e Migjenit. Në fakt, kjo nuk është ndonjë meritë e Migjenit, por e jona, e shqiptarëve në përgjithësi, që vazhdojnë të notojnë në të njëjtin llum e ndyrësi, të cilën e përshkruante dikur Migjeni. Kështu që nuk ishte Migjeni profeti – shkrimet e të cilit mbeten të vlefshëm edhe sot – përkundër, jemi ne të paaftë të ndryshojmë, duke e lënë këtë vend të vuajë të njëjtat sëmundje dhe duke i bërë kështu të kurdovlefshme vargjet e Migjenit. Nëse ne do ishim francezë a hollandezë, do ja kishim dalë ta ndryshonim fatin e vëndit dhe kështu vargjet e Migjenit do mbeteshin në muze të historisë.
Shkodranët nuk e duan Migjenin. Nuk them për njerëzinë e thjeshtë – ata që heqin e vuajnë për të bukën e gojës dhe për të mbyllur ditën e punës, se këta s’ia kanë ngenë të merren me filozofira e me shkrime – as të sotmit e ca më pak me ata të para një shekulli. Më e holla punë intelektuale që bëjnë këta, është t’u përgjigjen thirrjeve të partive për mitingje dhe të thërresin sa më fort, me shpresë që t’i shohë kryemitingashi. Ndaj, s’e kam fjalën për ata për të cilët shkruante Migjeni, se këta të mjerë, sikur ta dinë se sa u ka kënduar e u ka qarë hallin poeti, do ta shpallnin kryetar partie, meqë tjetër kategori nderimi nuk dijnë.
Migjenin nuk e duan as ata që kanë shkollë, e që i mbajnë për të dijshëm e për elitë të qytetit. As e kanë dashur në të gjallë, e ca më pak e duan sot. Në të gjallë nuk e donin sepse e shihnin si rrezik për veten e tyre, ndërsa sot nuk e duan se janë edhe më injorantë të padijshëm sesa njerëzia e thjeshtë. Njerëzit e thjeshtë, lënda e parë e shkrimeve të Migjenit, nuk i quaj dot injorantë, por thjesht të pakultivuar që jeta dhe hallet nuk u ofruan luksin e diturisë, ndërsa elita është vërtet injorante se, megjithë që u shkollua e u përkëdhel nga fati, mbeti po aq injorante dhe pazot të lartohet moralisht.
Kështu pra siç thashë, shkodranët nuk e donin Migjenin. Të parët e mbi të gjithë, nuk e donin priftat. Kleri shqiptar, e veçan ai katolik, i kish bërë shërbime të paçmuara shqiptarizmës, ruajtjes së gjuhës shqipe e dëshmimit të traditës malësore. Të gjitha këto, i shërbyen fort ëndrrës rilindase të formimit të kombit por, në vitet ‘30 kjo ëndërr ishte realizuar. Shqipëria ishte krijuar, tani duheshin krijuar shqiptarët, siç thoshin përfaqësonjësit e neoshqiptarizmës. Këtu kleri ngeci dhe nuk bëri dot përpara. Konservator për vetë natyrën e vet, kleri vazhdoi të himnizonte shqiptarin trim e kreshnik, të pamposhtur e krenar, që vigjëlonte i ngrysur në malet e paafrueshme; të mbrujtur me kanune e me zakone burrash.
Mirëpo Migjeni e shqeu gjithë këtë fasadë false, të dalë mode dhe të panevojshme në shekullin e ri, duke ju përplasur dhe vënë përpara syve një realitet të turpshëm. Realitetin e malësorit që lyp misër, që shtrin dorën për bukë, të malësores që është gati të shesë trupin, të murgeshës që ofshan, të qytetit që i bishtnon modernizimit, të fëmijës që vuan për bukë ndërsa don të vazhdojë shkollën, të tregëtarit që bën adetet e fesë por mbetet i pashpirt, e gjithë ç’ka tjetër që ende na zukat në kujtesë nga vargjet e tij.
Migjeni me këtë grisje të maskave të kohës së vet, na shpëtoi fytyrën morale përgjithmonë. Nëse ai nuk do kishte shkruar, neve sot do të kishim vetëm poetët që u këndonin Zanave të Malit, ndërsa ndërsa varrezat mbusheshin me fëmijë të vdekur urie. Dhe kur të uleshim të analizonim këtë kundërshti, do të akuzonim paraardhësit se qenë të pashpirt e të pamoral që u këndonin zanave e maleve, ndërsa fëmija s’kishin tullumba e vajzat shisnin nderin.
Migjeni është gati i vetëm midis morisë së shkrimtarëve që denoncuan mjerimin. Ishin edhe një grusht djemsh të dijshëm, përfaqësues të neoshqiptarizmës, por ata qenë më shumë filozofë se sa poetë dhe morali ka nevojë edhe për poezi, pa le pastaj po të jetë “me nji grusht t’fuqishëm”. Sikur të mos qe Migjeni, ne nuk do kishim përfaqësues të brezit të madh të denoncuesve të realitetit; do të qe sikur Franca të mos kishte patur Balzakun apo Anglia të mos kishte Dikensin. Ne e patëm por s’e duam.
Kaq për shkodranët e atëhershëm.
Por edhe shkodranët e sotëm nuk e duan Migjenin. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që gati druhen t’i zënë emrin me gojë; që më tepër se një here kanë dashur t’i heqin emrin nga Teatri; që i kanë thyer bustin, e i kanë harruar varrin midis plehrave të qytetit; që i kanë zhdukur çdo shenjë të ekzistencës së tij në qytetin e Madh të Veriut, shtëpi, dhomë, muze, e gjithshka tjetër.
Sërisht janë edhe priftat, që nuk e duan e s’mund t’ia falin atë ç’ka i bëri ai klerit të kohës kur qe gjallë. Në fakt, Migjeni duhej të konsiderohej si aleat i klerit në përpjekjen e kahershme për drejtësi sociale e barazi shoqërore, por kjo nuk ndodhi as në gjallje të tij e aq më pak sot. Kisha katolike në momente të vështira të shekullit XX, përgjithësisht ja ka dalë të rreshtohet në anën e të dobtëve, duke ju rikthyer vokacionit të shekujve të parë të ekzistencës së vet; por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur gati askurrë në Shqipëri. Kleri shqiptar ka nxjerë plot martirë të fesë si Gjon Gazulli, por ndoshta askurrë martirë të njerëzve, si Romero i Salvadorit.
Zoti më ndjeftë se ndoshta e rëndova dorën pak si shumë mbi kurriz të priftave, kur më shumë se ata, përgjegjësi për këtë harresë ka vargani grotesk që i thonë vetes “zotnit e sotëm të Shkodrës”. Këta, të dal nga hiçi e të bërë zotnij veç prej lekut a prej karriges, as mund të pritet të duan dikë që ju zbulon rrënjët.
Për fat, “sikur”-i i vënë në krye të këtij shkrimi, nuk mund të ngjasë, pasi ne e patëm Migjenin. E duam a s’e duam, ai është aty për të treguar me gisht pisllëkun e kohëve.
Po z. Lame, Migjeni meriton nje monument madheshtor nr Shkoder por mos harro se sot ate e sundojne turqit qe jane armiq te cdo gjeje perparimtare.
NUK E DUAN MIGJENIN SEPSE AI ESHTE AQ LARTE AQ I PA KAPSHEM PER CINIKET DHE TE RENDOMTIT.
Migjeni esht sot me aktual se kurre Migjeni nuk esht. Vetrm i Shkodres , ai eshte Pasuri Kombetare e kombit shqiptar ne shekuj
Ai esht poeti jone ,
Poeti i Popullit
Ne fakt ai ka qene gjithmone aktual , por sot eshte akoma me shume ,
kur shikon se 50% e popullsise marrin nje pension apo ndihme ekonomike prej $50 ne muaj ,
nderkaq qe hajdutet dhe putanat qe qeverisin zhgerryen ne hotelet e Europes qe kushtojne $ 700 nata dhe nderkaq propaganda e qeverise na bombardon per dite me harritjet e saj te papara … per xhepat e saj , natyrisht
Vargjet e tij te meposhtene jane monumentale , dhe shprehin Dramen tone te pas viteve 90-te,
qe nuk ka fund:
…. Balli qe e ka ,
syte qe e shprehin ,
Dhe buzet qe me kot,
mundohen ta fshehin….
Keto vargje duhen vendosur atje ne nje pllakate para Parlamentit ,
para ndertesave te mediave Kombetare ….
Jane vargjet me te fuqishme qe mendja njerezore ka nxjerre per te diskretituar prolaganden e qeveritareve hajdute ne shekujt qe iken dhe ne ato qe do vijne
Ore Artan,qofsha i gabuar unë që të dalësh i larë dhe pa faj ti,në dijeninë timë në gjuhën shqipe nuk kemi zhënë në shumës “PRIFTAT” ,por një prift shumë priftërinj,ose “PRIFTI”. “PRIFTËRINJTË”
Booooo kush flet…. kryehajduti e burri i hajdutes… nuk u fry…. surrater te neveritshem….
DAKORD ME LAMEN DHE KOMENTINN E nord.al
……po te mos ishte Artan Lame ….
……o e mjera Shqiperi…
Migjeni eshte shkrimtari gjenial shqiptar,i permasave boterore.Nuk besoj qe Migjeni te kete njohur Kafken,per motive objektive .Por pasqyrimi i kohes,shqiptare ne dukje por universale ne thelb,e ben Migjenin nje nga zerat e rralle ne boten e letersise. I stilit te Kafkes ,por me nje ndryshim themelor..Migjeni shikon drite ne fund te ,,tunelit,,edhe pse mjerimi i tmerreshem ,hipokrizia dhe injoranca ishin sunduese.Poezite dhe prozat e Migjenit Jane pjese integrale e ndergjegjes dhe kultures se cdo shqiptari normal.Zbulimi i pameshireshem lakuriq qe ai i ben plageve te shoqerise Jane ne vetvehte edhe nje thirrje per te ndryshuar.Ne se ben nje sondazh ,jam i bindur se poezite dhe prozat e Migjenit Jane me te rrenjosurat ne mendjen e cdo shqiptari qe la kryer nje cikel minimal shkollimi ,dhe kjo deshmon per forcen geniale te artit te tij.Nuk kane rendesi qendrimet e autoriteteve,shteterore apo fetare ,,,,artistike,,apo ,,politike,,Migjeni ka monumentn me te madh qe nuk mund te rrezojne idiotet e dobishem te mediave ,te universiteteve ,te zyrave luksoze … ka artin e tij te pavdekshem .Me gjitheate te neverit fakti qe shteti apo private milionere qe investojne miliona nuk Jane ne gjendje te ngrene nje shtepi muze per Migjenin ,qe do te vlente sa mijra ,,bunkarte,,apo ,,shtepi me gjethe,,
Migjeni per shijen teme asht nje poet i madh, e kam pelqyer gjithmone por, nuk e kuptoj autorin e ketij shkrimi qe kerkon me ja imponu te tjereve dicka qe ata nuk e pelqejn (” nuk e pelqejne “, kjo simbas autorit ).
Me sa dihet Kleri i Shkodres nuk e urren Migjenin por thjesht, nuk e perkrah krijimtarine e tij, sepse Migjeni ishte kunder dogmes. Kleri Katolik me dasht Migjenin, nuk do ta kishte te veshtire me dasht edhe Enver Hoxhen. As vete monizmi nuk do e perkrahte Migjenin sikur ai mos te ishte kunder fese, pra anti fetar si vete monizmi. Edhe interpretimi i veprave te tij asht ba gjithmone me frymen e ideologjise se kohes.
Shkodra ka kerku me ndryshu emrin e Teatrit Migjeni sepse ai emer nuk e justifikon funksionin e atij institucioni. Ne kohen e monizmit, institucionet jane emruar me emra pa lidhje me funksionin. Edhe stadiumi i Shkodres kishte emrin Vojo Kushi ( rrespekt per heroin ) por, e nderruan me emrin e futbollistit ma te mire qe ka nxjerr Shkodra, Loro Boriqi, sepse emri i meparshem nuk ishte i justifikueshem . A nuk ka senc ketu ?
Autori i shkrimit sulmon nje qytet te tere pse ” nuk pelqen ” nje poet qe ai e paska per zemer. Sulmon ate qytet qe ka kontribu ma shume se te gjith qytetet e tjera te marra se bashku, ne thesarin e poezise se Shqiperise !! Edhe sikur te jete ashtu sic thote autori, a mendon ai se ka ma te drejte se nje qyet si Shkodra ?!
Gjithsesi, Artan Lame nuk shquhet per ndonje intelekt qe le mbrese ne ndonje fushe, dhe si i till askush nuk e merr seriozisht.
Shkrimi i tij per Shkodren ne lidhje me Migjenin nuk qendron aspak. Asht thjeshte nje keqinterpretim me dashje.
Sigurisht shkrimi eshte mjaft i mire dhe trajton esencen reale jo vetem te Migjenit si person dhe shkrimtar, por edhe qendrimin absolutisht oportunist te bashkekohesve te tij si dhe qendrimin e mevonshem te te gjithe personazheve qe nuk arriten kurre per motive nga me te ndryshmet, te jepnin nje tabllo pak a shume reale te figures se tij.
Kjo gje nuk ndodhi as edhe ne regjimin pseudokomunist i cili vepren e tij jo vetem nuk e paraqiti te plote, por per arsye te nje perdorimi te rrepte te kritikes, nuk i dha vleren e duhur me friken e futjes ne konceptin e te menduarit, formen e tij autentike e cila e perdorur me rigorozitet do te nxirrte ne pah edhe anet negative, qe ishin pjesa me e madhe e aktivitetit politik te regjimit.
Duke e ditur se regjimi ishte totalitar, mendoj se nuk ja vlen te thellohet hulumtimi.
Persa i perket Shkodres, ne shkrim paraqitet mjaft realisht ajo qe ne te vertete ka ndodhe me Migjenin.
Per turp te te gjithe shtreses se shkolluar shkodrane, as edhe nje nuk arriti ta kundershtonte ne idete, qendrimet dhe shkrimet e tij.
Ne kete rast te vecante u perdor heshtja e cila sherbeu mese miri si retorike.
Vetem disa halabake te “kulturuar”, u munduan t´i japin emertime nga me te ndryshmet ku spikatte origjina e tij jo shqiptare.
Kjo sepse nga njera ane Migjeni derrmonte ne menyre gati spektakolare te gjithe situaten e asaj kohe pa lene menjane pothuajse asnje aspekt te jetes.
Merite te vecante dhe krejt unike Ai ka ne demaskimin e religjoneve ne nje menyre krejtsisht personale dhe absolutisht te vecante.
Me nje teknike arsyetimi brilante beri te heshtnin edhe ato koka religjoze per te cilat Shkodra krenohej, krenari e cila me pak zbehje qendron edhe sot.
E pare ne kete veshtrim, zotnite e Shkodres duke qene sherbetore besnike te asaj klase qe prekej nga kritika e Migjenit, nuk kishte se si te ishte dakort me te dhe aq me pak te guxonte t´i jepte vendin e merituar.
Persa i perket religjonit, analiza koncize dhe kritika ndaj gjithckaje qe perfaqeson feja, per nga forma dhe stili do te behej objekt zilie edhe nga kombet me eksperience letrare te gjate.
E gjithe kasta religjoze me gjithe potencialin e saj social dhe politik, perpara Migjenit u gjend ne nje situate ku mund te krahasohet me ate qe inquizicioni u gjend perpara Giordano Brunos.
Fatkeqesisht per ta dhe fatmiresisht per njerzimin, kishte perenduar koha e venies ne turren e druve dhe menyra me produktive u gjet heshtja.
E njejta gje ndodh edhe sot, arsyet nuk jane aspak te ndryshme per faktin e thjeshte sepse religjonet qendrojne ne po ate pozicion te kohes se Migjenit dhe shohin ne vargjet e tij nje tmerr i pakundershtueshem as edhe me retorikat me profesionale te te gjitha koherave.
Askush si Migjeni ka mundur me pak rreshta te na jape nje pasqyre te plote se kush jane religjonet.
Te tjeret edhe pse me kulture e universitete te hershme, i jane dashur miliona faqe per te spjeguar ate cka ky Gjigand ka mberritur te na jape me aq thjeshtesi, saktesi, qartesi, kompetence kotesine dhe super mashtrimin religjoz.
Simbas autorit, qe me siguri ka njohuri minimale ne lidhje me religjonet, kleri ka qendruar ne anen e te dobteve dhe na paskesh patur vokacion dretesine sociale dhe barazine shoqerore.
Religjonet ne asnje kohe dhe moment te vecante te historise, nuk jane paraqitur ashtu sic pohon autori, perkundrazi duke qene te krijuara nga kriminele, mashtrues dhe matrapaze, kane mbetur perjetesisht ne cilesine e krijuesve dhe kane krijuar nje gjendje te pa durueshme per te gjithe ato qe perdornin arsyen dhe logjiken.
Religjonet jane bere shembull per te gjitha modelet hierarkike te cilat ne bashkpunim te ndersjellte me religjonet kane mbajtur nje qendrim skandaloz ndaj popujve duke i mbajtur nen presion dhe shtypje te llahtarshme dhe duke perdorur armen me te fuqishme ne histori, injorancen.
Migjeni eshte nje nga te paktet qe ka vene me shpatulla per mure te gjitha katrahurat e kohes se tij, me spikatje religjonin.
Autorit dhe kujtdo te interesuar i sugjeroj autoret: Ludwig Feuerbach, Spinoza, Jean Meslier, Bertrand Russell , Karlheinz Deschner, Joachim Kahl, Mauro Biglino, Gianluigi Nuzzi dhe ne vecanti mbrojtjen e Giordano Brunos ne gjygj per te njohur historine e religjoneve ne detaj.
Pas konsultimit te ketyre autoreve, qe pa dyshim jane me fame boterore, do te vereni se Migjeni i ka superuar te gjithe me nje koncizitet te koncentruar hatashem.
Autori duhet te pozicionohet: O me zotin ose me Migjenin.
Bravo Kolec. I ke thane te gjitha bash mire. migjeni ishte e mbetet kollos e nuk vlen ta lartesojne gjys te arsimuemit.
Po pyes komentuesin “Mik”;çfare ishte Vojo Kushi,nuk ishte sportist?!.Thelloju pak;ishte sportist i klasit dhe hero i popullit.
Ti K. Hublina qe paske lexuar Fojerbachun, Spinozen etj, etj…nuk paske kuptuar kryesoren. Po te mos ishte feja kristiane , Europa dhe gjith bota nuk do te ishin keto qe jane. Migjeni nuk ka qene kunder fese por kunder perdorimit te saje nga sharlatanet.
Ti n-ja, te me falesh por ne dy rrjeshta ke te pakten kater kontradikta konceptuale, gje qe me detyron mos te te marr seriozisht dhe per rrjedhim nuk kam as se si te replikoj.
Nese me jep ndonje argument, mendoj se mund te marresh pergjigje.
Me duhet te pranoj se Lame eshte hajduti me i kulturuar i Rilindjes.
di ky surrat Pordh cdo te thote Letersi dhe Migjen ?!
ha – ha
shkerdhatat e politikes sot jane gjithcka per ate shoqeri tallava.
politikan
VIP-a
poete
shkrimtare
Artiste
Rapiste
e cfar i do bytha edhe Pordh shumengjyreshe .
kjo fare hibriti ,qe eshte larg shekuj qytetarit ka formuar Republiken e Tallavese e Shqypni loool !
jAM KURJOZE KUR DO DALI KY ME NDOJI ROMAN E MERO BAZE ME NDONJI VOLUM POEZISH
ha ha