Pse bullizohen artistët kosovarë nga debati për Teatrin e Ri të Tiranës

24 Gusht 2019, 11:16Kulturë TEMA

Në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, ka më shumë se një vit e gjysmë që debatohet për ngritjen e një Teatri të Ri Kombëtar, në vend të teatrit ekzistues, i ndërtuar nga italianët në vitin e largët 1939, për të argëtuar ushtarët pushtues. Ky debat, u duk sikur u ezaurua në verën e 2018-ës, kur një numër i madh artistësh, mes të cilëve Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Luftar Paja, Artan Imami etj, u shprehën pro ndërtimit të Teatrit të Ri në vendin ekzistues, pa cenuar truallin e Teatrit aktual. Por, jo!

Mes debatit që përfshiu Tiranën, spikatën edhe 2-3 emra artistësh e aktorësh nga Kosova, të cilët duke qenë se kishin punuar disa herë në Teatrin Kombëtar Shqiptar, e ishin njohës të mirë të kushteve të mjerueshme të tij, u pyetën nga mediat dhe dhanë qëndrimin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të Ri në Shqipëri.

Mes tyre aktori i mirënjohur Enver Petrovci (https://www.javanews.al/enver-petrovci-per-mua-eshte-budallallek-mos-me-u-ndertu-nje-teater-i-ri/), aktorja e talentuar Ilire Vinca (https://shqiptarja.com/lajm/aktorja-e-njohur-kosovare-ilire-vinca-uroj-qe-teatri-i-ri-te-behet-sa-me-shpejt), kritiku Jeton Neziraj (http://www.gazetatema.net/2018/07/01/mllefi-30-vjecar-sduhet-ta-cenoje-idene-per-nje-teater-te-ri-kombetar/), apo edhe regjisori i ri nga Maqedonia, Qëndrim Rijani (https://balkanweb.com/regjisori-nga-maqedonia-shqiperia-dhe-shqiptaret-kane-nevoje-per-nje-teater-te-ri-kombetar/).

Por, që nga qershori 2018, dy prej tyre, Enver Petrovci dhe Ilire Vinca, duket se ndryshuan qëndrimet e tyre, duke u kapur pas supozimit se mediat i kanë keqkuptuar dhe se ata nuk janë shprehur pro ndërtimit të Teatrit të Ri.

Është e drejta e gjithkujt të ndërrojë mendje ose qëndrim për një plan, ide, argument a deklaratë, për të cilën ka menduar ndryshe dje e ndryshe sot, por në rastin e aktorëve kosovarë dhe qëndrimit të tyre të dyzuar “as mish, as peshk”, kundërmon era bullizëm.

Fenomeni i bullizmit nuk është i ri në shoqërinë shqiptare. Shpjegohet si imponimi i dikujt, në dukje më i fuqishëm, ndaj një tjetri më të dobët se ai. E në rastin e Teatrit, fyerjet dhe qëndrimet përçarëse që bëhen kryesisht në rrjete sociale ndaj aktorëve dhe artistëve që janë shprehur pro ndërtimit të tij, janë të shumta. Çka me sa duket kanë ndikuar edhe në “thyerjen” e dy artistëve nga Kosova, të cilët këto sulme që i ngjasojnë shumë bullizmit, i kanë detyruar ata që as të mos e mohojnë, po as të mos e pranojnë atë që kanë thënë. Duke tërhequr deklaratat e tyre publike, mesazhi që këta aktorë japin është i thjeshtë: sa të më nxjerrin sytë zhurmëdhenjtë e Tiranës që s’duan Teatër të Ri, më mirë po tërhiqem, që së paku të më lenë rehat.

Por, bullizmi ndaj Enver Petrovcit e ka burimin nga kjo letër që Kastriot Çipi (anëtar e funksionar i Partisë Demokratike) i ka drejtuar atij, menjëherë pasi aktori Kosovar u shpreh pro ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar (http://shekulli.com.al/teatri-kastriot-cipi-i-pergjigjet-enver-petrovcit/).

Megjithatë, lufta kundër këtij bullizmi është po aq e rëndësishme për shoqërinë shqiptare, sa edhe ndërtimi për një Teatri të Ri për Tiranën. Nëse Teatri është vetëm një ndërtesë, bullizmi i një minorance të dhunshme në punet publike të qytetit, po kthehet në një kulturë të shëmtuar, që me sa duket jehon edhe në Kosovë.

Ama, muaj më vonë, në dhjetor 2018, edhe aktori Enver Petrovci e gjykoi më ftohtë debatin e Tiranës dhe në një intervistë në emisionin Wake Up, iu rikthye qëndrimit të tij të hershëm, pro ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar (https://youtu.be/fJlm_UBrnV4).

4 komente në “Pse bullizohen artistët kosovarë nga debati për Teatrin e Ri të Tiranës”

  1. eri says:

    vjen era Veliaj artikulli,
    ere e elbur.

  2. dorina says:

    Mos harroni se ne Kosove UDB ka sunduar gjate dhe ka punuar mire, i ka sherbyer, i ka futur ne pune te mira, kane qene te privilegjuar etj. etj. se ju e dini mire se ai rregjim te zhdukte. Ka dhe gazetare Kosovare qe nxjerrin helm nga goja si ai tipi me emrin Berat qe dihet se eshte familje UDBASH…., apo jo shoku ” ENVER “, se ti ke dhe emer te ” bukur “….

  3. N. K says:

    Kultura fshatare e adhurimit të betonizimit.
    Kur isha fëmijë, qytetet i klasifikoja në të bukur e më pak të bukur sipas numrit të kateve të godinave të tyre.
    Pra, këta që janë PËR ndërtimin e një godine moderne kanë kriter sasinë tonazhit të betonit të derdhur…
    Qytete e qytete shqiptare në mbarë territorin etnik (hiq deridiku Korcën) gati se kanë flakur trashëgiminë kulturore ndërtimore, duke i robëruar me shëmtirat betonarme.
    Nuk mund të bëhemi robër të stileve të kaluara, por asesi të bëjmë krime kulturore duke zhdukur të kaluarën kulturore e historike.
    Shkatërrimtarët jemi ne.
    Shpëtimtarë jemi ne.
    N. KITA

  4. moni says:

    O Zot! po teater eshte ky lugat.Lereni ate te vjetrin se na bete per te vjelle…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje