Festival “Bashtova” ka startuar në kalanë po me të njejtin emër të ndërtuar në shekullin e 15-të. Prej saj sheh si në pëllëmbë të dorës nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta.
Për dy ditë në Kalanë e Bashtovës do të zhvillohet Festival “Bashtova”, një organizim ky i kantautorit Alban Nimani.
Në skenë natën e parë u ngjit grupi “Askund sikur dielli” i Alban Nimanit, pastaj grupi i Dren Abazit dhe më pas grupi “Bla Ble Bla” nga Shkupi.
Ndërkohë që festivalin e hapi një grup polifonik nga Tepelena.