Prokuroria mbyll hetimet, s'gjeti asnjë fakt për anëtarin e KLP: Bujar Sheshi nuk ka qenë sigurims dhe as bashkëpunëtor

15 Shtator 2019, 20:12Kronika TEMA

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi nuk ka qenë pjesë e ish Sigurimit të Shtetit dhe as bashkëpuntor. Për këtë gjë nuk ekziston asnjë fakt dhe hetimet pushohen.

Ky është përfundimi i Prokurorisë që hetoi për disa muaj pas një shkrese të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Top Channel ka mësuar se prokurorja Marjeta Zaimi pushoi hetimet pas një sërë veprimesh që kanë hedhur dritë dhe i kane dhënë të drejtë Sheshit, i cili nga ana e tij ka dorëzuar një kallzim për shpërdorim detyre ndaj autoritetet të dosjes dhe çështja është ndarë.

Prokuroria thotë se në autoritetin e dosjeve fillimisht është mbajtur një relacion ku thuhet se Sheshi nuk ishte bashkëpunetor i ish sigurimit të shtetit.

Por në rrethana të paqarta gjatë seancës së marrjes së vendimit është ndryshuar qëndrim dhe me shumicë votash është votuar ndryshe.

Në rastin konkret vazhdohet më tej, hetimi vërtetoi se nuk ekziston dosje bashkëpunimi apo deklate personale që të vertetojë aktivitetin në favor të ish-sigurimit të shtetit të kryer nga anëtari i KLP-së.

Ky hetim mbyll pikëpyetjet ndaj anëtarit që u zgjodh nga radhët e prokurorëve. Këshilli i Larte i Prokurorisë nga Vettingu ka humbur dy anëtarë që u shkarkuan nga kolegji i posaçëm, prokuroren Antoneta Sevdari që u zëvendesua me Vat Staken dhe Gentian Osmani për të cilin prokuroria e përgjithshme ka njoftuar të interesuarit që të bëhen pjesë e garës./TCH

3 komente në “Prokuroria mbyll hetimet, s’gjeti asnjë fakt për anëtarin e KLP: Bujar Sheshi nuk ka qenë sigurims dhe as bashkëpunëtor”

  1. Bureto says:

    Me siguri do të ketë patur presion mbi Autoritetin e Dosjeve, ose anëtarëve të veçantë të tij, për të turbulluar ujrat në dëm të prokurorit B.Sheshi dhe në dobi të kushedi se kujt. Mendja të shkon menjëherë tek Ilir Meta, që me autoritetin e tij sot si president, ka tentuar që të mos jetë në KLP prokurori që kërkoi në Gjykatën e Lartë, në procesin kundër tij, dënimin me dy vjet burg,
    për vidion e famshme Meta-Prifti. Për të mbajtur në këmbë qeverinë e tij, pushtetofagu Berisha bëri çmos ta shpëtonte Metën me anën e anëtarëve të gjykimit, të vënë aty po prej tij, të cilët rrëzuan prokurorin dhe votuan 5-0 për pafajësinë e Metës, me arsyetimin absurd “fakti nuk ekzistonte”, kur faktin e pa gjithë populli me zë dhe figurë. Kuptohet që ky vendim ishte një akt i turpshëm i tyre, që do përmendet shpesh në histori, si një aferë korruptive e pastër, por jo për Gjykatën e Lartë. Hakmarrja e dyshes simbiomatike Berisha-Meta, si dhe në shumë raste të tjera, nuk di të ndalet. Nëse na lejohet të abstrogojmë, ky mund të jetë rasti dhe në makinacionin e stisur ndaj Bujar Sheshit, ku me apo pa ndërgjegje u bë pjesë dhe Autriteti i Dosjeve. Megjithëatë, siç thuhet, “drejtësia mënon, por nuk harron.”. Le të jetë kjo e ardhmja e Drejtësisë që presim nga Reforma.

  2. alban says:

    O pike e zeze…po ky ka mbaruar shkollen per sigurims.. si mund te jete bashkepunetor i sigurimit.. Ky eshte me keq se bashkepunetoret e sigurimit qe nga halli e benin ate dhe nen presionin e oficerave te sigurimit… vetem ne shqipni behen kto lloj sofizma.. kukuku

  3. operacioni zjarri says:

    Eh sikur te ishin te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret te ndershem sa çereku i Bujarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje