Një raport që tregon luftën e dështuar të Ilir Metës kundër shtetit

16 Shtator 2019, 20:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioni i Venecias, i cili po shqyrton kërkesën e Parlamentit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës, ka marrë një raport prej 55 faqesh nga Ilir Meta, i cili e përshkruan situatën para 30 qershorit, jo vetëm në mënyrë tërësisht të njëanshme, por duke censuruar ngjarjet kryesore politike dhe qëndrimet ndërkombëtare, që bënë të mundur të realizohej 30 qershori. 

Dhe kur një president gënjen zyrtarisht në një raport të publikuar në faqen e vet zyrtare, atëhere nuk ke çfarë kërkon më tej në arsyet për ta shkarkuar atë.

Së pari, Ilir Meta nuk ka përfshirë në raportin e tij zyrtar, faktin që ai ishte palë me opozitën për mos pjesmarrje në zgjedhje. Ai jo vetëm që nuk ishte mbi palët, por ishte frymëzuesi i mos pjesmarrjes në zgjedhje.

Përpara se të fillonte fushata zgjedhore, ai ishte angazhuar në beteja personale kundër qeverisë, në lojëra politike antikushtetuese për mos dekretim ministrash dhe mos dekretim të shkarkimit të ministrit të Jashtëm, në përpjekje për ta përdorur postin e Presidentit, si mjet për luftë politike dhe diversion kundër shumicës.

Këtë nuk e ka në raport.

Së dyti, Ilir Meta e paraqet vendimin e tij për shtyrje të zgjedhjeve, si një përpjekje për të shmangur dhunën, ndërkohë që ishte e kundërta. Dekreti për shtryrjen e zgjedhjeve u përdor si krye-arsye për dhunën e opozitës dhe vetëm pas 8 qershorit, kur Ilir Meta bëri dekretin e anulimit të 30 qershorit, opozita me dekretin e tij në dorë, ju sul KZAZ-ve, dogji shkolla dhe sulmoi materialet zgjedhore, duke e konsideruar dhunën legjitime. Pra Ilir Meta nuk shmangu dhunën, por frymëzoi dhe legjitimoi dhunën politike me dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve. Dhe këtë nuk e ka në raport.

Së treti, Ilir Meta nuk përshkruan në raport mbështetjen ndërkombëtare për 30 qershorin. Ai i referohet vetëm një lobisti të PD, që është kryetar i grupit parlamentar të CDU, që paska thënë se shtyrja e zgjedhjeve nga Ilir Meta mund të krijojë hapësirë të re, por ai ka censuruar në raport qëndrimin zyrtar të SHBA, qëndrimin zyrtar të Bashkimit Europian, përfshi dhe kancelares Merkel, dhe qëndrimin zyrtar të OSBE, që kërkonin që zgjedhjet të bëheshin më 30 qershor.

Ai po ashtu ka harruar të pasqyrojë faktin që ka sulmuar hapur SHBA, Bashkimin Europian dhe OSBE, si president i Shqipërisë, dhe banda të tij kanë terrorizuar dhe ambasadorin e OSBE në Tiranë, duke i shkuar tek shtëpia.

Kjo tregon shumë për betejën e tij personale dhe politike kundër 30 qershorit dhe keqpërdrimin e postit të Presidentit, duke shpallur aleatët strategjikë të Shqipërisë, si armiq të saj.

Falë këtij qëndrimi perëndimor të SHBA, BE e OSBE, Ilir Meta u trajtua si Maduro dhe u injorua, duke shpëtuar Shqipëria. Kjo mungon në raport.

Së katërti, Ilir Meta ka harruar të pasqyrojë në raport faktin që të gjitha arsyet që ai thotë pse nuk mund të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor, vlenin dhe për të mos u bërë më 13 tetor, pasi edhe ato do të ishin zgjedhje të njëanshme, vetëm nga njëra palë dhe ishte një datë e vendosur pa marrë konsesusin e palëve.

Kjo tregon se Presidenti nuk po kujdesej për konsensusin, por për t’i vënë flakën Shqipërisë, me shpresë se pas kësaj do të mbaronte makthi i tij për gjërat që po shkonin jashtë kontrollit të tij dhe Sali Berishës.

Së pesti, çka është dhe më e rëndësishme, në të njëjtën ditë që Ilir Meta bën publike gënjeshtrat e veta për 30 qershorin si president “konsensual”, në të njëjtën ditë publikon në faqen e tij zyrtare thirrje për përmbysje politike në Shqipëri nën moton “O sot, o kurrë”, që pasqyron më shumë gjendjen e tij depresive dhe makthin politik, se sa pozicionin e Presidentit të Republikës.

Ndaj mendoj se raporti që ai ka bërë publik është një arsye më shumë për ta shkarkuar, pasi reflekton edhe përpjekjen për të gënjyer zyrtarisht, duke fshehur të vërtetën që është ende e freskët.

Dhe i bën nder ta shkarkosh si president që i ka shpallur luftë shtetit. Se realisht, nëse e shikon si është katandisur, atë mund ta shkarkosh edhe si president që turpëron shtetin.

Do të mjaftonte videoja e tij me qenin nga Bosnja, videon me macet nga Lalzi, videot me brekë me Çim Pekën nëpër male, apo paralajmërimin për tërmetin apokaliptik, dhe çdo gjë që dëshmon lajthitjet e tij psiqike, për ta shkarkuar si President që na turpëron.

Por kjo do ta rëndonte më shumë shtetin shqiptar. Më mirë të iki si njeri që tentoi të vrasë shtetin, se sa siç është realisht, një njeri që nuk e përballoi dot qënien në krye të shtetit.

26 komente në “Një raport që tregon luftën e dështuar të Ilir Metës kundër shtetit”

  1. Gjenerata 1964 says:

    President karagjoz ai dhe kush e vuri.

    1. Ashko says:

      Hahahahahahahaha

  2. Olimpia says:

    Z.Mero,te gjitha i le thene qarte..Vec mos ngaterroni Maduron me Meten…Meta eshte nje gangster,rrugac ,hajdut,i mbrojtur nga politika.Maduro eshte nje politikan neomarksist ,sigurisht jo diktator,qe ka perkrahjen e 70 perqind te venezuelaneve.Eshte tjeter problemi aftesia e tij per te drejtuar shtetin dhe ekonomine.Por Venezuela ka mbi 20 vite qe perballet me sulmet e shteteve me te fuqishme te botes dhe karteleve gjigande te naftes te cilat enderrojne gallaberimin e arit te zi.

  3. Azio says:

    Nje analize perfekte,reale dhe me argumenta vertete te bindeshme.
    Lexojeni te dashur komentues kete shkrim teper serioz te z.Mero Baze dhe me siguri do te keni te njejtin mendim me te.Bej fjale per lexues qe perdorin mendjen e kthjellet e te ftohte me nje llogjike te forte.
    Te lumte pena I dashur Mero.Me ke dhene nje kenaqesi te madhe kur kam lexuar koment in tend.
    FALEMINDERIT.

  4. HJ says:

    Iliri eshte Presidenti qe do te vrase shtetin. Ketu fillon dhe mbaron historia. Ai nuk eshte njeri I dobet qe nuk e perballoi te qenit President. Ai eshte shume i qarte ne veprimet e tij dhe shume i lexueshem. Ilir Meta apo sic i ka thene Sali Berisha Ilir Floriri eshte nje hajdut ordiner dhe si i tille ai nuk donte shtet funksional ne Shqiperi. Gjema me e madhe e tij erdhi nga fakti se Reforma ne Drejtesi ishte project Amerikan. Ai ne asnje menyre nuk done nje drejtesi autonome. Ai donte organet e drejtesise te ishin te zgjedhura nga ai dhe Saliu qe te mund te manipulonte me vjedhjet e tij sic beri me gjyqin ku akuzohej per ndarje rrushfeti. Rasti me i keq per te ishte qe Rama te vendoste per organet, por edhe ketu ai mendonte si batakci qe me presione do e detyronte Ramen qe asnjehere ai te mos hapte dosjen e Ilir Floririt. Pasi te tere keto fantazi te tij u shuan nga vendosmeria Amerikane, pasi pa qe as Rama nuk kish rruge tjeter por te pranonte projektin Amerikan, vendosi ti shpallte lufte shtetit per ta shkaterruar ate dhe vecanerisht lufte Rames, per ta detyruar ate ti kethente shpinen Amerikes dhe ti kethehej politikes se tij kur ai e quante Ilirin “djal i mire” . Se bashku do e detyronin Ameriken te pranonte lidershipin e Floririt si lidership i perhershem ne Shqiperi. I vetmi naivitet i Ilirit ishte se nuk kuptonte qe amerikanet nuk pjerdhin per “te fortet”.
    Perfundimisht mund te them qe Iliri e beri shkelqueshem punen e Presidentit hajdut. Ai nuk mund te quhet ne asnje menyre president qe nuk e perballoi shtetin. Ai jo vetem qe e perballoi, por dhe luftoi ate, pavaresisht se nuk ja doli. Hajduti nuk mund te behet politikan. Kjo ishte fatkeqesia e tij.

  5. Tik Taku says:

    Së gjashti, nuk i ka treguar Komisionit të Venecias që është burri në detyrë i Mona çizmegjatës…..

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Opozita nuk kerkoj shtyrjen e zgjedhje ,ajo dhe sot perseriti kerkesen e saj ,”largimin e kryeministrit” !
    Shtyrja e zgjedhjeve me 13 tetor eshte nje manover djallezore .
    Si ne qershor ashtu dhe ne tetor ,Meta kerkon te “dekoroj Ramen” ,me bindjen se ai do deshtoj nga aleanca me Jonullatosin .

    1. mondi says:

      Ne fjaline e pare thua nuk kerkoi shtyrjen e zgjedhjeve.Kurse ne te dyten thua e kerkoi.Ik o drogaxhiu mones futi nje dore gjume se per politike te hani mune juve.Per rrujt ndonje pare qyli po.Aty nuk te falni por ce do qe ju ka dale ustai dhe po u nxjerr nga hundet.Hallall Rames.Iu befte dita njemije se po vidhnit dhe rrobat e trupit.

  7. Koba says:

    Nje pretence Serioze dhe e Sakte.Ky delenxhi duhet sikterisur nje sekonde e ma pare..Ky ka arritur ne Derexhene e NOELIT te Famshem te “Familjeve te Medha” ,qe kur Rroiti ,dergonte Pusulla ,te shkruara ne 1000 frangshe!!!!.

  8. M'hill Lèpusha says:

    Ky shkrim èshtè si ‘Ai grushti i Fundit’, “knock down” pèr Pres. e rekomanduar. Ndeshja mbaron kètu, tani ju takon ‘ndèrhyrjes sè shpejtè qè ta largojnè nga ‘ringu’, me, ose pa barrellè ! Kush e ka radhèn tani ? – Deri nè Tetor duhet tè eleminohen tè gjithè kusarodembelokratèt !

  9. Komentuesi says:

    Bravo zoti Mera,e ke thare kete artikull.Meta eshte vertete i semur psiqik,me keq se Sali Berisha.

  10. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Prit Venecian Mero mo u dhjas, se Venecia nuk merr per baze as raportin e Metes as raportin e Rucit apo Rames apo aq me pak tendin. Ka nga e merr raportin Venecia bile raportin Venecia ka kohe qe e ka, e ka shqyrtuar bile ka dale edhe ne konkluzione. Keto takimet jane thjesht per procedure. Pyetja eshte a e ka shkelur apo jo Presidenti Kushtetuten dhe a eshte kjo shkelje e asaj rendesie qe te coje ne shkarkimin e tij, dhe per kete Venecia nuk ka nevoje per raportet e njerit apo tjetrit pasi Venecia gjykon veprimet a jane te arsyetuara ligjerisht dhe jo a jane te arsyetuara emocionalisht. Per konsum propagandistik ke noten 10 si gjithmone, per arsyetim llogjik ke noten 4 si perhere. E di vete ti..

  11. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Prit Venecian Mero mo u dhjas, se Venecia nuk merr per baze as raportin e Metes as raportin e Rucit apo Rames apo aq me pak tendin. Ka nga e merr raportin Venecia bile raportin Venecia ka kohe qe e ka, e ka shqyrtuar bile ka dale edhe ne konkluzione. Keto takimet jane thjesht per procedure. Pyetja eshte a e ka shkelur apo jo Presidenti Kushtetuten dhe a eshte kjo shkelje e asaj rendesie qe te coje ne shkarkimin e tij, dhe per kete Venecia nuk ka nevoje per raportet e njerit apo tjetrit pasi Venecia gjykon veprimet a jane te arsyetuara ligjerisht dhe jo a jane te arsyetuara emocionalisht. Per konsum propagandistik ke noten 10 si gjithmone, per arsyetim llogjik ke noten 4 si perhere. E di vete ti…

  12. NO COMENT ! ⚖️⚖️ says:

    ???

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Shtyerja e zgjedhjeve pa konsesus duke nderhyre brutalisht ishte djallezore..

  14. Tomori USA. says:

    Zoti Mero, tu befte pushka top, qofsh per jet mendjendritur, Atdhetar e patriot.
    Ja ke thene te tera maskaralleqet dhe poshtersit keti bastardi, mashtrusi, qe e do demokracine nga 91 e ketej per ta mjele e pasuruar, sic cilesohet bosi i hajduteris e pasuris ne Ballkan.
    Esht ky Ilir Meta qe nga student i dhjetorit mori dhe cfrytezoi gjith postet shtererore nga deputet i thejesht, ne zevendes minister, kryeminister, kryetar parlamenti, dhe tani ne majen epushtetetit si president.
    Ajo qe na habit ketu ne shqiptareve ne Amerike eshte se ky zuzar qe ka qene gjate gjith 29 viteve ne pushtet e heq vehten sikur ska qene fare ne drejtimin e shtetit shqiptar, dhe te tjeret e kane shkareruar, demokracin, ekonomin e vendit, ne te cilen ndodhet vendi yne.
    Nese esht kjo gjendje krize sot nga analiza e mesiperme e Editorit Baze, shkkaktar dhe pergjegjes biles kryesori me Berishen Bashen Monken esht vet Meta.
    Prandaj , sa me pare venecja ti japi driten jeshile shkarkimit te Metes , ndersa SPAKU, dhe BKH ti tregoin vendin ne Rec. etem keshtu dote forcohet demokracia, shteti ligjor dhe dote filloi ngritja e eknomis dhe mirqenjes per shpiptaret.

  15. ana says:

    Ai, Ilir Meta jo vetem qe duhet shkarkuar si president, por ti behet edhe ndjekje penale per destabilizim te rendit shoqeror e kushtetues. Dhe kjo sa me shpejt.

  16. Timi says:

    Sa me shpejt te hiqet ky hajduti aq me mire do jete per vendin. Shoku i Qimit dhe i karagjozit Kallak hahaha hahaha!

  17. Njeri says:

    O Mero, Shpresojme qe Kuvendi ja ka shkruar duke i dokumentuar komisionit te Venecias keto gjera !

  18. FLUTURA says:

    President skandaloz!

    1. Ardjan says:

      Po sa rëndësi ka se si do flasë
      “venecia” përballë fakteve që z. Baze ia numuron nê “lule të ballit”. Problemi êshtë se si ne si shoqëri e lejuam kêtê hajdut ordiner, qurrash, të kap burimet e konomike e natyrore tê vendit, dhe të zvarritet deri tek kolltuku i presidentit të popullit. Turp!.

  19. sapa says:

    Pse ka ne shqiperi shtet?lufte klanesh po.

  20. PIRDHSESHFRYHESH says:

    …..Gamor ti gamor kush t’vuni / sot e neser valon druni ….

  21. Floriri says:

    Te lumte pena o M Baze Gazetare si ty I duhen vendit jo langaraqe , TE keqij, smirezinj, kokebosh qe rrine pas brekeve te Metes apo qe hodhen ne humnere opoziten duke e nxitur per revolucionin e leshit dhe e katandisen rrugeve
    Sa per te ashtuquajturin president jo vetem te shkarkohet ,por te DENOHET per shkeljet qe ka bere, per gjohen e urrejtjes qe perdor, per mafiozitetin e ti boll 30 vjet Vec se sa do e denoje Spak si vjedhes e bllokaxhi
    Na e peshtirosi fjalen president e do na dale para syve gjithe jeten me breke e si murg qe donte te ” lante” gjynahet duke kaluar perrenj me uje bore Neveri e neverosur

  22. Don says:

    Mero te lutem a mund ti besh nje analize mashtrimit qe po i bejne popullit me ngritjen e SPAK. Eshte nje dore e forte qe po e saboton seriozisht kete institucion te drejtesise. U tha qe SPAK do perfundoje brenda Qershorit pastaj u shty per ne korrik pastaj u tha brenda fillimit te shtatorit dhe se fundi u tha ne fillim te muajit tetor do ngrihet patjeter. Ky eshte nje mashtrim i paster tejet ofendues dhe loje me nervat e shqiptareve. A ka nje njeri kompetent te dale dhe ti thote te verteten popullit shqiptar sepse mashtrimet e ketij lloji me afatet kane kaluar cdo cak moral .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje