Shkencëtarët britanikë: Klima po ndryshon me shpejtësi, po ndodhin fenomene të parashikuara pas 10 vitesh

16 Shtator 2019, 19:05Sociale TEMA

Shkencëtarët britanikë japin alarmin se ngrohja globale po përparon me ritme shumë herë më të shpejta nga ç’parashikohej.

Rrjeti televiziv britanik BBC citon shkencëtarin David King, i cili thotë se i nxehti ekstrem i këtij viti ishte një fenomen që duhej të ndodhte të paktën pas 10 vitesh. Ai i quan “të frikshme” ritmet me të cilat po ndryshon klima globale.

“Është me të vërtetë për të pasur frikë. Parashikonim që temperatura do të rritej, por nuk e kishim menduar që këto kushte ekstreme do të ndodhnin shumë shpejt”.

Ish-këshilltari për klimën i Kryeministrave laburistë Blair e Braun, i referohet veçanërisht valës së të nxehtit që përfshiu gjithë Europën këtë verë dhe që çoi temperatura mbi 45 gradë edhe në veri të kontinentit, që si rrallë herë zgjatën për disa ditë.

Po ashtu shkrirja e akujve, përmbytjet e uraganet gjithnjë e më të fuqishëm, si ‘Dorian’ që goditi Bahamasin duke shkaktuar mbi 50 viktima, janë shenja që sipas shkencëtarëve tregojnë se qeveritë botërore duhet t’a marrin seriozisht ndryshimin e klimës që po hyn drejt një rruge të pakthyeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje