Dita e parë e shkollës, Xhaçka shoqëron djemtë e major Tanushit: Jemi pranë çdo efektivi të FA

16 Shtator 2019, 14:56Sociale TEMA
Dita e parë e shkollës, Xhaçka shoqëron djemtë e

Serxhio dhe Klesio, dy djemtë e majorit të rënë në krye të detyrës në Letoni, u shoqëruan sot, në ditën e parë të shkollës, nga vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Së bashku me gjyshërit dhe nënën e tyre, ministrja Xhaçka ka mbajtur premtimin e dhënë për të qenë gjithnjë në krah të familjes së ushtarakut të ndarë nga jeta, pak kohë më parë, gjatë misionit të NATO.

“Vërtetë e emocionuar, që bashkë me nënën dhe dy gjyshërit, shoqëruam në ditën e parë të shkollës Serxhion dhe Klesion, dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës pak muaj më parë në Letoni”, shkroi ministrja Xhaçka, në rrjetin social Facebook, teksa postoi edhe fotot e ditës së parë të shkollës për dy djemtë.

“Trishtim që majori nuk ishte me ne sot, por edhe gëzim sepse i plotësuam atij merakun më të madh që ka çdo prind: një arsimim të mirë për fëmijët e tij.

Familja e madhe e Forcave të Armarosura i gjendet pranë çdo efektivi të saj, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra për atë ç’ka kanë më të shtrenjtë në jetë. Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijet e efektivëve të FA!

Jeni krenari!”, – u shpreh ministrja me një urim për të gjithë fëmijët e ushtarakëve që janë ulur sot në bankat e shkollës.

1 komente në “Dita e parë e shkollës, Xhaçka shoqëron djemtë e major Tanushit: Jemi pranë çdo efektivi të FA”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje