Një ngjarje e pazakontë është filmuar me kamerë amatore, ku një person futet brenda një veture duke menduar se do të largohet me të nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush.
Por ishte pikërisht pronari i saj që ishte ulur në pjesën e pasme dhe menjëherë reagon ashpër duke e sharë.
Hajduti që i afrohet BMË mendonte se ishte vetëm, por u befasua kur para syve të tij u shfaq pronari i veturës që madje e filmonte për ta poshtëruar publikisht.
Ngjarja ka ndodhur në Conventry të Anglisë, e videoja e filmuar është publikuar në Facebook, ku me shpejtësi të madhe u shpërnda në rrjetet sociale. (TemA)