Nga Ilir Hashorva
U bë më se një muaj që çdo ditë e çdo natë, nëpër faqet e gazetave dhe nëpër ekranet televizive gazetarët intervistojnë Isuf Kalon në lidhje me librin e tij “Blloku”, në të cilin personazhi kryesor dhe më i rëndësishëm është Enver Hoxha. Tashti disa televizione kanë filluar ta intervistojnë për here të dytë, por është e kotë se ai ato që pati për të thënë dhe që mund t’i thoshte, i tha të tëra që në fillim. Ndërsa në emisionet e para gazetarët e të ftuarit nëpër studio televizive përpiqeshin t’i bënin vetëm elozhe Isuf Kalos dhe librit të tij, tashti kanë filluar edhe ta kritikojnë. Në emisionin e fundit të Blendi Fevziut pati vetëm kritika. Reklama shumë e tepruar për atë libër po luan tashti rol të kundërt dhe Isuf Kaloja bën mirë ta përfundojë misionin që pati dhe të largohet.
Ky libër nuk doli kot dhe rastësisht. Me kohë kishin dale shumë fakte të reja për krimet e komunizmit dhe të Enver Hoxhës dhe figura e tij kishte rënë mjaft. I duhej dhënë një impuls jetëdhënës dhe këtë u përpoq t’ia jepte Isufi.
Në libër vihet re shumë qartë shfaqja e admirimit të autorit për Enver Hoxhën, Nexhmie Hoxhën dhe familjen e tyre si dhe e denigrimit ndaj Ramiz Alisë dhe Mehmet Sheut dhe familjes së tij. Nga kjo pikëpamje autori nuk del i paanshëm dhe rrjedhimisht as i besueshëm për ato që thotë në përgjithësi. Por, nuk është kjo kryesorja, sepse nuk ka shumë rëndësi se cili është më i mirë dhe cili më i keq nga personat për të cilët ai bën fjalë. Kryesorja është se autori nuk merret me gjëra esenciale, me gjëra të rëndësishme, por merret kryesisht me gjërat banale të jetës së bllokut. Ato që tregon Isuf Kaloja në pjesën më të madhe të librit janë të përshtatshme për t’u treguar nga punonjësit e rëndomtë të bllokut si bahçevanë, hidraulikë, elektricistë, kuzhinierë, infermierë, shoferë e të tjerë dhe jo nga një mjek profesor si Isuf Kaloja. Prej atij, si mjek personal i Enver Hoxhës, që u gjend pranë tij më afër se çdo njeri tjetër dhe për një kohë mjaft të gjatë, priteshin të thuheshin të tjera gjëra, edhe prej atyre që shumë njerëz brenda bllokut mund t’i shihnin dhe të mos i kuptonin.
Dikur kam parë një film në të cilin policia japoneze po ndiqte një person. Policia kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe po kontrollonte kudo për materiale komprometuese. Ndërsa të tjerët nuk lanë mur pa çarë e dysheme pa shqepur, njëri prej agjentëve u përqendrua te biblioteka. Kur të tjerët i thanë që të merrte pjesë edhe ai në kërkimin ndonjë sendi komprometues, ai u tha se nëpërmjet librave që lexonte personi që kërkohej, ai kuptonte se me ç’njeri kishte të bënte. Ai në atë mënyrë njihte botën e tij të brendshme që ishte shumë më me vlerë se bota e tij jashtme, se një revole që mund t’i gjendej në shtëpi. A ka bërë, për shembull, ndonjë vëzhgim Isuf Kaloja në bibliotekën e pasur të Enverit? Për shembull, a mendonte ai se Enveri ishte një lexues dhe studiues i pasionuar e serioz, apo ishte thjesht një bibliofil ekcibisionist? Ç’lloj librash lexonte më shumë ai?
Do ishte me shumë interes që Isuf Kaloja të na fliste pak për botën e brendshme, për botën shpirtërore, për botën e padukshme të Enver Hoxhës. Për shembull: a kishin ndonjë efekt mbi të vrasjet që kryente, a i ndryshonte natyra para vrasjeve apo pas vrasjeve të kundërshtarëve apo të shokëve të tij, a tronditej ai nga vrasjet apo vrasjet i kryente dhe i kalonte me gjakftohtësi të plotë e s’i bënin fare përshtypje, pra a bëhej Enver Hoxha kriminel jashtë natyrës së tij, a vriste ai nga halli, apo vriste i nxitur nga impulset brendshme? Isuf Kaloja nuk na thotë fare nëse ka vërejtur ndonjëherë tek Enver Hoxha shenja të paranojës, për të cilat flasin të gjithë e që janë të qarta edhe për ata që nuk e kanë njohur nga afër, paranojë që ka qenë shkak i shumë krimeve të kryera prej tij.
Në një intervistë që i dha së fundi Monika Stafës, Kaloja thotë: “Unë kam bërë thjesht një fotografim të Bllokut nga brenda. Një fotografim pa aparat. Fotografim me anë të ndjesive, me anë të shqisave. Fotografi psikologjike për të kuptuar pse ndodhnin ato që ndodhën dhe përtej atyre që ndodhnin”.
Ku i ka këto fotografime me anë të ndjesive Isuf Kaloja? Ai nuk jep asgjë prej tyre.
Nuk na ka folur kurrë për gjendjen e Enverit, kur në bllok apo në Shqipëri, me urdhër të tij ndodhnin gjëra të jashtëzakonshme që tronditnin të madh e të vogël, komunistë e antikomunistë. Ai thotë vetëm: “Mendërisht (“udhëheqësit”) ishin te zakonshëm, por kishin në dorë të bënin gjëra të pazakonta. Madje edhe disa gjëra të pajustifikuara, deri në vrasje njerëzish që për mendimin tim, ishte tejkalim i kodit moral… Por unë kam pasur kënaqësi të jetoja me ta. Kam udhëtuar me ta, kam ndenjur në ambiente me ta, i kam shoqëruar…kudo thuajse”.
Për Isuf Kalon, vrasja e njerëzve si të ishin insekte ishte thjesht një “tejkalim i kodit moral”, jo më shumë, jo krim dhe prandaj kjo gjë atij nuk ia pengonte kënaqësinë që e bënte të ndiente jetesa me të e me shokët e tij!
Duket qartë se mendësia e Isuf Kalos është e njëjtë me atë që ka pasur në kohën kur i shërbente Enverit. Ajo nuk ndërroi as pas njëzet e pesë vjetësh të ndenjes dhe punës në një nga vendet më humane e më të qytetëruara të botës, as pas tridhjetë vjetësh pas shkërmoqjes së komunizmit tek ne dhe zbulimit më mirë të fytyrës dhe veprimtarisë së Enverit dhe as pas tridhjetepesë vjetësh pas vdekjes së Enverit.
(TemA)
Si nuk keni turp me cfare merreni! Nuk merreni me ramen, por as me nanon , por as me ramizin…o zot …merruni me zogun e sulltan sulejmanin….Plehra media.
Shkrimi eshte shume i goditur. Por mos prisni me shume nga Doktori sepse ai person ate kulure ka patur te sherbente me vetmohim per udheheqesin e popullit, pra indoktrinimi i tij eshte i tejskajshem. Mendoni se mund te ndryshonte ndonje gje , kur ky njeri mbas vdekjes se Enverit , filloj te shkonte neper institucione dhe te fliste per jeten e Enevrit, njesoj si Xha Pilo Peristeri , te cilit edhe i falet sidomos ne pleqeri. Pra po te kishte pak me shume brum do ti bente bisht kesaj shfaqjeje te shemtuar nese do te kuptonte se ku po shkonte Shqiperia mbas vdekjes se Enverit.
Shitja me varke ne Drilon i ka lene te beje detyren me besnikeri ashtu si dhe varketaret e tjere.
Enveri ishte diktator dhe vrau shoket e tij jo per parime dhe per te ardhmen e “komunizmit” alla shqipter sepse nuk kishte si ta kuptonte ate rend ,Shtypi nje popull te tere dhe e coj nga “mizerabiliteti” ne “varferi dinjitoze” jo se donse nje sistem te drejte, por mendonte se sistemi qe kishte mundesi qe ai te drejtonte.Dhe motoja e tij ishte qe mbi shtypjen dhe gjakun e popullit te mbijetonte. Cdo veprim i tij politik si prishjet me shtete e tjera e ka pare ne funksion te ketij qellimi.
Ky eshte shqiptari i sotem-nje idiot e dembel qe nuk merret me jeten e vet e te ardhmen e femijeve por kenaqet duke cfryre e nxjerre vrer per te djeshmen ,per ate kohe qe sot nuk ka asnje vlere e qe nuk e kthen dot me prapa Kush jeton me te djeshmen thuhet se nuk e jeton te sotmen.DERDIMENET!
Kush e njeh kete Ilirin…ta shpjeri shoejt tek spitali i te cmendurve
E kuptoni tani perse nuk bejme perpara dhe mbizoteron kafsheria kudo….sepse ky idioti ka te njetat te drejta me ne te tjeret qe te zgjedhi
Kerkese urgjente KQZ-se…ti heqet e drejta votes…e pakta fare.
“Perse nuk e pyeste Enver Hoxhen si ndihej kur vriste”….hahahahahaaaa
Kjo pyetje duhet te behet hit
Sa me shume perpiqen qe te nxijne E.Hoxhen aq me lart ngrihet figura dhe vepra e tije.Kjo i terbon kundershtaret e tije sepse keta nuk arrijne te bejne asgje dhe jetojne akoma me ate çfare beri Enveri para 30 vjetesh .
Sa më shumë njohim shpirtëkatraninë e Enverit, aq më shumë kuptojmë errësirën shpirtërore të një pjese të popullit tonë, që manifestohet sot e kësaj dite përmes adhuruesve të tij që mishërohen me krimin. Sadizëm kolektiv.
Te lexosh rreth ketij cobani qe e coji shqiperine 100vjet mbrapa eshte marrezi dhe edukon brezin e ri me frumen e diktatoreve qe nuk bene gje tjeter vetem se plotesuan deshirat e vehta dhe e trajtuan popullin si skllav.
Mos harxhoni kohen me kete maskara se e peshtiroset, si dhe me shkrimet e sejmeneve servile, papersonalitet qe tani te rrjedhur nga trute nuk dine se cfare flasin ose kujtojne me nostalgi ate kohe kur lepinin cdo gje qe nga dora deri tek bytha.
E gjeti germadhe dhe plot analfabete dhe e coi 100 vite perpara. Pune tjeter se pishtaret e demokracise nga Vicidoli e kthyen prape 100 vite mbrapa… Kerkoji llogari heronjve te tu tek Shqupi, cfare ben per kete vend pas ’91….
ISUF KALO!
Ti je po ai brum shpirtëror.
Njeri empatik, njeri me ndåergjegje të pastër, nuk do duronte të jetonte në të njejtat ambiente, e lere më të komunikonte me një xhelat