Diaverum International ka reaguar pas disa raportime dezinformuese në media lidhur me hyrjen e mundshme të kësaj kompanie në tregun shqiptar.
Deklarata e plotë:
Referuar raportimeve dezinformuese që janë shfaqur kohët e fundit në disa portale në Shqipëri lidhur me blerjen e mundshme nga Diaverum International AB (“Diaverum International”) të “DiaVita” Shpk (“DiaVita”), pronësisë dhe statusit të Diaverum International.
Diaverum International është një degë tërësisht në pronësi të Diaverum Group, i cili ka mbi 11,000 punonjës dhe 35,000 pacientë në 20 shtete në katër kontinente.
Duke qenë se Diaverum International është një kompani brenda Grupit Diaverum, ajo nuk ka asnjë punonjës ose fluks të pavarur të ardhurash.
Këto lloj strukturash janë tipar i zakonshëm brenda grupeve ndërkombëtare dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë që Diaverum International është një kompani “fantazmë” ose “guackë”, ose të mos jetë nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e plotë të Grupit Diaverum – Bordi i tij i Drejtorëve përfshin Drejtorin Ekzekutiv, Drejtori i Përgjithshëm i Financave, dhe Drejtori i Bordit i Grupit Diaverum.
Grupi Diaverum ofron kujdes të klasit të parë për dializën dhe ka bërë disa hyrje të suksesshme në tregjet e reja, duke përfshirë: Brazilin (2.400 pacientë), Maqedoninë e Veriut (700 pacientë) dhe Arabinë Saudite (4,400 pacientë).
Në secilin treg që Diaverum ka hyrë, ne krenohemi të përmirësojmë ndjeshëm rezultatet e pacientëve dhe të fitojmë besimin e shoqatave të pacientëve dhe të autoriteteve të kujdesit shëndetësor.
Ne jemi të bindur që ky do të jetë rasti edhe për Shqipërinë pas blerjes sonë të parashikuar të DiaVita, dhe natyrshëm do të ofrojmë mbështetjen e plotë të të gjithë Grupit Diaverum për të mundësuar që DiaVita të ofrojë përkujdesje cilësore për pacientët e saj si dhe të përmbushë detyrimet e saj ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.