Ndërkohë që opozita jashtëparlamentare është shprehur kategorike kundër uljes në çfarëdo lloj tryeze diskutimi, për sa kohë Edi Rama është kryeministër, ishdeputeti Nard Ndoka, kryetar i PKD ka deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt që opozita të marrë pjesë në tryezën për Kodin Zgjedhor.
“Unë ftesën e Ambasadorit të OSBE e konsideroi pozitive. Edhe vetë OSBE e kupton se opozita jashtë Parlamentit, e ka një arsye politike që është aty ku është, e respekton për peshën që ka, për atë që përfaqëson.
Do të marr pjesë në tryezë se për ne është shumë e rëndësishme reforma zgjedhore.
Nuk është ajo shkaktare e krizës. Ne kemi platformën tonë.
Sot nuk jemi jashtë parlamentit për Kodin Zgjedhor.
Me këtë Kod, Rama i ka blerë zgjedhjet. Duhet një ndëshkim i këtyre hajdutëve.
Ne do të marrim pjesë në tryezën për Kodin Zgjedhor, por problemi është Rama dhe jo Basha”, ka deklaruar Ndoka nga tryeza e emisionit “Arena”.
Pika qe si bie. Kush ka nevoje per Nard Noken.
Cfar mund ti jape politikes Nard Noka
Ku jemi katandisur te jape mend Nard Noka Dash Shehu Fatmir Mediu e tjere te mbaru.
Keto emisionet politike te mbremjes,e kane fituar statusin si injektim i kancerit ne trute e shqiptareve.
Aty del çdo budalla i mundshem qe ka ky vend,dhe budallai jep leksione demokracie,parashikon,vlerson,politiken kombetare,gjykon se si duhet te veproj bota,e di se si luhet futbolli,ping pongu,si behet gjiza,dhe si gatuhet pica etj etj.
Please,jipni diçka tjeter,ne tv,se e çmedet kete milet.