Presioni i fortë i opozitës së re: Nëse bëhet marrëveshje Rama-Basha, të 35 deputetët largohen nga Parlamenti

18 Shtator 2019, 22:47Politika TEMA

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri shprehet se do të largohet nga politika nëse nuk bëhet Reforma Zgjedhore.

Ashtu si Valteri, mbrëmjen e djeshme dhe kolegu i tij Ralf Gjoni deklaroi në emisionin RepolitiX se se do të largohet nga Parlamenti nëse nuk bëhet Reforma Zgjedhore.

Mirëpo Valteri shkoi edhe më tej, ai tha se të 35-të deputetët e opozitës së re do të largohen nga Parlamenti nëse bëhet marrëveshje Rama-Basha.

“Kemi marr garanci se Reforma Zgjedhore do të zbatohet, duan apo nuk duan të tjerët. 

Ta them prap se edhe unë largohem si Ralf Gjoni, nëse nuk bëhet.

Nuk i lë njeri ata, nëser do të ikin të 35 deputetë nëse bëjnë marrëveshje Rama dhe Bashën.

Nga 17 maj ata nuk i lanë të bëjnë marrëveshje. Ata duan të mbajnë këtë sistem zgjedhor. 

Do marrin ekspert të huaj. Po të kem 84 vota nuk pyes as për Ramën as për Bashën po e bëjmë ne. ” ka thën Halit Valteri.

1 komente në “Presioni i fortë i opozitës së re: Nëse bëhet marrëveshje Rama-Basha, të 35 deputetët largohen nga Parlamenti”

  1. xyz says:

    Ueee e mjera Shqipëri çfarë do humbasësh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje