Tokat, “7501” do të ndryshojë: Qeveria kërkon ndihmën e Venecias për ligjet e pronave

18 Shtator 2019, 20:11Sociale TEMA

Qeveria dhe parlamenti kanë nisur përpjekjet për të korrigjuar një mori me ligje që kanë shkaktuar një kaos dhe plot padrejtësi me pronat. Për këtë është kërkuar edhe një opinion nga komisioni Venecias.

Adnor Shameti, anëtar i komisionit parlamentar të ligjeve shpjegon për Top Channel se çfarë ligjesh për pronat do të ndryshohen.

“Do të merren në analizë të gjitha kushtet ligjore situatat ligjore për çdo vërtetim apo akt pronësie duke përfshirë edhe ato të ligjit 7501 dhe do të verifikohen nën lupën e këtij ligji që i merr të gjithë elementët e pronësisë në analizë të plotë”, thotë Shameti.

Për projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” kuvendi i ka dërguar dy pyetje Venecias.

“A bie ndesh ky projekt-ligj veçanërisht nenet 7 dhe 9 të tij, me të drejtën e gëzimit të qetë të pronës, siç parashikohet në Nenit 1 të Protokollit Nr.1 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut duke pasur parasysh në veçanti të drejtat e fituara dhe pritshmëritë e përgjithshme.

Nëse po, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes së pasurisë së paluajtshme në Shqipëri dhe përgjegjësinë e ligjvënësit kombëtar për të siguruar një stabilitet ligjor dhe social për këtë çështje, a do ta konsideronit këtë ndërhyrje proporcionale dhe të justifikueshme në një shoqëri demokratike”.

Alket Hyseni një tjetër deputet i komisionit të ligjeve bën një parashikim optimist se kur do të marrë fund kaosi me pronat.

Muhamed Veliu: A jemi të vonuar në këtë korrigjim që ju po tentoni të bëni?

Alket Hyseni: “Jemi realisht të vonuar në fakt ky proces ka dy vite që ka nisur projekt ligji ka qenë prezantuar si kërkesë e jona por edhe në bashkëpunim me Komisionin Europian i është nënshtruar kësaj ekpertize shtesë dhe unë besoj që në diskutimet në vijim do të na çojnë që brenda këtij viti ose në fillim të vitit tjetër të kemi përfundimisht këtë ligj në mënyrë që t’i japim mundësi të gjithë atyre njerëzve që kanë kaq e kaq vite që presin të zgjidhin problemet e pronësisë ta zgjidhin një orë e më parë”.

Muhamed Veliu-TCH

16 komente në “Tokat, “7501” do të ndryshojë: Qeveria kërkon ndihmën e Venecias për ligjet e pronave”

  1. Shqiptari says:

    ky ligj duhet te ndryshoj gjysmen e shqiperis e kan zene camet dhe kosovaret patjeter duhet keto toka ti kthehen shqiperis se e kan pushtuar vendasit skan asgje vetem mercenaret dhe jo vetem uzinat fabrikat kopshtet shkollat repartet ushtarake deti qielli tu kthehen popullit te ndershem

  2. A says:

    Pordhe me rigon
    Po ai ligji i kushtetutes qe thote se nqs jeton ne nje prone me shume se 20 vjet….ajo kthehet automatikisht e jotja…perse nuk pyetet venecia???
    Hani pini e shkerdheni kete vend…perderisa kemi sistem gjyqesor me 6 mujor e njerez kompet kafshe te egra( hane njeri tjetrin)

  3. A says:

    Ligji kriminal 7501 eshte treguesi I vazhdimit neokomunist te tranzicionit te tejzgjatur -ne funksion te grabitjes se prones private me index’ Tjetersimin e prones.Mgjth kaosin e zhdukjes se qellimshme te dokumentave,zvarritjen e proceseve gjyqesore pafundesisht ekzistojne documenta te zoteruesve te prones qe I dorezuan tokat ne koperativa te perbashketa te detyruar nga ligjet e dhunshme bolshevike.Kjo shtypje cnjerezore e te drejtave te njeriut nga pseudodemokracia shqiptare ,prefeksioni ne menyre djallezore ligjet ne menyre qe pronaret e ligjshem mos te gezojne kurre te drejten e prones .Politikbersit shqiptare nuk mund te fshihen me mbas gishtit duke komplikuar zgjidhjen sh.lehte secili mund te mare pronen e tij ne baze te dokumentave.Humbesit gjithmone jane Ish Pronaret,pseudopronaret jane fituesit mbasi per 30 vjet shfrytezuan ne menyre barbare pronen e tjetrit ..

  4. A says:

    Please ,let my comment go through and don’t use my name.Thanks!

  5. h says:

    Kush ka zaptuar apo vjedhur pronën e tjetrit,
    do ta paguaj me forma të ndryshme në këtë jetë.
    Varfëri,pisllik,korrupsion,vrasje,sëmundje si epidemi,
    ushqime vdekjeprurëse,degjenerim,shturje totale,vjedhje,korrupsion,
    drogë,prostituzione,urrejtje,përçarje,ajër të infektuar,ujë të qelbur.
    As zoti nuk dërgoi kaq fatkeqësi firaunit të egjiptit për krimet biblike.

  6. qytetar says:

    7501 -shi, eshte anti -ligj qe ka mohuar pronarin e vertete.
    Do jete nje gje teper pozitive per shqiptaret

  7. betixho says:

    Ligji 7501 duhet ndryshuar.
    Ky ligj, ndodhet sot në kushtet e akteve kontradiktore që e pamundësojnë atë të ketë një kriter moral unifikues,pra të pranushëm në të njëjtën kohë,nga gjithë pronarët shqiptarë për pronat e trashëguara nga periudha para komuniste,si edhe për arsye të karakterit mental e zakonor edhe nga përfituesit e rinj me këtë ligj 7501.
    E para-Ligji 7501 përmban frymën e së ashtuquajturës barazi komuniste.
    E dyta-Barazia e pritshme si kulturë komuniste, nuk mund të harmonizohej me karakterin dhe moralin e kapitalit që ishte qëllimi i ndryshimit të sistemit ekonomik.
    E treta-Zbatimi praktik i këtij ligji nuk u unifikua në gjithë vëndin dhe për gjithë popullin që i përfitonte këto prona të reja.Pjesa veriore e vëndit nuk ju nënështrua dhe realisht nuk u zbatua.Shqipëria realisht përfshin në gjeografinë e saj,popullsi që kanë shkelur ligjin dhe kanë marrë tokat e të parëve të tyre,popullsi që jo vetëm nuk kanë pranuar ligjin e ri për vete,por kanë pushtuar edhe tokat e të tjerëve aty ku janë çvendosur sipas dëshirës dhe pa asnjë kriter duke ju imponuar shtetit per ligjërimin e pronës së pushtuar,ndërkohë që të tregojnë traditën zakonore dhe kanunin nëse u prek pronën e prindërve të tyre në vendbanimin e parë.Një pjesë tjetër nënë kompromisin e komisioneve të shpërndarjes së tokës i kanë marrë tokat sipas ligjit 7501,aty ku e kanë pasur pronën e të parëve të tyre,dhe një pjesë tjetër e kanë marrë pronën me 7501-shin, në parcela të vogla dhe të shpërndara në xhepa të vogla dhe distanca të pa mundshme për ti manovruar dhe zhvilluar,me arsyen e barazisë së “kulluar”që të kënaqen të gjithë, dhe me barazinë në cilësitë e tokës-te gjithë toka të barabarta,të gjithë nga seicila cilësi toke.
    E katërta-Struktura demografike e popullsisë fshatare sot,në krahasim me kohën e zbatimit, ndarja e barabartë për frymët që ndodheshin prezent në Gusht të vitit 1991,ka dryshuar tërësisht për arsye të emigrimit të popullsisë kryesisht asaj fshatare e cila pati dy kahe levizjeje të fuqishme-atë drejt qyteteve dhe atë drejt emigrimit jashtë vëndit.
    E pesta-Këjo lëvizje emigruese i ka lënë sipërfaqe të mëdha toke të pa shfrytëzuara,të pa punuara dhe të pa zhvilluara duke i sjellë dëme të mëdha ekonomisë dhe duke sfiduar drejt për së drejti idetë reformatore të arkitektëve të reformës buqësore se toka i takon atij që e punon.Largpamësia e këtyre reformatorëve u shëmb qysh në fillimet e zbatimit të saj.
    E gjashta-Edhe përfituesit sipas ligjit 7501,të ndodhur nënë peshën e paragjykimit zakonor dhe tradicional konservator nuk kanë guxuar të zhvillojnë pronat e marra,duke i lënë ato djerrë për gati 30 vjet.
    E shtata-Në kundërshtim me këto sfida,njerëzit me pushtet,guximtarët aventurierë,njerëz të mafias dhe llojë llojë shkelësish ligjorë të pa skrupullt kanë pushtuar dhe zënë ose edhe blerë xhaba, sasira të mëdha toke të shtetit,ish pronarëve realë ose pronarëve të rinj,duke i vënë ato në shfrytëzim kryesisht mbi baza jo ligjore ose duke zhvilluar ekonomi dhe biznese informale.
    E teta-Imoraliteti banal dhe ulëritës ka marrë vulat dhe firmat e ligjvënësve shqiptarë dhe shtetarëve tanë,që pronarët e vërtetë,trashëgimtarët ligjorë të kësaj prone bazike të popullit dhe shtetit shqiptar,ata që i kanë mbrojtur në jetë të jetëve nga pushtuesit dhe armiqtë e vëndit dhe shqiptarëve,kësaj mase jetike, bazike dhe fisnike të popullit shqiptar i kanë lënë si leckamanë rrugëve me letra në dorë,të cilëve po ja u ndryshojnë çdo dit,muaj e vit dokumentat që po u kërkojnë duke u nxjerrë atyre zotërinjve pra,atyre pronarëve dikur të nderuar,dhe tashti të shtrirë për tokë si skllevër,mbi pesë ligje të parlamentit,mbi 19 vendime të keshillit të ministrave dhe qindra vendimeve,udhëzimeve dhe praktikave të tjera për ti njohur,për ti ndjekur,për ti marrë e zbatuar dhe natyrisht për ti paguar me lekë dorë ato shpenzime, dhe për të na shfryrë me përbuzje dhe indiferencë sa herë paraqitemi dhe për të na lënë në pritje me vite,vite dhe vite pa mbarim,ndërsa brezat e këtyre pronarëve po ja lënë detyrën brezave që pasojnë dhe atyre që mbeten gjallë.
    E nënda-Në legjislacionin e fundit metodat e vlerësimit dhe pagesës së pronës janë të turpëshme që nuk mund ti justifikojë asnjë e drejtë ligjore në bote,që mund të cilësohen si PAGESA E NJË LYPËSI QË U KA MBIRË TE DERA.
    KY qëndrim dhe këto ligje që i përkasin vetëm një të drejte,vetëm asaj të pronës tokësore buqësore në tërësinë e ndërtimit të tij,të zhvillimit
    të tij,ecurisë së tij dhe frymës së tij mund të etiketohet vetëm me një fjalë: IMORAL,I TURPSHËM DHE SKANDALOZ që duhet të hartohet një ligj plotësisht i RI dhe vetëm me një pikënisje dhe pikë mbarimi-KTHIMI ME SHPEJTËSI TE E DREJTA LIGJORE E PRONËSISË SË TOKËS BUQëSORE TE I ZOTI,DREJTËSI ESHKELUR ME TË DYJA KËMBËT.
    Këjo tërësi imorale duhet të zhbëhet sikur të mos ketë egzistuar kurrë.Vetëm kështu vihet në vënd nderi i nëpërkëmbur i pronarëve.

  8. Ky ligj I dha token atyre qe skishin breke ne byth dhe ja mori per se dyti pas komunizmit pronareve.Mirpo filmi nuk mbaron ketu se hakmarrjen e kemi ne gen keshtu qe pjella e derrave si Saliu i Sheqeres apo gangsteri Ilir floriri e shume te tjere nuk kane per ti gezuar. Me shume jane vrare per pronat ne vendin tone se ne lufte. Edhe nga te huajt pushtues nuk jemi demtuar me shume se nga keta bastarted tane qe kanceri i rente atje ku ju dhembe me shume.

  9. alex says:

    dmth i bie qe toka tu kthehet perseri bejlereve dhe xhonturqve shqiptare, tu kthehet atyre qe shiten vendin tek pushtuesit, vetem e vetem pet te marre nje prone, dihet shume mire se si u bene pronare tokash kjo fare e keqe turqshqipfoles, me vrasje, me pabesi, grabitje e shume te keqija te tjera.. gjithe muzeqene e kishin vetem 3 bejlere turq. ligji 7501 eshte e vtmja gje e mire qe beri pd kur ishte ne pushtet, sepse me kete ligj, te pakten mbijetuan gjithe popullsia fshatare ne shqiperi.

    1. Vlora says:

      Ligji me i mire ishte reforma agrare e pasclirimit dhe bashkimi i fshatareve ne kooperativa, nese Enveri nuk do ua pinte gjakun.

  10. Loni says:

    Mos kush po u merka me kete ligj!!!! Me keq do e bejne…..

  11. POPULLI says:

    por dhe ju mor qelbesira na i moret pronat me ligjin famekeq 7501….tani ky po mbledh pjesen qe i late ju…..
    SKA ISH PRONAR OR CAR GAZETAR POR KA VETEM PRONARE TE HERSHEM ME DOKUMENTA 200 VJET…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  12. PP says:

    por dhe ju mor qelbesira na i moret pronat me ligjin famekeq 7501….tani ky po mbledh pjesen qe i late ju…..
    SKA ISH PRONAR OR CAR GAZETAR R POR KA VETEM PRONARE TE HERSHEM ME DOKUMENTA 200 VJET…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. tekniku says:

    Mbas gjithe kesaj katrahure behuni gato per nje perplasje civile teper serioze.Do paguhet me jete dhe ish pronaret me mije perqind nuk jane fajtoret,por viktimat.

  14. Toka eshte e natyres nuk shitet por jepet vetem me qira, vetem keshtu zhvillohet ne paqe vendi si ne gjithe boten. Futini ne burg te gjitha ata qe e bene 7501, njerin prej tyre e mori deti te tjeret qe jane gjalle tridhini se shkateruan shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje