Dennis Rodman rrëfen historinë me Madonën: Më ofroi 20 milionë për ta lënë shtatzënë

19 Shtator 2019, 21:35Sport TEMA
Dennis Rodman rrëfen historinë me Madonën: Më ofroi 20

25 vite pas asaj lidhjeje të shkurtër, por të shumëpërfolur, dhe me rastin e promocionit të një dokumentari të jetës së tij, Dennis Rodman zbulon një prapaskenë pikante të “flirt”-it të tij me këngëtaren e famshme Madona:

“Më tha se, në rast se do ta lija shtatzënë, do më të jepte 20 milionë dollarë. Sigurisht, nëse fëmija do të vinte në jetë. Ishte diçka kalimtare, por shumë intensive. E gjetëm njëri-tjetrin në një moment perfekt. Karriera e saj në atë kohë ishte në pauzë, kurse unë në shkëlqim e sipër.”

58-vjeçari, ish-basketbollist i Chicago Bulls në kohën e Michael Jordan, kujtoi më tej sesi Madona kërkonte me çdo kusht të kishte fëmijë:

“Një herë më mori në telefon për të më thënë se po digjej. Ajo ishte në New York, në shtëpinë e saj, unë në Las Vegas, në një kazino, duke luajtur me zara. I thashë se do të shkoja. Më dërgoi një avion për të më marrë në aeroport, shkova në shtëpinë e saj, bëra atë që duhej të bëja dhe u ktheva në Las Vegas për të vazhduar me lojën e zarave.”

Rodman kujton një tjetër episod mjaft interesant me yllin e popit, kur ishte pjesë e Sam Atonio Spurs.

“Ishte ndeshja e fundit e sezonit, ajo ishte ulur në rreshtin e parë. Pas takimit, e gjeta të ulur para dollapit tim, në dhomën e zhveshjes, por unë nuk e kisha ftuar. Shokët e mi të skuadrës kishin mbetur të gjithë të surprizuar, por edhe pse kishin në duar vetëm një peshqir, u vunë në radhë për të bërë foto me të. Më pas, shkuan në shtëpinë e saj. Kështu e jetoja jetën në atë kohë, isha një lojtar basketbolli, por edhe një “rock star”.

1 komente në “Dennis Rodman rrëfen historinë me Madonën: Më ofroi 20 milionë për ta lënë shtatzënë”

  1. oUUUUU Yeh !!!

    jenny e paska tradhetuar Tarzanin
    me kryeMajmunin e pyllit heeej “””””””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje